Kur u bë e diela pushim zyrtar në Shqipëri?
Artikulli 'Edhe Shqipëria e caktoi si ditë pushimi të dielën'
Një nga reformat e viteve 20-të ishte caktimi i festave zyrtare dhe i ditës së pushimit. Në artikullin “Edhe Shqipëria e caktoi si ditë pushimi të dielën”, Shekulli i ri, nr.111, 6 nëntor 1928, f.4, shkruhet se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 5 nëntor ishte vendosur që t`i dërgohej mbretit për dekretim vendimi për caktimin e të djelës si ditë pushimi.
Në qarqet intelektuale të kryeqytetit ky vendim bëri përshtypje të mirë. Kjo reformë bëhej për shkak të koherencës që shteti i ri shqiptar duhej të kishte me vendet europiane. Bashkë me të dielën, qeveria e kohës caktoi edhe festat zyrtare. Ato ishin 28 Nëntori (dita e indipendencës); 8 Tetori (ditëlindja e mbretit); 1 Shtatori (dita e proklamimit të monarkisë) dhe 1 Janari (dita e parë e vitit të ri). Bashkë me festat civile, u konsideruan si ditë pushimi edhe 16 ditë të tjera, që lidheshin me kalendarin festiv të komuniteteve fetare.
Gjatë këtyre ditëve, zyrat e shtetit do të ishin të mbyllura, me përjashtim të Post-Telegrafës dhe policisë.
Gjithashtu në stinën e verës, për shkak të vapës u vendos që nënpunësit të punonin me orar të reduktuar. Sipas dekretit, nga 15 qershori deri më 31 gusht, zyrat e shtetit do të qëndronin të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 13:00 të drekës.
Artikulli “Edhe Shqipëria e caktoi si ditë pushimi të dielën”
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hasan Bello: Pse Sigurimi i Shtetit ka qenë 'filial' i KGB-së
12 Maj, 15:03
-
A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?
14 Prill, 20:23
-
Hasan Bello: Letër e hapur kryeministrit të Kosovës, Shkëlqesis së Tij, z.Albin Kurti
7 Prill, 18:00
-
Sa xhami, mesxhide dhe teqe kishte Shqipëria në vitin 1932?
17 Mars, 09:50
-
Hoxhë Hasan Tahsini për gjuhën shqipe dhe për krijimin e një gjuhë të përbashkët botërore para se të shpikej Esperanto
10 Mars, 10:07
-
Biblioteka e Preng Bib Dodës
3 Mars, 19:54
-
Hasan Bello: Si e organizoi Serbia vrasjen e Haxhi Zekës në vitin 1902
11 Shkurt, 09:55
-
Hasan Bello: Ligji mbi vagabondat i vitit 1922
4 Shkurt, 09:58
-
Hasan Bello: Si dështoi komploti i organizuar nga Ismail Qemali për të rrëzuar sulltan Abdylhamidin II
26 Nëntor 2023, 11:58
-
Emisionet në gjuhën shqipe të “Radio Beogradit” në vitin 1936
19 Nëntor 2023, 12:09
-
Hasan Bello: Plani i Esat Toptanit për krijimin e një kompanie koncensionare për ndriçimin e Shkodrës
29 Tetor 2023, 09:32
-
Hasan Bello: Si e pengoi shteti shqiptar hapjen e bankës jugosllave në Shkodër në vitin 1923
15 Tetor 2023, 11:08