Kulturë/ Ngjarjet më të bujshme të vitit 2023! Erenik Beqiri fiton ‘Luanin e artë’ në Venecia! Lleshanaku si Poetja Laureate! Arkeologjia shqiptare në botë

Me një histori shqiptare të rrëfyer në 17 minuta në filmin me metrazh të shkurtër “Një udhëtim i shkurtër” regjisori  Erenik Beqiri arriti të triumfoi mes 12 produksioneve në kategorinë ‘Orizzonti’ në edicionin e 80-të të Bienales së Venecias, duke fituar “Luanin e artë”. Një tjetër konfirmim për talentin e të riut shqiptar, pas pjesëmarrjes në çmimet Oscar me filmin ‘Furgoni’.

E vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare, përfshirë “Poetja Evropiane e Lirisë” Luljeta Lleshanaku kurorëzohet në mbyllje të vitit 2023 me një çmim kombëtar, atë të Poetit Laureat të themeluar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Një nga zërat më të mirë të letërsisë shqiptare, e renditur dhe e rekomanduar ndër poetët më të mirë botërorë, edhe në Panairet më të mëdha si ai Leipzigut të Gjermanisë, Lleshanaku shihet  në vend si një tjetër kandidaturë favorite shqiptare për Çmimin Nobel.

Dekorimi i shkrimtarit Ismail Kadare me titullin e “Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit” të dorëzuar nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në tetorin që lamë pas është gjithashtu një moment i rëndësishëm. Në ceremoninë shoqëruese të kësaj ngjarje, Macron e cilësoi Kadarenë si poet të Ballkanit, rapsod të Evropës dhe lajmëtar të lirisë.

Instituti i Arkeologjisë ka shënuar padyshim sukseset më të mëdha për Shqipërinë, në nivel akademik, kërkimor dhe shkencor. Projekti ‘Lin3’, ku u fol për vendbanime palafite deri në 8000-vjeçare zuri vëmendjen edhe të medieve ndërkombëtare. Po ashtu, gërmimet në Babunjë të Lushnjës si pjesë e projektit mbi procesin e ‘Kolonizimit në Ilirinë e Jugut’, sollën sukses për vendin. Vëmendja e reflektorëve ra mbi këtë projekt falë ‘Kalorësit dhe kalit nga Shqipëria’ 2500-vjeçar, të zbuluar në vitin 2018, që u ekspozua në Getty Museum. 

Pas marrjes së xhubletës në mbrojtje nga UNESCO në vitin 2022, si dukuri shqiptare mbi 4000-vjeçare, Shqipëria gjatë vitit që lamë pas zgjeroi shtrirjen e saj në Pasurinë Botërore të Njerëzimit. Trasnumaca, ose tradita e shtegëtimit të bagëtive u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jo materiale për vendin tonë bashkë me disa shtete të tjera që kishin aplikuar

Sa i përket botës së spektaklit, shpallja e 18-vjeçares shqiptare Drita Ziri, si Miss Earth 2023, ishte një tjetër lajm i mirë për vendin tonë.

Krahas ngjarjeve si pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin e Librit të Torinos, me rëndësi ka qenë edhe përfundimi i disa investimeve, si restaurimi i Teatrit të Universitetit të Arteve.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali