Kur skuthat e informacionit shqiptar fshihen pas organizatave ndërkombëtare 

Kur skuthat e informacionit shqiptar fshihen pas organizatave ndërkombëtare 

Dje Ricardo Gutierres, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Europianë, ka dënuar deklaratën e kryebashkiakut tëTiranës  Erjon Veliaj që ka identifikuar dy personat, që sipas tij qëndrojnë pas profileve të Lolitës dhe JOQ, duke e konsideruar kët një “sjellje të rrezikshme". Teoria e çuditshme e Ricardo Gutierres është se portalet shqiptare online kanë të drejtë të mbeten anonime për të garantuar lirinë e shtypit. Po çfarë ka deklaruar në të vërtetë Gutierres?

''Jam i indinjuar nga sjellja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që zbuloi identitetin e administratorëve të faqeve satirike shqiptare në Facebook, Lolita dhe JOQ. Këto faqe, ndonëse jo gazetareske, ndihmojnë për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet me anë të humorit (ju pëlqen apo jo). Z. Veliaj publikoi emra dhe informacione shumë private familjare të këtyre personave, duke pretenduar se i kishte “identifikuar” duke i vënë në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Vetëm pak orë më pare, ai i përmendi sërish dhe tha se policia po shkonte drejt tyre, duke lënë të kuptohet se mund të arrestoheshin. (...) Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së anonimitetit. Shpresoj që kryeministri Edi Rama të sigurojë që kjo sjellje e rrezikshme të ndalet menjëherë. Zyrtarët publikë pritet të mbrojnë demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Jo të kërcënojnë dhe frikësojnë zërat kundërshtues'' deklaroi. 

Në Federatën e Gutierres në  fakt aderojnë me mijëra gazetarë nga vende të ndryshme europiane në të cilat shtypi është i lirë pikërisht sepse njihet pronësia. Si të thuash që liria e shtypit nuk mbrohet duke punuar në klandestinitet siç ndodh sot me shume portalet shqiptare. Veliaj ka bërë publike emrat e pronarëve të faqeve dhe jo emrat e gazetarëve që punojnë aty, pra nuk kuptohet domethënia e protestës së Gutierresit. Megjithate anonimati i gazetarëve (dhe botuesve) është një domosdoshmëri vetëm në vendet nën diktaturë dhe me të ngjarë Gutierres i referohet pikërisht atyre vendeve duke ngatërruar Shqipërinë me Kolumbinë, me Rusinë apo Irani, ku mosdakordësia me pushtetin arrihet të shprehet vetëm në anonimat. 

Po kush mund t’ja ketë prezantuar dhe futur në kokë Gutierres se në Shqipëri, vend i NATO-s dhe kandidat për t’u futur në Bashkimin Europian, të bësh informacion është e rrezikshme si në Kolumbi deri në atë pikë sa duhet të mbetesh aninim? Për ta zbuluar mjafton të shohësh se kush është përfaqësuesi i Shqipërisë në Federatën e Gutierres: Është Armand Shkullaku, që nga portali i tij plotësisht publik arrin të bëjë lirshëm opozitë prej vitesh pa u kërcënuar nga askush. Natyrisht që Shkullaku i ka paraqitur Gutierresit bindjet e Sali Berishës sipas të cilit media në Shqipëri jeton si në Kolumbi. Shkullaku, nga vila e tij milonere në resortin më të pasur në Tiranë, as është përpjekur t’i tregojë Gutierres se ata që po luftojnë prej vitesh kundër anonimëve në median shqiptare janë pikërisht gazetarët, të paktën ata profesionistë. Është vetëm një detaj pastaj që Armand Shkullaku në të shkuarën, tregohej pikerisht si një nga autorët anonimë të Lolitës?.

Pra, siç i ndodh shumë të huajve që nuk njohin vendin tonë, edhe Ricardo Guitierres ka mbetur viktimë e kurtheve politike alla shqiptare. Duke e përdorur kështu pa dijeninë e tij.

 

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 03/04/2023 10:11

    Politika ne shqiperi eshte ndyresi perderisa nuk lejon hapjen e dosjeve te ish sigurimit. Jam kurioz te di si do reagonte Ricardo Guitierres kur te mesonte mes faktesh qe Armand Shkullaku eshte ish informator i ish sigurmit te shtetit. Perderisa ne shqiperi jeta e luksit nuk eshte objekt i zbatueshmerise se ligjit. Pra deklarimi i burimit te ardhurave taksimi i tyre dhe denimi per fshehje dhe evazion fiskal.

    Përgjigju
  • naku: 02/04/2023 22:45

    prandaj duhet ligji se ne rremuje s'ke nga te mbrohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?