Kupa e Shqipërisë/ Më në fund fiton edhe Partizani, Egnatia bën surprizën kundër Kukësit

Kupa e Shqipërisë/ Më në fund fiton edhe Partizani, Egnatia bën surprizën kundër Kukësit

Partizani është rikthyer te fitoret, por këtë e ka bërë në Kupën e Shqipërisë, pasi në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 ka mposhtur 0-1 Besëlidhjen në Lezhë. Golin e vetëm të takimit e realizoi Stenio Xhunior me penallti.

Fitore në ndeshjen e parë ka marrë edhe Vllaznia që ka mposhtur Pogradecin 0-2, ndërsa surpriza ka ndodhur në Rrogozhinë atje ku Egnatia ka fituar 3-1 kundër Kukësit. Në ndeshjet e tjera Teuta ia doli 0-1 kundër Korabit, Bylis barazoi 1-1 me Skënderbeun, Flamuartari e mbylli pa gola me Kastriotin, ndërsa Laçi fitoi 0-1 në fushën e Tomorit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi