Kur të braktis Amerika, të mbetet Monika, ose “Bregu i Lumit”

Kur të braktis Amerika, të mbetet Monika, ose “Bregu i Lumit”

Mathew Palmer dhe Lulzim Basha

Sot, rreth orës 13:00 dola nga zyra për të pirë një kafe me kolegët. Dhe kur ata vazhdonin një bisedë juridike, unë u tragova i paduruar dhe si shqiptar tipik që jam, hapa celularin të kontrrolloja lajmet nga Shqipëria. Isha shumë i shqetësuar për qëndrimin amerikan mbi krizën atje në Shqipëri.

Hapa 6 portale që anojnë në krah opozitar, por asnjëra s’kishte lajme për Zotin Palmer. Çdo portal që mbështet opozitën ishte mbushur me 30 lajme nga protesta tek “Bregu i Lumit”

S’kisht si ndodhte ndryshe: Amerika i kishte vënë kryqin jo thjesht opozitës, por marrzisë anti-amerikane të Sali Berishës.

Berisha po tentonte me lajme kot të sfumonte diplomacinë amerikane duke sajuar zhurmën e “Bregut të Lumit”

E tmerrshme thashë me vehte: Po tani si do justifikohen demokratët, sepse këtë nuk e akuzojnë dot as që e ka blerë Soros?

Jam i sigurtë që edhe zotin Palmer do e shpallin armik. Kështu kanë bërë me çdo diplomat amerikan.

Po pse në 27 vite PD-ja akuzon si armiq të demokracisë dhe të korruptuar çdo ambasador amerikan që ka punuar në Shqipëri? Për korrektësi të historisë diplomatike shqiptare po rendis 10 faktet e mëposhtme:

1- 1991- 1994 Ëilliam Reyerson, i vetmi ambasador amerikan që ka mbështetur PD, por që do të shpallej si armik 23 vite më vonë, në vitin 2014. Reyerson u konsiderua armik nga PD për shkak se kërkoi që Berisha të dalë në pension dhe mos jetë as deputet në parlament, sepse pengon PD.

2- Joseph Lake 1994 – 1996, u shpall si armik dhe përkrahës i PS për shkak se kontestoi projekt-kushtetutën e iniciuar nga PD në vitin 1994, kërkoi lirimin e 5 minoritarëve grek të Omonias të arrestuar si agjentë të Athinës dhe mbështeti kryetarin e Gjykatës Lartë, Zef Brozi, që kundershtoi ish-presidentin asokohe. Në këtë periudhë kongresmenët Engel dhe Lantosh nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri. Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit që vizitoi Shqiperinë në qershor të vitit 1996 nuk pritet në takim nga ish-presidenti i atëhershëm. Lake do të largohej më pas nga Shqipëria dhe vendin e tij do ta zinte Marisa Lino.

3- 1996 – 1999 Marisa Lino. PD akuzoi ambasadoren Marisa Lino si të implikuar në rebelimin e armatosur që rrëzoi qeverinë. Ndërkohë që populli ishte i armatosur dhe në gjëndjen jo vetëm të jashtëzakonshme, por edhe në luftë civile, ambasadorja amerikane M. Lino do të dilte në një deklaratë në RTSH për të siguruar shqiptarët se Ambasada do të qëndronte hapur dhe bashkë me të do të qëndronin dhe 12 punonjës të Ambasadës amerikane, por më vonë ajo dhe shtetas të tjerë amerikan do të evakuoheshin me “Sikorsky” nga marina amerikane.

4- 1999 – 2002 Joseph Limpreht. PD akuzon ambasadorin amerikan Joseph Limpreht për bashkëpunim me Fatos Nanon dhe fill pas vrasjes së Azem Hajdarit fishkëllehet dhe pritet me sharje në selinë e PD. Më vonë Limpreht do të ndërronte jetë dhe vdekja e tij do të përgojohej nga mediat pro PD për histori banale rozë.

5- 2002 – 2004 James Jeffry. PD akuzon ambasadorin James Jeffrey si guvernator të Shqipërisë dhe ai largohet nga Shqipëria pa përfunduar mandatin drejt një misioni më të rëndësishëm në Irak dhe Afganistan.

6- 2004 – 2007 Marcie Ries. Zonja Ries njihet si një nga ambasadoret që mbështeti fillimin e karrierës së Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, ku ky i fundit fitoi 3 mandate radhazi kundrejt PD (2000-2011). Megjithëse nuk është përfolur shumë, Ries nuk gëzon “respektin apo mirënjohjen” nga PD, e cila mbajti marrëdhënie të ngrira me të dërguarën e Ëashingtonit.

7- 2007 – 2010 John Ëithers, II. 7 Maj, PD do të akuzonte ambasadorin John Ëithers për flirte me ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama, se ata të dy manipuluan rezultatet e raporteve mbi korrrupsionin e qeverisë së PD. Ndaj Ëithers apo njohur ndryshe si “çokollata” nuk gëzon mirënjohjen e ish e të djathtëve, madje ish lideri demokrat në emisonin “Opinion” nuk do t’i përmendte as emrin, por do të shprehej se “ky zotëri” (Ëithers) ka bërë politikë personale me të. Pas largimit të tij Ëithers në një nga raportet e tij me titull “Ringjallja e fantazmës së komunizmit”, do ta etiketonte ish- liderin demokrat si një ish- komunist, sekretar partie, që përdor të njëjtat armë si dikur për të mbajtur pushtetin e tij.

8- 2010 – 2014 Alexander Arvizu. PD akuzon ambasadorin Alexander Arvizu si të blerë nga socialistët dhe mbështetës të paltformës për të sjellë PS dhe Edi Ramën në pushtet. Madje burime nga PD do të shpreheshin për largimin e tij si vijon:

“Alexander Arvizu u largua nga Shqipëria si mik i Edi Ramës dhe jo si i popullit shqiptar”.

9- 2014 – 2018 Donald Lu. Në vitin 2018 PD akuzon ambasadorin Lu si të blerë nga Soros dhe të korruptuar nga Edi Rama për një reformë të një anshme në drejtësi.

Në 17 maj 2017, mungesa e vullnetit për Veting shtyu PD ti afroj marrveshje Rames duke e lën në pushtet edhe 8 vjet me qëllim që së bashku të nxjerrin jasht loje projektin amerikan “Veting” në politik.

Ambasadori Lu u sulmua barrbarisht nga rrjetet sociale në një fushatë denigrimi të papranueshme të ashtuquajtur “Peshku i Madh”. Bojkoti i darkës së lamtumirës së PD me ambasadorin Lu të SHBA dhe Vlautin të BE, shënojnë kulmin e njē histori konflikti të PD me Ëashgtonin dhe Brukselin.

10.Viti 2019: Berisha nuk rresht në luftën e tij kundër diplomacisë amerikane!

Armiku i radhës është Palmer. Në këtë luftë, Rusia s’ka fare nevojë të financojë Sali Berishën sepse as ky nuk ka nevojë për paratë e Putinit se është aq i pasur, sa nuk e blen dot askush me para. Gjithsesi një gjë është e sigurtë që dhe shefi KGB të kishte qënë lider i opozitës në Shqipëri nuk do kishte qenë kaq agresiv me BE dhe SHBA.

Palmer është armiku i fundit sepse për Berishën kjo është fundi historisë.

Dhe kur Amerika të heq vizēn, përfundon tek Monika ose tek “Bregu i Lumit”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 10/04/2019 15:55

    Lulushi,Berisha,Ilir Meta & Monika Kryemadhi ate te Rrokut do marrin e tha bukur i gjati le ta ndajne mes vedi PD-LSI

    Përgjigju
  • Mala: 10/04/2019 08:06

    Se te ka braktisur,jo vetem Amerika,por gjithe subjektet demokratike dhe opinionet politike nga jashte e nga benda. E pa veten edhe ne Kukes,sa vetaa kishe ne ate Salle minore, I ke pa edhe kukesianet ne takim electoral me R amen, sigurisht Rama kishte ne ambient te hapur, dhjetefish me shume se ti ne ambient te mbyllur-salle.Krekosu se do jesh I par I ne zgjedhje!Po pse andaj nuk matesh me Ramaen ne zgjedhje,kur qenke I sigurte per shumicen apsolute!!??

    Përgjigju
  • Naimi: 10/04/2019 08:02

    Si ne kohen e xhaxhit edhe tani Amerika dhe Rusia i paskan fajet per gjithka ndodh ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS