Kryemadhi takim me banorët në Poliçan, prezanton kandidaten për deputete: S’kemi pse të importojmë fishekzjarrë nga Kina, mund të prodhojmë këtu

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët në zonën e Poliçanit, ku ka prezantuar edhe kandidaten për deputete Esmeralda Hoxhën.

Kryemadhi tha se duhet të kemi një strategji, një plan zhvillimi për zonën që njerëzit të mos shikojnë thjesht gjëra për të shkatërruar natyrën dhe për tu ushqyer, por për të prodhuar gjëra të mira, për të krijuar vende pune, për të eksportuar.

Madje kryetarja e LSI-së tha se s’kemi pse të importojmë fishekzjarrë nga Kina, kur ne mund të prodhojmë vetë këtu.

‘Ndaj dhe ne duhet të kemi në strategji, një plan zhvillimi për zonën që njerëzit të mos shikojnë thjesht gjëra për të shkatërruar natyrën dhe për tu ushqyer, por për të prodhuar gjëra të mira, për të krijuar vende pune, për të eksportuar. S’kemi pse të importojmë fishekzjarrë nga Kina, kur ne mund të prodhojmë vetë këtu.  Vendosja në punë e Kombinatit do të krijojë edhe mundësinë e zgjerimit të rrugës, hapjes së infrastrukturës, krijimit të shumë gjërave të tjera që e zhvillojmë më shumë zonën.  Ndaj ne duhet të bashkojmë të gjithë energjinë, të gjithë pozitivitetin. Nëse në Tiranë votat merrem me media, në Skrapar dhe në Poliçan votat merren duke i takuar njerëzit, duke i respektuar ata dhe shanset dhe mundësitë janë pa fund. Kontakti juaj, lidhja juaj njerëzore dhe përfaqësimi që ju do ti bëni gjithë qarkut të Beratit do të jetë suprizues për të gjithë.’- tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi takim me banorët në Poliçan, Skrapar dhe në Urën Vajgurore, prezanton kandidatët për deputetë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen