Edin Kulluri, një nga zërat më kritik të Bashës, ka deklaruar se vendimi për të djegur në bllok mandatet dhe bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit ka qenë një nga gabimet më të mëdha të kryedemokratit. Sipas tij, Rama është i lumtur me këtë opozitë të drejtuar nga Basha.
"Djegia e mandateve dhe bojkoti duhet të ishte më mirë i menduar. U futën duar në kuti apo ishte si rezultat i listave. Nuk mund të të thuhet se nuk ka zgjedhje. Ka 60 kryetar Bashkia në zyrë, ky është fakt. Ata thonë që nuk janë deputet (opozita e re), këta janë deputet. Basha nuk i shet dot sikur nuk i njeh. Nëse ka njerëz krejtësisht anonim, s'është problemi i tyre po i partisë që i ka caktuar. Që kur ka ardhur në pushtet Rama dhe Basha në krye të PD-së këtu nuk merr njeri përgjegjësi. Rama ndihet shumë mirë me këtë opozitë. Deputetët e LSI-se janë për të qarë. Po merren në politikë ushtarët e kryetarëve të partive", tha Kulluri.
Lajmi kryesor:
Kulluri zbulon në Report Tv si do funksionojë lëvizja 'Basha Ik': Është çështje ditësh, do jenë emra shumë të njohur










