Kur instituti statistikave
kontrollohet nga qeveria

Kur instituti statistikave<br />kontrollohet nga qeveria
“Imagjinoni një botë pa statistika. Qeveritë do zhyteshin në errësirë, investitorët do harxhonin paratë e tyre dhe elektoratet do të duhet të besonin fjalët e politikanëve” nis artikulli i Economist mbi përjashtimin nga publikimet e saj të institutit së statistikave të Argjentinës, të kontrolluar nga qeveria.

Cfarë ndodh kur një qeveri merr kontrollin e Institutit të Statistikave? Ndodh që nuk të beson më asnjë mbi shifrat zyrtare të publikuara, në këtë mënyrë investitorët tremben nga fakti se shifrat e publikuara të ekonomisë së një vendi të jenë jo reale dhe kështu detyrohen të investojnë diku tjetër.

Pak ditë më parë, parlamenti shqiptar kaloi ndryshimet në ligjin për statistikat zyrtare, ku parashikohet që Instituti i Statistikave të kaloi në varësi të kryeministrit. Kryeministria deklaroi se ndryshimet nevojiten për të garantuar mbarëvajtjen e këtij institucioni veçanërisht nga pikëpamja administrative.

Dicka e ngjashme ndodhi edhe me Argjentinën kohë më parë, kur qeveria e presidentes Cristina Fernández de Kirchner mori disa iniciativa për të pasur një kontroll më të madh të INDEC (Instituti statistikave të Argjentinës), më parë një nga institutet e statistikave më prestigjozë në të gjithë Amerikës së jugut.

Që prej 2007-ës, qeveria e Argjentinës publikon shifra mbi inflacionin, të cilat asnjë nuk i beson. Shifrat tregojnë se cmimet janë rritur midis 5 dhe 11% në vit. Ndërkohë që ekonomistë indipendent llogarisin shifra të paktën sa dopio e atyre të publikuara nga INDEC.

Në këtë gjendje e përjavshmja britanike Economist publikoi këtë javë një artikull në të cilin sqaron se nuk do të përdorë më të dhënat e publikuara nga INDEC duke thënë se instituti prodhon të dhëna false dhe nuk është më një institucion i besueshëm. Në këtë mënyrë Economist shpreson të mbrojë disi investitorët, të cilët kryejnë shit-blerje të titujve të shtetit argjentinas vetëm duke u mbështetur në informacionet e publikuara nga INDEC. Economist përmend rastin e shifrave të manipuluara të deficitit grek, gjë që pati koseguenca shkatërruese mbi ekonominë e vendit por edhe të rajonit dhe deklaron se një gjë e tillë nuk duhet të përsëritet më.

Economist shpjegon edhe faktorin që ka shkaktuar këtë deformim të informacionit të institutit të statistikave. Sipas së përjavshmes problemi qëndron te historia e afërt e Argjentinës, e cila në fund të viteve 80 kaloi rritje të shpejta të cmimeve duke i lënë qytetarët shumë të ndjeshëm ndaj inflacionit. Më pas me krizën ekonomike të 2001-2002, frika e rritjes së pakontrolluar të cmimeve i la vend frikës së papunësisë në masë.

Vitet e fundit, qeveritë e Cristina Fernández de Kirchner dhe qeveria e kaluar e burrit të saj, e kishin kuptuar këtë frikë të qytetarëve filluan të ndjekin një politikë ekspansive, gjë që shkakton dhe rritjen e cmimeve: Për ta balancuar këtë gjë qeveria rriti kontrollin në cmimet e disa produkteve bazë dhe filloi më pas të falsifikonte të dhënat e institutit të statistikave. Pra një kontroll më i madh në institutin e statistikave u përkthye në një “sukses” ekonomik për Argjentinën. Një sukses i rrem por i nevojshëm për të mbajtur në qeveri Kirchner. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane