Kukësi zyrtarizon trajnerin Armando Cungu në pankinë

Kukësi zyrtarizon trajnerin Armando Cungu në pankinë

Armando Cungu, trajner i Kukësit

Kukësi ka zyrtarizuar zëvendësuesin e Peter Pacult me Armando Cungun. Ky emër është i njohur për verilindorët, të cilët suksesin më të madh të tyre në Europë, e kanë pikërisht me këtë trajner. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kukësi njofton se Armando Cungu do të marr drejtimin e skuadrës që në ditën e sotme.“Në orën 18:00, në kompleksin në Pezë-Helmës, nis punën në drejtimin e pankinës së FK Kukësit trajneri Armando Cungu.

Cungu zëvendëson ish-trajneirin Pacult, të cilit klubi i Kukësit nuk i rinovoi kontratën. Armando rikthehen te Kukësi pas 6 vitesh pasi më parë, në edicionin 2012-2013 nën drejtimin e tij Kukësi u shpall nënkampion i Shqipërisë, duke e e çuar skuadrën deri në turin e katërt të Europa League. Sfida e parë e trajnerit Cungu është kalimi i turit të Champions League, ditën e martë në Valletta të Maltës” – shkruhet në njoftimin e Kukësit.

Ndër të tjera trajnieri, Armando Cungu, shprehet se Kukësi është një dashuri e vjetër, pasi aty filloi punë si trajnier i parë. Ndër të tjera trajnieri shkodran thotë: 

“Si fillim falenderoj Presidentin, Safet Gjici për mundësinë e dytë që po më jep.
Kam besimin tek futbollistat si dhe tek drejtuesit e klubit të FK Kukësit dhe patjetër që pretendojmë kualifikimin ne ndeshjen kundër Vallettes që zhvillohet ditën e martë,ndaj do bëj maksimumin që ta bëj realitet këtë gjë. Ekipin e njoh sepse disa futbollista i kam stërvitur, ndërsa të tjerë i kam pas edhe kundërshtarë, kurse lojtarët e huaj kam mundësinë që ti njoh më mirë ndërmjet ndihmës së kolegut tim R.Hallaçi, si dhe drejtorit N.Nexhipi. Përsa i përket trajnierit Pakult, shpreh respekt për atë që ka dhënë për Kukësin.”

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?