SHBA, Kansas - Kuraçao bëri surprizën në këtë Kupë Bote pasi mëngjesin e kësaj të diele me orën shqiptare ndali 0-0 Ekuadorin në ndeshjen e dytë të Grupit E. Në debutimin e tyre në Botëror, ekipi me popullsinë më të vogël që merr pjesë në këtë event, shijoi pikën e parë historike, pasi në ndeshjen hapëse u mposht 7-1 nga Gjermania.

Nëse i referohemi statistikave të ndeshjes, Ekuadori e mbajti topin 75 përqind të sfidës dhe provoi 28 gjuajtje, 15 nga të cilat në kuadrat, por Kuraçao edhe pse me pak raste ia doli të mbante portën të paprekur për pikën historike.

Pas dy ndeshjeve, Grupi E kryesohet nga Gjermania me 6 pikë, ndjekur nga Bregu i Fildishtë me tre pikë dhe pas tyre Ekuadori dhe Kuraçao me nga një pikë.

Renditja në Grupin E:

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
Hero në Botëror kundër Ekuadorit, portieri i Kurasaos futet në librat e artë të historisë

Kurasao pak orë më parë siguroi pikën e parë historikë në Botëror, teksa në pjesmarrjen e parë, në ndeshjen e dytë në grup pas humbjes 7-1 kundër Gjermanisë, barazuan 0-0 kundër Ekuadorit. Për këtë rezultat pozitiv kontributin më të madh e dha padiskutim portiere Eloy Room, i cili u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.

Me 15 pritje ai u bë jo vetëm heroi i kombit të vogël me rreth 150 mijë banorë, por edhe vendosi një rekord në Botëror. Ai rregjistroi numrin më të madh të pritjeve në një ndeshje Botërori pa përfshirë kohën shtesë. Për pasojë ai po përjeton të njëjtën gjë si portieri i Kepit të Gjlbër Vozinha, i cili mori miliona ndjekës në rrjetet sociale pas ndeshjes me Spanjën.