z

OSBE/ODIHR kritika për politikën shqiptare: Zgjedhjet janë për votuesit, jo për politikanët (VIDEO)

Një ditë pas votimeve, Misioni vëzhgues OSBE/ODHIR ka dhënë qëndrimin në lidhje me procesin. Sipas kryesueses së misionit vëzhgues  Audrey Glover, qytetarët ishin në presion nga të dyja palët politike, ndërkohë shtoi se po mblidhet informacion për të kuptuar nëse janë plotësuar standardet ose jo. Sa i përket debatit për numrin e pjesmarrësve, Glover bëri thirrje autoriteteve të zbardhin të gjitha situatat.

Për kryesuesen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën në një klimë të tensionuar politike që në fund nuk u dha mundësinë votuesve shqiptarë të zgjedhin mes një game alternativash për kryebashkiakët.

Në konferencën për mediat ku u shfaqën gjetjet paraprake nga grupi i vëzhguesve, Glover tha se pozitivja e këtij procesi ishte se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore.

Raporti i plotë i OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit pritet të publikohet pas 2 muajsh.

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR RAPORTIN E OSBE\ODIHR NE GJUHEN ANGLEZE)

(KLIKO KETU PER TE LEXUAR RAPORTIN E OSBE\ODIHR NE GJUHEN SHQIPE)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Glover: Në 13 zgjedhje Shqipëria nuk i ka zbatuar ende shumicën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Në mesin e kësaj situate të tensionuar politike që vijon edhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, u pyet nga gazetari i VOA-s nëse mund të japë një përgjigje të qartë të cilën e presin edhe shqiptarët, se a ishin zgjedhjet demorkatike, të lira dhe të ndershme. Përgjigjen e qartë nuk e dha, por tha se në raportin paraprak mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit janë shënuar të gjitha fushat ku OSBE/ODIHR ka parë problematike që duhen reflektuar për ndryshim. Megjithatë ajo tha se edhe në 13 zgjedhjet para vendoreve të 30 qershorit, shumica e rekomandimeve që OSBE/ODIHR ka bërë, nuk janë reflektuar.

Glover theksoi se është mjaft e rëndësishme që votuesve të mos i ushtrohet presion për të zgjedhur kandidatët.

"Siç mund ta dini nuk e përdorim më atë shprehjen të lira dhe të ndershme, sepse njerëzit mund të thonë ishin të lira dhe jo të ndershme dhe e kundërta.  Nuk ka shumë kuptim. Ne në raportin përfundimtar i identifikojmë edhe fushat që mendojmë se ka ende nevojë për punë. Në raportin final do të kemi gjithashtu rekomandime se si ne mendojmë për tu adresuar fushat problematike që ka nevojë për përmirësime. Siç e dini rekomandime janë bërë shumë në këto 13 zgjedhje pa ra këtyre dhe kam frikë se shumica e atyre rekomandimeve ende nuk janë zbatuar.

Sa i përket pyetjes suaj për presionin, votuesit duhet t'i njohin mirë kandidatët për të zgjedhur se kë duan të votojnë dhe si të votojnë. Votuesit e kuptojnë vet se kur i ushtrohet presion dhe është e qartë se nuk duhet të ushtrohet presioni", tha Glover.

Ora 15:36
OSBE/ODIHR pyetet nëse pajtohet me opozitën për 'Komisionin Qendror të Vjedhjeve', përgjigjet Glover

1561989940_1561989076thumbnailDSC0780.jpg

Glover u pyet nga gazetarët nëse pajtohet me akuzat e opozitës që e quan Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Vjedhjeve. Kryesuesja e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, tha se nuk mund të japë një qëndrim të sajin pa ditur më parë se ku janë bazuar këto akuza.

"Nuk jam shumë e sigurt çfarë këto akuza janë dhe ku janë të bazuara, do të doja të dija më shumë detaje për bazën e këtyre akuzave përpara se të isha në gjendje për të thënë jam apo nuk jam dakord", u përgjigj ambasadorja Audrey Glover.

Ora 15:31
Glover: Të përfshihen gjykatat në zgjidhjen e çështjeve zgjedhore

1561987677_thumbnailDSC0784.jpg

Kryesuesja  e misionit të OSBE-ODIHIR  foli për procesin zgjedhor të cilin e quajti të papërfunduar për sa kohë nuk janë parë ende ankesat dhe apelimet. Ajo foli edhe për një sistem funksional për përfshirjen e gjykatave në çështjet zgjedhore.

Ndërsa lidhur me garimin e një kandidati në zgjedhje në disa bashkive të vendit, ajo tha se kjo mund të vendoset nga autoritetet e vendit.

Çfarë do t'i thoni opozitës dhe mazhorancës?

Ne nuk e kemi parë ende të gjithë procesin zgjedhor, pasi pjesa më e rëndësishme e anksave dhe apelimeve por ndoshta do vinim sërish me të njëjtin rekomandim për një sistem funksional për përfshirjen e gjykatave në çështjet zgjedhore.

A punoi KQZ si një institucion i pavarur?

Ne nuk kemi asnjë arsye për të supozuar se nuk operoi si i pavaruar, ishte konstruktive sa i përket vendimit që mori për ta lejuar procesin të vazhdonte.

Ju thatë se zgjedhjet janë të rëndësishme për qytetarët, por qytetarët nuk votuan në 31 bashki të vendit, a mund të quhen zgjedhje apo votime njëpartiake?

Kjo është një pyetje interesante. Do të thoja se i takon autoriteteve të këtij vendit të vendosin për këto zgjedhje

Ne kemi vëzhguar për atë që kemi parë, do shihni edhe shumë  por mendoj se ky vend mund të vendosë si do t'i konsiderojë këto zgjedhje.

Ora 15:24
A i përmbushëm standardet këto zgjedhje? Përgjigjet Glover

Kryesuesja e OSBE-ODHIR Audrey Glover deklaroi se ende po mblidhet informacion në të gjithë vendin nëse këto zgjedhje i kanë përmbushur apo jo standardet

Pyetje- Ju keni vëzhguar edhe zgjedhjet e vitit 2015 dhe nga pasqyra që i bëtë zgjedhjet të djeshme ishte shumë i qartë. Por nuk u tha nëse u arritën apo jo standardet?

Glover- Ne ende po mbledhim informacione nga vëzhguesit tanë në të gjithë vendin dhe nuk kemi ende një raport të plotë për të gjithë vendin dhe të gjithë procesin zgjedhor. Në dy muaj ne do kemi një raport përfundimtar ku do të jetë ky vlerësim.

Pyetje: Sa shanse ka të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit dhe nëse ka ndonjë shans për tu ripërsëritur nisur nga fakti që ka një dekret të presidentit Meta për 13 tetorin?

Glover: Në fakt nuk është puna jonë të certifikojmë zgjedhjet, janë autoritetet e këtij vendit, një sërë konsultimesh me një sërë gjykatash për të parë nëse certifikohen apo jo. Nuk është mandati ynë të certifikojmë zgjedhjet ne do të dalim me raportin tonë përfundimtar.

Pyetje-Ju keni monitoruar zgjedhje në Maj 1996 dhe nga raportimet e deritanishme duket një ngjashmëri mes atyre zgjedhjeve dhe këtyre zgjedhjeve?  A mund të na ofrojnë standardet e djeshme hapjen e negociatave?

Glover- E para doja të sqaroja që në maj të '96 nuk kam qenë fizkisht këtu. Nëse këto standarde na ndihmojmë në hapjen e negociatave, nuk është detyra jonë të themi se kur ndikojnë këto standarde të zgjedhjeve. Do të ishte një pyetje më e përshtatshme për Bashkimin Evropian.

Ora 15:23
Mosrakordimi i shifrave të votave, Glover: Shpresoj të mos jenë mbushje fiktive të kutive

Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover u pyet gjatë konferencës në lidhje me mosrakordimin e rezultateve të pjesëmarrjes sipas informacionit paraprak të KQZ-së dhe ato që po dalin nga numërimi i votave. Glover tha se sapo e ka mësuar këtë informacion pasi vëzhguesit e OSBE/ODIHR janë ende në proces raportimi, por tha se shpreson që autoritetet ta zbardhin këtë ngjarje dhe të mos kemi të bëjmë me ndryshime fiktive të votave.

"Në lidhje me numrin e votuesve që raportohet se është më i vogël sesa numri i votave. Në fakt sa po e dëgjoj këtë gjë. Sic thashë, ne jemi duke marrë akoma informacion nga vëzhguesit. Shpresoj që autoritetet të jenë duke e parë nëse kemi të bëjme me mbushje fiktive të kutive të votimit, por që do të ishim shumë të interesuar për të ditur më shumë për këtë çështje", u shpreh Glover.

A do të kthehej sërish në Shqipëri për të monitoruar procesin nëse zgjedhjet e 30 qershorit do të përsëriteshin? Glover thotë se do të ishte kënaqësi për të, por shton se këtë e vendos OSBE/ODIHR pasi monitoron situatën në vend.

"Unë do kisha dëshirë të kthehesha sërish në Shqipëri, por nuk më takon mua të vendos. Do duhej që sërish të na bëhej një ftesë dhe nëse e merr këtë ftesë OSBE/ODIHR do të dërgonte një mision fakt-mbledhës për të parë se si është situata, dhe pastaj të vendoste nëse do të duhej të dërgonte një mision vëzhgues për zgjedhjet apomjo dhe nëse do ta dërgonte cfarë lloj misioni do të ishte ky",  u shpreh kryesuesja e misionit vëzhgues.

Ora 15:22
Glover: Dhuna e opozitës për të çuar në mospjesmarrje, shqetësuese...Kush votoi (ose jo) duhej trajtuar me respekt

Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover, tha se votuesi shqiptar u ndje në presion nga të dyja palët politike në këtë proces të paprecedetë zgjedhor. Nga njëra anë opozita e dalë jashtë parlamentit që bënte presione ndaj qytetarëve për të mos dalë në votime, dhe nga ana tjetër mazhoranca që këmbënguli deri në fund në zgjedhje dhe pjesëmarrje. Sipas Glover, situata shqetësuese u krijua nga dhuna që opozita ushtroi për të çuar drejt mospjesmarrjes në votime. "Ne pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha forcat politike", tha Glover gjatë konferencës për media. Sipas saj, "nëse morën apo jo pjesë në zgjedhje, të gjithë qytetarët duhej të ishin trajtuar me respekt". Kujtojmë se ditën e djeshme, nuk shkoi në vëzhgim atje ku ishte parashikuar, në shkollën "Vasil Shanto", pasi jashtë militantë të PD-së bënin protesta duke ironizuar qytetarët që votonin, në zgjedhje që ata i quajtën moniste. Glover tha se uron që politika në Shqipëri të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe të punojë në interes të të gjithë shqiptarëve, pa dallime politike.

"Sa i përket ditës së zgjedhjeve, kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ-ve duke i kërkuar të lironin ambientet e bashkisë. KQZ-së ju desh të ndryshonte më shumë se 200 qendrave votimi, disa qendra numërimi dhe KZAZ-ve. Ka një numër të madh organesh mediatike që janë të pozicionuara me interesa të caktuara politike. Kjo shkakton ndërhyrje në autonominë e redaktorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve.

Cdo të thotë kjo për votuesin?

Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin. Administrata lokale në disa pjesë nuk bëri pjesë punën e vet për të siguruar të drejtën për të votuar. Përveç kësaj media nuk pati pavarësi dhe në vend të ofronte informacione për kandidatët u fokusua tek kriza politike. Kuadri ligjor për zgjedhjet mund të ofronte bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Por që ai të zbatohet sic duhet kërkon vullnetin politik të aktorëve zgjedhorë.

Tërheqja nga zgjedhjet e opozitës edhe dhuna e tyre në detyrimin për të çuar drejt mospjesëmarrjes, kombinuar edhe me një media të polarizuar çoi në atmosfere shqetësimi.

Ne pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha forcat politike. Kjo nuk e ka lejuar votuesin të votojë i lirë dhe i mirë informuar. Kjo cënoi besimin e votuesve. Megjithatë pavarësisht pasigurisë zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë atë të gjithë duhej të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politikë duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm atyre që i mbështesim.Ne do të raportojmë raportin tonë për dy muaj. Ky raport do të përmbajë rekomandime dhe ODIHR do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste.

Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politikë dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi", tha Glover

Ora 15:08
Glover: Zgjedhjet janë për votuesit, jo për politikanët

Ambasadorja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover, tha se zgjedhjet bëhen për votuesit dhe jo për politikanët, dhe se ky duhej të ishte fokusi i të gjitha palëve. Në kushtet kur sipas saj mund të ketë më tej ankesa dhe apelime për procesin. Glover tha se duhet të ketë një sistem funksional gjykatash që t'i shqyrtojë ato.

"Opozita u tërhoq nga parlamenti në  muajin shkurt për të rrëzuar kryeministrin, qysh atëherë opozita bëri protesta dhe disa prej të tyre të dhunshme. Presidenti nxori dekrete për shtyrjen e zgjedhjeve. Megjithatë Kryeministri ishte i vendosur me mbështetjen e zgjedhjeve, po kështu edhe komisioni i zgjedhjeve.

Më lejoni të bëj një pyetje. Për kë bëhen zgjedhjet, bëhen për politikanët apo për votuesit? Në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm është votuesi. Në fund të fundit zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t'i përfaqësojnë. Zgjedhësit duhet të jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin dhe pa asnjë lloj presioni. Zgjedhësit duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatët duhet të kenë akses të barabartë në media. Zgjedhjet duhet të jenë të mirëorganizuara dhe funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me të gjitha ligjet në çdo moment. Duhet të ketë edhe një gjykatë funksionale, një sistem funksional gjykatash, që të shqyrtojë ankesat dhe apelimet e kandidatëve dhe zgjedhësve.

Por si funksionoi në praktikë procesi zgjedhor?

Një sërë partish politike arritën të dilnin me kandidatë, nga ana tjetër tërheqja e partive opozitare e kufizoi mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve herë herë e interpretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Në total për 61 bashki u regjistruan 97 kandidatë për kryetar bashkie. Megjithatë në 31 bashkitë ku në fletën e votimit ishte vetëm një emër kandidati, kandidatët për kryetar bashkie nuk patën kundërshtarë", tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR Audrey Glover

Ora 15:06
Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR: Votim i qetë dhe paqësor

Për kryesuesen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën në një klimë të tensionuar politike që në fund nuk i dha mundësinë votuesit shqiptarë të zgjedhë mes një game alternativash për kryebashkiakët. Në konferencën për mediat ku shfaqi gjetjet paraprake nga grupi i vëzhguesve, Glover tha se pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ata ishin në presion nga të dyja palët. Pozitivja e këtij procesi ishte se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore.

"Këto janë zgjedhjet e 14-ta që OSBE/ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur si mision që më 23 maj dhe më pas kanë vëzhguesit afatgjatë dhe vëzhguesit afatshkurtër, në total 126. Ne vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhor, dhe ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme sa ajo e zgjedhjeve. Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lëmë faktet të flasin për veten.  Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre në lidhje me angazhimet OSBE dhe angazhimet e tjera kombëtare ndërkombëtare në lidhje me zgjedhjet. Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoralit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria ishte e vendosur për t'i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një polarizimi politik zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes subjekteve të ndryshme politike. Në 31 bashki kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtar. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin në presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e mbajtjeve të këtyre zgjedhjeve. Ajo çka ishte pozitive ishte se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore", - tha kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR.

D.H//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Javë e përgjakshme, a duhet të ketë një ligj më të ashpër për vrasjet?

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 02/07/2019 02:28

    Eahte mese e qarte. Europa dhe Amerika nuk duan nje opozite qe ka per baze bojkotin e mandateve,djegien dhe trazirat ne prag zgjedhjesh. Zonja foli qarte dhe haptazi.

    Përgjigju
  • rroku: 01/07/2019 18:39

    AS MISH AS PESHK..... KETA SI PASKAN PARE GRUPET E OPOZOTES QE DOGJEN QENDRAT E VOTIMIT.... NUK I PASKAN PARE AS ATA ME KALLASH... KETA VINE PER TE MARE NJE DORE ME EURO DHE PER TE BERE KAOD.... AS MISH AS PESHK.... SI GJITHMONE I JAPIN REZULTATET KUR TE QETHEN VICAT..... PIRDHI NE TE ODIR OSBE....

    Përgjigju
  • Doni: 01/07/2019 18:15

    Did you hear it Mr.Borchardt/Soreca??? It’s pure English, British English, the perfect English!

    Përgjigju
  • Gomari i Baba Stasit: 01/07/2019 17:17

    Ne ju japim voten ata na japin rroten

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 01/07/2019 17:15

    Cdo pune qe fillohen me mashtrime, perfundon me turp. Edhe keto votime (se zgjedhje nuk jane) do te perfundoj si te tilla.

    Përgjigju
  • Fruto di mare: 01/07/2019 16:24

    Popullit voton pilitikabet vjellin

    Përgjigju
  • Dordomusi: 01/07/2019 15:45

    Vetem shqip nuk e tha kjo se anglisht e tha qarte dhe paster: Shumica nga rekomandimet e meparshme te Osbe/Odhir nuk jane plotesuar!

    Përgjigju
  • Albanian: 01/07/2019 15:39

    Ambassador Glover, I Love You...you should be the Prime Minister of Albania

    Përgjigju
  • Lejda: 01/07/2019 15:15

    kete perkthyesen nderrojeni se la kokrren e namit

    Përgjigju
    • Tit: 02/07/2019 12:52

      Hater



×

Lajmi i fundit

John

Modelja Xhesika Berberi i rindërton shtëpinë familjes nga Ndroqi, Veliaj: Faleminderit nga zemra! Ka njerëz që nuk shajnë e përçajnë, por ndihmojnë (VIDEO)