Kryepolici Proda takon kreun e SPAK, Dumani: Bashkëpunimi ynë në stad tjetër, rrisim besueshmërisë mes palëve! Luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe kreu i SPAK, Altin Dumani
Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Tema e diskutimit ka qenë “thellimi i bashkëpunimit mes SPAK dhe Policisë së Shtetit”, njoftohet nga institucioni.
Në njoftimin zyrtar të theksohet edhe ngritja e marrëdhënieve mes dy institucioneve në “një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve”
Proda shprehet se Policia është e angazhuar për të bashkëpunuar me institucionet dhe partnerët brenda dhe jashtë vendit.
"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar" thuhet në njoftimin e policisë.
Takimi mbahet një ditë pas arrestimit të ish presidentit të Republikës, aktualisht kreu i PL-së Ilir Meta pasi ndaj tij SPAK kishte firmosur urdhërarrest pasi e heton për 3 akuza: Korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Më parë, edhe në raportet e mbajtura nga kreu i SPAK në KLP, është theksuar mungesa e bashkëpunimit me uniformat blu, sikurse ndër vite herë pas here ka pasur mungesë besueshmërie mes dy institucioneve, në hetime apo operacione, kryesisht me rrjedhjen e informacionit, apo mungesën e bashkëpunimit.
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Nëntor, 09:49
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
29.2%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK ‘fal’ 23 deputetët e PD që dogjën karriget e Kuvendit, nuk nis hetim
7 Nëntor, 10:35
-
Operacioni i shkatërrimit të kartelit të kokainës në Itali, 30 të ndaluar! Shqiptarët bashkëpunonin me Ndragheta dhe Camorra! Baza në Kolumbi, Ekuador dhe vende të BE-së
7 Nëntor, 09:39
-
Spahiu në 'Repolitix': Kujtesë shqiptarëve, SPAK u krijua nga administrata e Trump dhe quhet sukses i tij
6 Nëntor, 21:47
-
Ish-kryeministri dhe opozita të ekzaltuar, ironia e Kreshnik Spahiut: Berishës vizën ia hoqi qeveria e Trump, edhe SPAK u themelua nga administrata e tij!
6 Nëntor, 19:21
-
Akuzohej për trafik armësh dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO e dënon me 8 vite burgim (EMRI)
6 Nëntor, 15:07
-
Takim i nivelit të lartë në SPAK, Dumani pret Prokuroren Federale të Belgjikës! Skuadra të përbashketa për të luftuar krimin e organizuar
6 Nëntor, 14:36
-
Shkatërrohet grupi krimal që furnizonte Italinë me drogë nga Amerika e Jugut! Kapen 2 ton kokainë, vlera 70 mln euro! 23 të arrestuar në Itali, 2 në Shqipëri! U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC (EMRAT)
6 Nëntor, 11:12
-
Alban Daci: 'Loja e pushtetit' dhe 3 arsye pse dështoi 'mosbindja civile'!
5 Nëntor, 20:54
-
Altin Dumani e 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare, transportuese të sasive të mëdha kokaine në Europë
5 Nëntor, 19:25
-
I mori 1000 euro rryshfet 68-vjeçares për të pushuar çështjen ndaj djalit të saj, SPAK çon në GJKKO dosjen e oficeres së policisë gjyqësore Elbasan
5 Nëntor, 17:19
-
Policia firmos marrëveshje me postën shqiptare për goditjen e terrorizmit e kontrabandës së mallrave
5 Nëntor, 14:59
-
Prokurorja federale e Belgjikës në SPAK, takon Dumanin dhe prokurorë të tjerë
5 Nëntor, 11:55
Bravo Spakut po ti drejtor viri ne levizje policine e vlores dhe zbaredhe vrasjet se i ke me emra dhe vidjo i dine te gjithe po keni frike nga deputeti i vlores nga pa shpi u be super miljonere me pallate hotele e mbylle ceshtjet e vrasesve keto hetoni
PërgjigjuDUKET SE SHQIPJA MË NË FUND KA RËN NË ZOT ME TRESHEN RAMA+DUMANI+PRODA. POPULLI KËRKON:HAJDUTËVE E VRASËSVE TU DRIDHET TOKA NDËR KËMBË.TË ARRESTOHEN VIPAT PA DALLIM & TU SEKUESTROHET PASURIA. FUND MARRZISË 34 VJEÇARE. LIKE ËSHTË KLLOUNI NR.2.!
Përgjigju