Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira

Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”, ishte i pranishëm edhe vetë kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit u ulu në vendet e ministrave dhe në fjalim tha se "kemi sekuestruar e konfiskuar 150 mln euro asete".

"Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro", tha Dumani. 

Kreu i SPAK, përsëriti thirrjen që prokurorëve t'u jepet mundësia të rikandiojnë pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar. 

Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij tha se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet. Manja tha se puna e SPAK flet qartë me figura të larta politike të hetuar e të pandehur, ndërsa theksoi se askush nuk është mbi ligjin.

"Një risi e reformës ishte krijimi i SPAK. Është kthyer sot në model suksesi në luftë ndaj korrupsioni dhe krimit. Është ndër institucionet më të besueshme. Rezultatet e punës flasin qartë. Dua të sjell në vëmendje që SPAK ka në hetim dhe ka ulur në gjykim figura të njohura, ish presidentë, ish kryeministra, ministra dhe deputetë dhe zyrtarë. Pasuritë e zyrtarëve po sekuestrohen dhe konfiskohen. Krimi është vënë në shënjestër dhe janë goditur një numër i konsiderueshëm. Mesazhi i qartë askush mbi ligjin dhe çdokush do gjykohet sipas ligjit", tha Manja. 

Për, prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela lufta ndaj korrupsionin nuk duhet të shihet vetëm tek disa agjenci, por si një proces gjithëpërfshirës mes disa institucioneve.

“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligj, por një proces i gjerë e gjithëpërfshirës institucionesh përmes një koordinimi masash në kuadër të një qasje strategjike gjithëpërfshirëse”, tha Çela.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:04
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte

1733154889_altindumani.jpg

I pyetur nga Komisioni i Monitorimit të Këshillit të Europës, në aktivitetin e zhvilluar në parlament lidhur me bandat shqiptare në Ekuador dhe Mbretërinë e Bashkuar, Dumani theksoi se SPAK ka krijuar marrëveshje dhe ka ndihmuar në hetimet ndaj grupeve shqiptare në Ekuador, duke theksuar se edhe me vendet e Amerikës Latine, pavarësisht vështirësive, janë arritur kontakte dhe shkëmbime informacionesh.

Më tej,  vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar, duke nënvizuar se SPAK ka zhvilluar hetime të përbashkëta dhe ka krijuar ura komunikimi të vazhdueshme. Dumani përmendi edhe një aspekt të rëndësishëm të këtij bashkëpunimi, konkretisht transferimin e produkteve të veprës penale nga shtetas shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe, për të cilat SPAK po ndërmerr hetime pasurore dhe sekuestrimin e pasurive të fituara në mënyrë kriminale.

Pyetje: Gangsterët janë lojtarët kyç në zonën e Ekuadorës, Mafia Shqiptare në Ekuador është në kontroll të trafikut të drogës. Nga 2018 ka kaluar nga vendet më të qeta, në vendin që ka normën më të lartë të vrasjeve. Në Britaninë e Madhe bandat shqiptare kontrollojnë krimin e organizuar. Dua të di nëse zoti Dumani çfarë bashkëpunimi është kryer me Ekuadorin dhe Britaninë e Madhe për ti prerë aktivitetin këtyre gangsterëve. Një pjesë e madhe e ekonomisë shqiptare zihet nga para kriminale.

Dumani: Sa i takon Ekuadorit, e kemi konstatuar në hetimet që grupet shqiptare janë prezente në Ekuador. Kemi krijuar bashkëpunim me autoritetet e Ekuadorit. Në 2024 kemi konsoliduar një marrëveshje bashkëpunimi, kemi ndihmuar në hetimet që po bëjnë ndaj grupeve shqiptare siç po hetojmë bashkarisht. Edhe për shumë vende të tjera bashkëpunimi me Ekuadorin dhe vende të Amerikës Latine është vështirë. Por si SPAK ja kemi dalë të kemi kontakte dhe të kemi informacione e kemi bërë me shumë shtete të Amerikës Latine, Brazilin, dhe vende ku ka grupe shqiptarësh. Me Mbretërinë e Bashkuar kemi bashkëpunim të shkëlqyer. Drejtori MCA ka qenë në zyrën time, por edhe unë e kam vizituar në Londër. Kemi marrëdhënie konstante bashkëpunimi me shkëmbime informacionesh, kemi skuadra të përbashkëta. Kemi hetime të përbashkëta. Me kënaqësi me autoritet të Mbretërisë së Bashkuar kemi vendosur ura komunikimi të cilat dita ditës po japin fryte. Një fushë tjetër ajo kur shtetas shqiptar të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar kanë transferuar produkte të veprës penale në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar për këtë kategori, SPAK të regjistrojë hetime pasurore për sekuestrimin e produkteve të veprës penale. Jemi në rrugë të mbarë. Kontaktet i kemi të shumta.

Ora 16:57
Hajnaj: Duhet qasje gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, BKH një nga sukseset e reformës në drejtësi

 

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj tha sot se korrupsioni është një fenomen që nuk luftohet i copëzuar, por me një qasje gjithëpërfshirëse.

E pranishme në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Hajnaj tha se korrupsion dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve të një vendi. Ajo tha se ky fenomen duhet luftuar përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse, të përditshme dhe me bashkëpunimin me institucionet brenda e jashtë vendit.

“Korrupsioni godet sundimin e ligjit dhe dëmton cilësinë e jetës së qytetarëve, shkatërron shoqërinë dhe çon drejt fenomeneve të rrezikshme, prandaj ne duhet ta ndalim. Jemi të përkushtuar për të ndërtuar një shtet ligjor, që trajton të gjithë qytetarët si të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe vullneti ynë për të ndërtuar shtetin e së drejtës është realitet”, tha Hajnaj.

Sipas saj, “lufta ndaj korrupsionit nuk mund të bëhet e copëzuar, selektive, por gjithëpërfshirëse, e përditshme dhe me bashkëpunim reciprok të të gjithë mekanizmave institucionalë brenda vendit dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

“Me punën tonë deri tani, kemi dëshmuar se kemi ndërtuar kapacitetet, si në burime njerëzore, profesionale e logjistike. Këto po arrimë t’i harmonizojmë për të arritur në suksesin e luftës ndaj korrupsionit”, përfundon Hajnaj.

“Si drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit më duhet të pranoj se ky institucion është një nga sukseset e reformës në drejtësi, rekrutimi për zgjedhjen e drejtorit, rekrutimin e stafit”, u shpreh Hajnaj.

Gjatë viteve 2023-2024, BKH ka referuar 26 raste në SPAK, 19 për korrupsion.

Ora 16:41
Dumani: SPAK s’e lufton dot vetëm korrupsionin, nuk është vetëm detyrë ligjore! Përpjekje morale e shoqërore

 

Altin Dumani thotë se SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin, e për këtë arsye u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese e jo vetëm, për më shumë bashkëpunim. Sipas Dumanit, lufta ndaj korrupsionit nuk është vetëm një detyrë ligjore, por edhe përpjekje morale e shoqërore.

SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin. Ka nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit, shprehim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar. Beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është vetëm detyrë ligjore, por përpjekje e përbashkët morale dhe shoqërore. Efektiviteti ynë dhe bashkëpunimi janë thelbësore për këtë luftë”, tha Dumani.  

Ora 16:36
Dumani: Ne nuk presim vetëm kallëzimet, puna jonë proaktive! Kemi paraqitur kërkesën që të rritet pragu 500 euro! Të fokusohemi tek çështjen e ndjeshme

Kreu i SPAK, Altin Dumani mbajti fjalën e tij në parlament, në aktivitetin e organizuar nga Komisioni i Monitorimit të Këshillit të Europës. Dumani theksoi se puna e institucionet që drejton nuk konsiston vetëm në pritjen e kallëzimeve, por ka qenë një punë proaktivë për vënien para përgjegjësis të kujtdo.

'Ne nuk kemi qenë pasiv që rri e pret kallëzimet, por kemi qenë proaktivë duke ndërmarrë procedime penale me qëllim vënien para përgjegjësisë të kujtdo. Megjithëse hetojmë krimin e organizuar, masa e sigurisë arrest në burg në kërkesat zë vend 49% të totalit. Numri total i paraburgosurve është më pak 9% të të paraburgosurve në Shqipëri.'

Dumani vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili ka qenë një faktor kyç në sukseset e hetimeve, veçanërisht kur hetimet janë fokusuar te lidhjet e krimit të organizuar me zyrtarët e korruptuar.

'Kemi investuar dhe në mjet dhe teknologji bashkëkohor që janë sukses në hetim. Sukses bashkëpunimi ndërkombëtar, në hetimet tona kur ka qenë fokus krimi ka pasur dhe zyrtar të korruptuar pjesë të krimit. 2020-2023 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Kemi marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe, për çështje konkrete me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Në 2024 i është kushtuar vëmendje forcimit me vendet homologe. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Përpara kemi sfida. Prokuroria ka paraqitur disa shqetësime që shpresojnë të gjejmë zgjidhje ligjore. Sfida e para ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale.'

Dumani u ndal gjithashtu tek investimet në teknologji moderne dhe digjitalizimin si mjete të fuqishme për të luftuar korrupsionin dhe si të dobishme në procesin e hetimeve. Ai theksoi se sfida kryesore mbetet ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK.

'Shqetësim mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK. Vlerësojmë për rritjen e pragut 500 euro. Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompeten SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme.'

Ora 16:32
Dumani: SPAK është në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kemi sekuestruar 150 mln euro asete

 

SPAK është në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thotë drejtuesi Altin Dumani. Nga Kuvendi, ku u mbajt takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës, Dumani tha se SPAK që nga krijimi ka sekuestruar 150 mln euro asete të ardhura nga veprimtari kriminale.

Shpreh vlerësimin që Këshilli i Europës kanë dhënë për reformën e drejtësisë. Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia. SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.

Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge. Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro.  

Ora 16:15
Çela: Qasje strategjike gjithëpërfshirëse ndaj korrupsionit, përgjigja të jetë e organizuar e kohezive

1733155340_olsioncela.jpg

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi sot se, lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligjzbatuese.

Në fjalën e tij, në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Çela tha se, korrupsioni prej vitesh përbën një shqetësim për shoqërinë dhe për shtetin shqiptar.

“Për vetë natyrën e tij komplekse, trajtimi i këtij fenomeni gërryes për qëndrueshmërinë sistemit demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit kërkon një qasje shumëplanëshe që merr në konsideratë karakteristikat tipike të tij si dhe përmasat dhe natyrën e shtrirjes”, theksoi Çela.

Kryeprokurori u shpreh se, lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligjzbatuese, por si një angazhim i gjerë i të gjithë instrumenteve që disponon shoqëria dhe shteti përmes një bashkëveprimi dhe koordinimi masash në kuadër të një qasje strategjike gjithëpërfshirëse.

“Vetëm përmes këtij qëndrimi mund të arrihet që kontributi i sistemit të drejtësisë në këtë sfidë thelbësisht jetike për shoqërinë shqiptare të jetë efikas”, tha ai.

Ai nënvizoi se, këto masa kanë së pari karakter ndërinstitucional me qëllim koordinim dhe ndërveprimin e të gjithë aktorëve duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë, në mënyrë që përgjigja ndaj fenomenit të jetë e organizuar dhe kohezive.

Së dyti, shtoi Çela ”është vetë veprimtaria e institucioneve përgjegjëse për luftën ndaj korrupsionit që ndjekin politika dhe përdorin instrument e ligjore në harmoni edhe me kuadrin e përgjithshëm të kësaj lufte”.

Ora 15:57
Lufta ndaj korrupsionit/ Manja: Reforma ka rikthyer besimin tek drejtësia! SPAK model suksesi, ka goditur ish-presidentë dhe ish-kryeministra! Askush mbi ligjin

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës. Në këtë seminar publik me temë “Veprimet gjithëpërfshirëse në luftën ndaj korrupsioni”.

Ndër të tjerë mbajti fjalën e tij edhe minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili vlerësoi punën e SPAK dhe ecurinë e reformës në drejtësië për të luftuar korrupsionin.

Manja thekson se krijimi i SPAK është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky institucion ka arritur të hetojë dhe dërgojë në gjyq figura të larta të politikës dhe administratës, si ish-presidentë, ish-kryeministra, ministra, dhe deputetë. Kjo ka kontribuar në forcimin e besimit në sistemin e drejtësisë dhe nnë perceptimin tashmë se askush nuk është mbi ligjin.

'Procesi ka rikthyer besimin tek drejtësia. Krijimi i një sistemi të pavarur është faktor për sundimin e ligjit. Kemi sfida, e para është që ky process të mbyllet me sukses duhet që KPA, ta mbyll këtë proces me të njëjta standard që ka ndjekur procesi i vettingut.

Organet e tjera kushtetuese të sistemit të drejtësisë, përfshirë dhe drejtuesi i SPAK të vazhdojnë me të njëjta standarde të reformës. Një risi e reformës ishte krijimi i SPAK. Është kthyer sot në model suksesi në luftë ndaj korrupsioni dhe krimit. Është ndër institucionet më të besueshme. Rezultatet e punës flasin qartë. Dua të sjell në vëmendje që SPAK ka në hetim dhe ka ulur në gjykim figura të njohura, ish presidentë, ish kryeministra, ministra dhe deputetë dhe zyrtarë. Pasuritë e zyrtarëve po sekuestrohen dhe konfiskohen. Krimi është vënë në shënjestër dhe janë goditur një numër i konsiderueshëm. Mesazhi i qartë askush mbi ligjin dhe çdokush do gjykohet sipas ligjit.'

Më tej, ministri thekson rëndësinë e digjitalizimit si një mjet të fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës në administratën shtetërore. Në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të bëhet operacional regjistri digjital i zyrtarëve shqiptarë që do të krijojë një mundësi të rëndësishme për monitorimin dhe kontrollin e veprimtarisë administrative të zyrtarëve. Kjo nismë pritet të rrisë transparencën dhe të përmirësojë llogaridhënien për veprimtarinë noteriale dhe proceset ligjore.

'Digjitalizimi armë e fuqishme. Për të luftuar korrupsioni, me anë të platofirmës e-albania, ul ndërveprimin me zyrtarët dhe ul hapësirat për korrupsion.

Ministria e Drejtësisë në fillim të vitit do bëjë operacional regjistrin digjital zyrtar shqiptar. Rrit transparencën e veprimtarisë noteriale. Edhe ky regjistër digjital mundësi e zvogëlimit të hapësirave për korrupsion.'

Një nga sfidat kryesore është plotësimi i vakancave në sistemin gjyqësor, që është thelbësor për funksionimin e duhur të këtij sistemi. Pa një numër të mjaftueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të kualifikuar, është e vështirë të arrihet një administrim efektiv dhe i drejtë i ligjit dhe një ndër zgjidhjet është edhe kualifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

'Rruga që kemi përpara ka sfidat e veta. Kemi bërë hapa. Për konsolidimin më të mëtejshëm duhet të zgjidhim vakancat në gjyqësor. Duhet të rrisim trajnimet për gjyqtarët dhe prokurorët. E nevojshme që gjyqtarë dhe prokuror të vazhdojnë me trajnime. Sfidë mbetet denoncimi publik. Duhet të rritet angazhimi i shoqërisë civile si mbikqëyrës i reformave. Lufta kundër korrupsionit, është angazhim i gjithë shoqërisë. Është betejë për të ardhmen e brezave që vijnë. Kemi bërë hapa, sfida dhe lufta me korrupsion është betejë e rëndësishme. Jemi në rrugën e duhur pse jo në vitin 2030 të jemi anëtar i BE, si angazhim me reformat.'

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 02/12/2024 17:07

    Per prokuroret e SPAK dhe organeve te tjera hetuese duhet te shtohen bonuset e shperblimeve per sukseset konkrete te arritura, deri tek falja e shtepive , kredive, bursa per femijet etj. etj. sic i ka sistemi i Drejtesie ne BE dhe SHBA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor

Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor