Kuqezinjtë mbërrijnë në Paris/ Synohen pikët, por Franca vlen tetë herë më shumë se Shqipëria

Kombëtarja shqiptare ka lënë sot tokën mëmë në orën 11:15 për të udhëtuar drejt Parisit pasi të shtunën në orën 20:45 do të luajë kundër Francës për eliminatoret e Europianit. Kuqezinjtë sot pasdite kanë zhvilluar seaancën e vetme stërvitore të programuar për të enjten, ndërsa të premten fillimisht do të jetë konferenca e trajnerit Reja në Stade De France dhe më pas stërvitja zyrtare.

Deri më tani grupi ka qenë i plotë dhe të gjithë futbollistët pritet të jenë të gatshëm për trajnerin Italian, i cili ashtu si futbollistët është shprehur optimist për pikë në këtë ndeshje.

Gjithsesi për t’ia arritur qëllimit do të jetë shumë e vështirë, të paktën sipas vlerave që kanë skuadrat. Duke iu referuar portalin ‘transfermaket’, i cili merret me analizat e të gjithë të dhënave të futbollit, Franca vlen 898,5 mln euro, ndërsa Shqipëria vetëm 71,5 mln, 8 herë më pak se kombëtarja e ‘gjelave’.

Të dhënat janë të përditësuara në bazë të grumbullimeve të fundit që kanë bërë kombëtaret dhe te Franca nuk janë llogaritur lojtarë si Mbappe, Pogba, Kante apo Dembele, të cilët mungojnë për shkak dëmtimi. Vetëm Mbappe kap vlerën e 200 mln eurove. Ndërkohë lojtari i grumbulluar aktualisht që kap vlerën më të madhe te kampionët e botës është Griezman, i cili vlerësohet 130 mln euro, ndërsa te Shqipëria futbollisti më i vlefshëm është Elseid Hysaj me 23 mln euro.  

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur