A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta para SPAK? Kryemadhi: S'merrem më me politikë do bëhem ndihmës avokate! Apelon sekuestron e vilave

Tirane- Kjo e hënë ishte dita e paraqitjes së radhës në SPAK për Monika Kryemadhin, nën masë sigurie 'detyrim me paraqitje' për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.jo do të ankimojë vendimin për sekuestron e 2 vilave tek Kodra e Diellit.

E pyetur për protestën e 6 dhjetorit, të thirrur nga presidenti i Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, Ilir Meta, Kryemadhi tha se nuk do të jetë në protestën para SPAK.

“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër, mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha Kryemadhi. 

Kryemadhi tha se do të bëjë ankimim në Gjykatën e Lartë por dhe në Strasburg.

Ankimimin për sekuestrot e banesave ku jetojmë unë dhe mamaja ime bashkë, ka një procedurë mjaft qesharke dhe mund të them edhe metodologjia që është ndjekur është jo pa qëllim. 10 polica te dera e shtëpisë të martën që ne kishim gjyqin e apelit, për të dorëzur vendimin e gjyqit, 5 minuta para se të hynim në gjyq të apelit. Ishte e koordinuar për të krijuar presionet tipike provinciale dhe bolshevike. Është shumë qesharake dhe jo shumë prefosionale, megjithatë është një procedurë që unë jam e detyrura që ta ndjek hap pas hapi për të ecur përpara dhe për te vazhduar të gjitha procedurat e tjera ligjore që na takojnë.
Që kur i kanë bërë kontrollin në banesë i bie të jetë në hetim, pavarësisht që prokuroria ka ndjekur trike të cilat që nuk e di nëse janë apo jo të ligjshme, që nuk i kanë regjistruar në regjistër si procedime penale. Edhe kur e kanë marrë në pyteje ka qenë pa avokat, që edhe për moshën duhet të kishte avokat. Ka një sërë shkeljesh që ne jo se kemi jo ndonjë shpresë nga gjykata e apelit, sepse me ato çfarë pamë herën e fundit shikojmë një presion psikologjik dhe kërcënimi haptas që bëhet nga institucioni i prokurorisë ndaj gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë.
Kjo shkelje do të shkojë në Strasburg për shkeljen e të drejtave të njeriut, të pronës dhe të të shumë gjërave të tjera që kanë kaluar çdo limit njerëzor.

Keni bërë rekurs në Gjykatën e Lartë?

Akoma nuk është zbardhur vendimi.

Dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe mamasë së saj, Fatime Kryemadhi, tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe me firmë të Gjykatës së Posaçme më 15 nëntor 2024 dhe vjen në vijim të veprimeve hetimore në kuadër të dosjes së SPAK për hetimet lidhur lobimin në SHBA dhe dosjen CEZ DIA për të cilën Ilir Meta po hetohet në arrest me burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa Kryemadhi nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje"

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 02/12/2024 14:38

    Ke te drru dr drejten mi Mona.I Ke vu pasunit e vilat me djersem e bbbybbbabyyythes tende dhe te Mamit.Iu vuri ne Pune Likja,o Mona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Dumani: SPAK është në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kemi sekuestruar 150 mln euro asete

Dumani: SPAK është në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kemi sekuestruar 150 mln euro asete