Kujdes, nëse keni këto shenja, organizmi juaj është pushtuar nga parazitët! Ylli Merja jep 5 kura magjike për largimin e tyre nga trupi

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në trupin tonë, problemet shëndetësore që na japin dhe kurat efikase në largimin e tyre. Vitet e fundit kjo problematikë duket se është rritur ndjeshëm, infektimi i parazitëve është një problem i përhapur që nuk duhet nënvlerësuar, ato gjenden kudo, duke filluar nga uji i pijshëm e deri tek tregu i fruta perimeve apo ushqimet e pagatuara mirë.   

“Parazitët në zorrë janë organizma një qelizore ose shumëqelizore që futen në aparatin e tretjes së njeriut, zhvillohen aty më tej dhe riprodhohen. Këto organizma janë shumë të rrezikshëm, e pavarësisht se mund të mos ndjeni fillimisht fare simptoma, ato shkaktojnë shumë probleme në trupin e njeriut. Vezët e parazitëve mund të hyjnë në enët e gjakut dhe të udhëtojnë me gjakun në çdo pjesë të trupit, kështu mund të zhvillohen në gjithë organizmin në mushkëri, mëlçi, veshka, zemër, stomak, pankreas, lëkurë, sy dhe madje dhe në tru” thekson Merja. Parazitët shkaktojnë sëmundje të sistemit gastrointenstinal, sëmundje të trurit, sëmundje të lëkurës, patologji në rrugët e frymëmarrjes, sëmundje të mëlçisë, infeksione në gojë dhe vesh, infeksione të zemrës, sëmundje të sistemit gjenital dhe urinar.

Por cilat janë shenjat e para si dhe simptomat që tregojnë se mund të keni parazitë?

-         Humbje oreksi, humbje peshe, lodhje trupore

-         Anemi, dobësi, këmbë dhe duar të ftohta

-         Kruarje lëkure, skuqje, kruarje anusi

-         Dhimbje trupi, dhimbje barku, fryrje zorrësh

-         Dhimbje koke, marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje, çrregullim gjumi, ankth

-         Ndjesi të përzierjes në mëngjes, gojë e hidhur

-         Kollë, gulçim në mushkëri, djersitje të tepruar

-         Urth, të vjella

-         Enjtje të nyjeve limfatike, limfoma

-         Çrregullime në tretje, kostipacion ose diarre

-         Mëlçi e zmadhuar, obezitet i mëlçisë, verdhëza 

Fillimisht drejtohuni natyrës, pasi ajo e ka gjithnjë përgjigjen për çdo gjë!shtë hapi i parë në eliminimin e parazitëve, pasi pastrimi përmirëson të gjithë mjedisin e zorrëve në atë mënyrë që, përveç parazitëve, bakteret patogjene, kërpudhat, etj, nuk do të gjejnë më një habitat ideal në zorrë në të ardhmen.

“Shumë të suksesshme për pastrimin e parazitëve në organizëm janë të gjitha ato bimë, fruta ose rrënjë që përmbajnë në brendësi të tyre kripëra të squfurit, pasi këto janë toksike për parazitët dhe mbrojnë organizmin, por njëkohësisht të përmbajnë aminoacide dhe tanine pasi shumë mikroelemente të rëndësishëm mund të konsumohen nga këto parazite. Kripëra të squfurit përmbajnë hudhrat, qepa, karafili, kurkuta, shafrani i verdhë, farat e kungulit, shega e eger” thekson Merja.   

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon 5 trajtime alternative, të cilat kanë rezultuar tepër efikase për largimin e parazitëve nga organizmi.   

1. Në darkë hedhim një gotë qumësht, 2-3 thelpinj hudhër dhe pak kanellë. Mbulojeni qumështin, kullojeni në mëngjes dhe pijeni 30 minuta para buke.

2. Një gotë qumësht me 2-3 thelpinj hudhër, 2-3 gonxhe karafili dhe 1 lugë çaji shegë të egër. Qumështi pihet esëll në mengjes.

3.Çdo mëngjes konsumoni pak kos me 1 lugë kafe me rrënje shege të bluar dhe 1-2 thelpinj hudhra

4. Çaj me shegë të egër, kurkutë dhe kanellë - Pini 2x1 gota në ditë.

5. Hani një lugë supe thekër, një lugë supe fara kungulli dhe një lugë kafe shafran të verdhë plus një lugë kafe shegë të egër. Kjo kurë vazhdon 10 ditë, bëhet 20 ditë pushim dhe përsëritet dhe 10 ditë të tjera.

Shumë e rëndësishme është që çdo mbrëmje të lahet trupi, të ndërrohen rrobat, çarçafët, kllëfët. Mirë është që trajtimi të bëhet familjarisht, thekson Merja, pasi disa lloje parazitësh janë ngjitës dhe mund të kalojnë nga njëri pjesëtar i familjes tek tjetri.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës