Ku po shkon me drapër n'dorë, kryeministër Kurti?

Ku po shkon me drapër n'dorë, kryeministër Kurti?

Albin Kurti

Foli për Kantin, si për naj shok t'shpirtit, për të cilin u shku me lyp nuse në Internacionalen e socialistëve. Nuk u intereson njerëzve e kaluara, edhe më pak u intereson krahasimi i shekujve e filozofitë e lashta, kur e kaluara gjithmonë duket absurde dhe e padobishme (si filozofia). Internacionales socialiste nuk i linte përshtypje që Kurti as nuk e dinte se Kanti kishte edhe qëndrime raciste dhe pro skllavërisë.

Kanti ka shkruar se 'afrikanët për nga natyra nuk kanë asnjë ndjenjë tjetër përveç që janë qesharakë' dhe se 'indianët nuk janë të aftë për asnjë kulturë'. Dhe ka propozuar hierarkinë e racave në mesin e evropianëne.

Çka të duhet e kaluara e huazuar, kur i ke shembujt e t'u. Ti trego kush je! Se ata e dinë kush ishte Kanti! Kur flet për paqen mund ta citosh pa u frikësuar se po gabon Nënë Terezën, për shembull.

Socialistët e ulën kokën kur foli kryeministri Kurti. Jo që është veç monoton por sepse nuk i ka lexuar dy biografitë e Kantit, që e zbulojnë se jeta e tij nuk ishte veç mekanike qysh kemi kujtuar. Kanti dinte të pinte aq shumë sa i ndodhte të mos e gjente rrugën për në shtëpi.

Edhe më keq - ishte seksist. Kanti fliste keq për femrat. Mendonte se femrat janë të dobëta, inferiore, dhe 'nga djalli largohen jo që djalli është i keq, por se djalli është i shëmtuar'. (Për femrat rrallë ka filozof që s'ka shkruar keq. Plato, Aristoteli, Sartre, sidomos Shopenhaueri...!).

Kryeministri Kurti foli me afsh për Kantin, sepse konsiderohet se filozofia e Kantit është baza mbi të cilën u ndërtua marksizmi. Që Kanti vishej me rroba ngjyrash të ndritshme - kryeministri nuk e përmendi. Një një moment dalldie filozofike...kryeministri foli për paqen e përhershme (të Kantit) në politikë....! S'di ku e gjeti ky te Kanti 'paqen e përhershme', se Kanti ka thënë që 'Paqa e përhershme gjendet veç në varreza'.

Prandaj, socialistët nuk e dëgjuan. Nuk mund të jesh atraktiv derisa flet për të kaluarën. Nuk ka njerëz më të mërzitshëm dhe më jointeresant se sa ata që flasin për të kaluarën....! Kur flet për të kaluarën, thuaj shkurt diçka që nuk e ka dëgjuar kurrë kush dhe gjithqysh lidhe me të tashmen, përndryshe punë e madhe çka ka menduar Kanti për paqen e përhershme kur vet nuk ishte i zoti ta gjente paqen personale.

Këtë sekret e kanë zbuluar (dhe po e përdorin kleri myslimanë, prandaj joshin kaq shumë të rinjë pas vetes, sepse fenë e vjetër e lidhin me të tashmen (me jetën e përditshme), madje edhe me ëndrrat e natës së kaluar. Asnjë e kaluar që s'lidhet me të tashmen - nuk është atraktive.

Kryeministri u tha socialistëve të botës se 'Demokracia është despotizëm', sepse kështu ka thënë Kanti për demokracinë: 'Demokracia është, thënë siç duhet, domosdoshmërisht një despotizëm, sepse vendos një pushtet ekzekutiv në të cilin "të gjithë" vendosin pro ose edhe kundër atij që nuk është dakord'.

Kanti këtu e kishte fjalën për 'lirinë individuale', por Albin Kurti nuk e bëri dallimin. Kanti ishte shumë i keq kur fliste për racat dhe për femrat, por ishte shumë i mirë kur shkruante për të bukurën dhe të madhërishmen...

Filozofia e tij për 'dashurinë praktike' është shumë interesante, pikërisht pse është e parealizueshme. Për Kantin, dashuria është obligative: 'Dashuria nuk mund të komandohet nga detyrimi - por të duam e kemi për detyrë' - Immanuel Kant. P.S. Kryeministri mund të konsultohet pak me ministrin e bujqësisë kur flet për tema të thella - të nëntokës. Ministri i bujqësisë flet palidhje, ofendon dhe askush nuk e 'heton', as nuk e lyp në përgjegjësi.

E vetmja herë kur lë gjurmë e bëhet interesant është kur Peci qan për mbiemrin e tij. Parmbrëmë ministri i bujqësisë tha: 'Opozita janë bërë si ato gratë shtinëse të katunit'... dhe askush nuk ia pa për të madhe...asnjë qytetare nuk reagoi për ofendimin e katundareve. Kësaj i thonë kur je inekzistent edhe para kamerave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi