Pushimet për socialistët mbaruan. Këtë të enjte këshilli i Ministrave u mblodh në kryeministri, në një mbledhje që zgjati më shumë se 1 orë.

Qeveria u mblodh një ditë para një takimi që kryeministri Edi Rama do të mbajë në selinë rozë, me ministrat dhe drejtuesit politik në qarqe.

Kryesocialisti pritet të japë udhëzimet për takimet që duhet të nisin drejtuesit politik në zonat e tyre elektorale, për t’u shpjeguar strukturave dokumentet strategjike të mazhorancës qeverisëse, ‘Besën’, ‘Praninë Besnike’

Në Pogradec u prezantua edhe platforma “Pasqyrë Albania”, ku do të grumbullohen dhe ndiqen ankesat e qytetarëve. Synimi është që problematikat të marrin përgjigje brenda dy javësh dhe qytetari të mund të shohë në kohë reale se në cilin institucion ndodhet kërkesa e tij.

Platforma do të funksionojë përmes dy mekanizmave: “Flamingo Albania”, që do të mbledhë ankesat dhe shqetësimet, dhe “Radar”, që do të gjurmojë rrugën e trajtimit të tyre nga ministritë, bashkitë dhe institucionet e tjera.

Përpos punës përgatitore për zgjedhjet lokale të 2027, socialistët janë në pritje edhe të Asamblesë së PS në javën e parë të shtatorit.