I vetëshpalluri Kryendritur, Edviol Kulluri, që në tetor 2025 lavdëronte si hero vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja, duket se ka marrë në dorë krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Në një tjetër mesazh në një grup WhatsAppi, të krijuar nga koordinatorët e protestës, Kulluri informon se është zhvilluar një mbledhje e Grupit Nismëtar Koordinues (GNK).
Por, transparenca e Kryendriturit kufizohet vetëm me këtë njoftim...
Mbledhja e Grupit Nismëtar Koordinues është realizuar në fshehtësi të plotë dhe pa praninë e kamerave. Kryendrituri thotë se në takim ishin pjesa më e madhe e grupit, por në fakt nuk zbulon asnjë emër dhe as numrin e pjesëmarrësve. Kush janë protestuesit që iu bashkuan dhe përse nuk i bën publik? Madje ai pretendon se ata që ishin kundër kësaj ideje nuk ishin të pranishëm dhe se me ta do të bëhen negociata për tu bashkuar në mbledhje në një tjetër moment.
Mesazhi në grup është dërguar nga Kryendrituri këtë pasdite dhe e nis duke thënë se “sapo mbaroi mbledhja”, por nuk jepet asnjë informacion se ku është zhvilluar mbledhja dhe në çfarë ore ka nisur apo ka përfunduar ajo.
Po aq e paqartë mbetet edhe mënyra se si janë marrë vendimet. Kulluri nuk sqaron nëse ka pasur votim, por i vetmi informacion që jepet në mesazh është se ai është deleguar për të drejtuar punën për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Kryendrituri thotë se në mbledhje “u mor vendim që Kuvendi Kombëtar Qytetar të formohet e të funksionojë si fillim deri në ndryshimin e situatës (deri në rënien e Ramës) si zgjerim, rreth i jashtëm këshillimor e bashkëndihmues i Grupit Nismëtar Koordinues. Dhe më pas të vijojë me funksionet e tjera madhore që janë parashikuar për të”.
Edhe një mbledhje e 3 korrikut, gjysmë e fshehtë, nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e protestuesve, të cilët u ndjenë të përjashtuar nga një takim ku nuk kishin qenë të ftuar dhe që, sipas tyre, po merrte vendime në emër të të gjithëve.
Mesazhi i plotë i Kryendriturit
Sapo mbaruam mbledhjen e përgjithshme të Grupit Nismëtar Koordinues (GNK). Ishte pjesa më e madhe e Grupit prezent, por një pjesë që janë kundër idesë së Kuvendit nuk ishin. Me ta u la që të bëhen bisedë dhe negociata për tu bashkuar. U diskutua gjerësisht për çështjen e Kuvendit Kombëtar Qytetar.
U pranua nga të gjithë të pranishmit që unë (Edvioli), bashkë me anëtarë të tjerë të GNK me delegim nga Grupi Nismëtar Koordinues të vijoj të punoj për formimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar duke i prirë Grupit të Punës deri në përfundimin me sukses të kësaj detyre.
U mor vendim që Kuvendi Kombëtar Qytetar të formohet e të funksionojë si fillim deri në ndryshimin e situatës (deri në rënien e Ramës) si zgjerim, rreth i jashtëm këshillimor e bashkëndihmues i Grupit Nismëtar Koordinues. Dhe më pas të vijojë me funksionet e tjera madhore që janë parashikuar për të.

Komente











Pilinçi,por version me i ri ne moshe.
Përgjigju