Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në eventin që zhvillohet për garën sportive të çiklizmit “Giro d’Italia”, e cila këtë vit e nis garën e saj nga Shqipëria më 9 Maj, me 3 etapat e para.

Këtë moment kreu i qeverisë e ka shfrytëzuare për të iniciuar dhe lancuar një rubrikë të re në profilin e tij të rrjetit social Facebook. Ajo është emërtuar “Ç’kemi ndonjë të re...?!”. Rubrika i bashkohet podcast-it ‘Flasim” dhe “Sy më sy”.

Në këtë rubrikë me një postim të parë pak më shumë se 2 minuta, kryeministri flet për vizitën që po bën në Romë me rastin e garës së çiklizmit, ku thekson se Shqipëria do shihet nga qytetarët e 200 vendeve ku do transmetohet gara dhe do shikohet nga të paktën 800 milionë shikues, pa llogaritur edhe mijëra tifozë që do të vizitojnë Shqipërinë për ta ndjekur eventin sportiv nga afër.

“Por nisja e madhe e Giro d’Italias në Shqipëri, është edhe një shtysë tjetër e veçantë për rritjen e mëtejshme të industrisë tonë të turizmit, që është industri e re, por që sapo e mbylli vitin e shkuar me thuajse 12 milionë turistë. Shqipëria po bëhet dita-ditës dhe ngjitja e saj drejt majës së 2030-ës në BE vazhdon përditë, e pandërprerë dhe e pandalshme”, shprehet kryeministri ndër të tjera. 

Përzgjedhjen e Shqipërisë si kandidaturë për të startuar garën me 3 etapa, Rama e cilëson edhe si një “pasqyrë kuptimplotë të rritjes ndërkombëtare të popullaritetit të vendit”.

Video-Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“Përshëndetje, për pak nisemi për në Romë, për prezantimin publik të Giro d’Italia-s, një ndër ngjarjet më të mëdha të sportit, e cila transmetohet nga 200 televizione të Botës. Këtë vit Shqipëria është zgjedhur si vendi i nisjes së madhe. Ku do zhvillohen 3 etapat e para dhe për 3 ditë rresht, bukuritë e vendit tonë, Durrësi dhe Kruja, me histori dhe peisazhet e tyre të mrekullueshme, Tirana me zhvillimin e saj mbresëlënës, Vlora me luginën e lumit të saj, majën e Llogarasë, ujërat e Adriatikut dhe Jonit, do të ekspozohen e sytë e 800 milionë teleshikuesve, pa llogaritur edhe dhjetëramijëra tifozë të çiklizmit që do të vijnë për të ndjekur nga afër idhujt e tyre.

Kjo ngjarje e madhe sportive, ku kandidatura e Shqipërisë u përzgjodh për edicionin e xhiros së këtij viti, është një tjetër pasqyrë kuptimplotë e rritjes së popullaritetit ndërkombëtar të vendit tonë. Të vendit tonë ku deri para disa vitesh të tilla ngjarje e zhvillime as mund të imagjinoheshin.

Por nisja e madhe e Giro d’Italias në Shqipëri, është edhe një shtysë tjetër e veçantë për rritjen e mëtejshme të industrisë tonë të turizmit, që është industri e re, por që sapo e mbylli vitin e shkuar me thuajse 12 milionë turistë. Shqipëria po bëhet dita-ditës dhe ngjitja e saj drejt majës së 2030-ës në BE vazhdon përditë, e pandërprerë dhe e pandalshme”. 

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 13/01/2025 17:19

    Jemi pa drita ne kete te ftohte, sa per t’iu pershtatur asaj llambushkes tallese qe ke vene!

    Përgjigju
  • Albi: 13/01/2025 16:36

    7 miljon euro qirase Italianet. Onkologjiku pa ilace , 1 miljon Shqiptar i perzure.

    Përgjigju
  • Tuku: 13/01/2025 16:13

    Yll bote!

    Përgjigju
  • shqip: 13/01/2025 16:00

    Po me pelqen titulli . duket qe ke shije .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Kreu mashtrim kompjuterik dhe vodhi mbi një milion euro, arrestohet turku (EMRI)

Tiranë/ Kreu mashtrim kompjuterik dhe vodhi mbi një milion euro, arrestohet turku (EMRI)