Një pamje e pazakontë u pikas në ujërat e lumit Hudson gjatë fundjavës që sapo lamë pas, kur kopja gjigande e puzzel-it më të famshëm në botë, Kubit Rubik, po lundronte drejt portit të New York-ut. Me përmasat 6 metra i gjatë dhe 6 i lartë, kubi shumëngjyrësh ishte vendosur në një barkë dhe kishte nisur udhëtimin nga Staten Island duke kaluar më pas pranë Statujës së Lirisë dhe ishullit Ellis.
Në itenerarin e udhëtimit të Kubit ishin dhe Qendra Botërore e Tregtisë dhe ndërtesa e Empire State.
Imitimi gjigand i lojës më popullore të viteve ’80-të është krijuar për shkak se do të ekpsozohet në panairin e Qendrës Shkencore të Lirisë, në nder të përvjetorit të 40-të të puzzel-it më të vështirë dhe në pritje të 70-të vjetorit të ditëlindjes së krijuesit të saj Erno Rubik.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO