Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të takohet në ditët në vijim me Presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petron.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka konfirmuar vetë Trump, pas një telefonate që zhvilloi dje me Presidentin e Kolumbisë.
Trump e cilësoi si një nder të madh telefonatën me Presidentin e Kolumbisë dhe shkroi në Truth Social se Petro i shpjegoi "situatën e drogës dhe mosmarrëveshjet e tjera që kemi pasur".
"E vlerësova telefonatën dhe tonin e tij dhe mezi pres ta takoj në të ardhmen e afërt", shtoi Trump, përcjell Report TV.
Ai tha më tej se sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të caktojë një takim me ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kujtojmë se më herët Trump e ka quajtur Presidentin e Kolumbisë një trafikant droge dhe ka thënë gjithashtu se Kolumbia është një vend "shumë i sëmurë" i drejtuar nga një "njeri i sëmurë".
Komente





BISEDAT NE TELEFON JANE LYERJE ME VAJ ...PRITE KUR TARASI......EDHE ME MADURON FOLI NE TELEFON TRUMPI....
Përgjigju