I braktisur dhe i lënë prej vitesh në mëshirë të fatit, ky objekt dita ditës po shkon drejt rrënimit të plotë. Ambientet brenda dhe jashtë objektit janë 'pushtuar' nga mbeturinat të shumta. Rrënimit të godinës i shtohet edhe dëmtimi nga persona te papaërgjeshën, që në jo pak raste i kanë vëne edhe flakën.
“Ka marrë një rrugë jo të mirë jo të përshtatshme. Ky ka qenë një hotel mjaft i mire dhe për shkak të banorëve të kësaj pjese që kanë qenë është shkatërruar dhe tani pothuajse ka dalë jashtë loje në të gjitha pikëpamjet e veta. Më vjen keq, sepse është një nga pikat dominuese dhe ka qenë si të thuash një nga hotelet më të bukura dhe më të mira në Kukës në të vërtetë, por nuk ka marrë kush përsipër që t'i rikthet kësaj që do ishte në dobi të gjithë qytetit të Kukësit”, shprehet një prej banorëve kuksjanë.
Kjo ndërtesë konsiderohej moderne për kohën kur u ndërtua, duke iu referuae mënyrës së arredimit. Objekti gjashtë katësh dikur ka shërbyer si pika kryesore e turizmit në qytetin e Kukësit. Hotel Turizmi i ri, është ndërtuar në vitin 1988 në një kodër dominuese të qytetit dhe është rrethuar nga të tre anët nga ujrat e liqenit të Fierzës.
Fotogaleria për foto të tjera
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)