'Kundër Francës për të kënaqur shqiptarët', Roshi flet para sfidës me 'gjelat'. Gjasula: E kam pritur gjatë këtë ditë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot ditën e dytë me dy séansa stërvitore në prag të ndeshjes me Francën të shtunën dhe me Islandën të martën të ardhshme, të vlefshme për eliminatoret e Europianit. Nën urdhërat e trajnerit Reja për probleme fizike kanë munguar futbollistët Frederik Veseli dhe Ledian Memushaj, të cilët gjithsesi nuk rrezikojnë për këto takime. Ndërkohë Odrise Roshi, një nga lojtarët më me shumë eskperiencë në Kombëtare, në prag të takimeve është shprehur:

“Trajneri luan me skemë nga krahët. Akoma nuk është vendosur kush do luajë. Ata që do luajnë shpresoj të japin maksimumin. Luajmë kundër kampionëve të botës. Do të jetë kënaqësi për të gjithë shqiptarët të marrim një rezultat pozitiv atje.”

Ndërkohë futbollisti Klaus Gjasula u përqendrua më shumë te ftesa e trajneri Edi Reja, pasi për të është herë e parë që grumbullohet me ekipin A të Kombëtares.

“Është një kënaqësi e madhe për mua që jam këtu, e kam pritur këtë ditë shumë gjatë. Për mua do të ishte një gjë e madhe të nisja titullar, trajneri do ta vendosë dhe do ta shohim”.

Në kampin kundërshtar, atë të Francës, pas Dembele-s, Mbappe-s dhe Kante-s do të ketë një tjetër mungesë të madhe për ndeshjen me Shqipërinë, bëhet fjalë për Paol Pogba-n që nuk do jetë I disponueshëm për shkak dëmtimi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë