Kurti flet pas takimit me Merkel: Nuk firmos marrëveshjen e ‘Ballkani i Hapur’ se nuk figurojnë fjalët ‘kufi e shtet’ për Kosovën se nuk i do Serbia! S'di për çfarë teorie konspiracioni thotë Rama

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se refuzon që të hedhë firmën në marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur, kjo sepse në asnjë rresht të atij dokumenti nuk figurojnë fjalët “shtet, kufi, territor”. Kjo sipas Kurtit është bërë e qëllimshme, pasi nuk i do Serbia, për këtë arsye thotë se ka zgjedhur që të mos e pranojë që të firmos, pasi do ishte njësoj sikur të “zhdukte” faktin që Kosova është e pavarur”.

"Janë 4 marrëveshje që po planifikohen që mund të rrumbullakosin procesi i Berlinit. Udhëtimi me karta identiteti dhe udhëtimi i vendeve të treta kur hy në një vend të kalojë në të gjitha dhe njohja e diplomave dhe atyre profesionale. Serbia ka refuzuar që të ekzistojnë fjalë si kufij, vend, shtetësi, qeveri etj. Është refuzimi i Serbisë që na ka lënë pa marrëveshje. A do të ndryshoj në Slloveni në 6 tetor, mbetet të shihet”, tha Kurti.

'Procesi i Berlinit është i mjatueshëm i gjerë dhe i thellë dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera", kështu tha kryeministri i Kosvës, Albin Kurti pas takimit me Kancelaren Angela Merkel, duke theksuar edhe njëherë se nuk do t'i bashkohet nismës "Ballkani i Hapur". Teksa dha detaje nga takimi, Kurti tha se nuk i ishte kërkuar nga Merkel që t'i bashkohej 'Ballkanit të Hapur', teksa shtoi se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të bëhet pjesë e një nisme pjesë e së cilës është dhe Serbia që nuk e njeh Kosovën. Sipas Kurtit, nuk duhet të bëhen iniciativa Rajonale pa përfshirë BE-në.

Ai renditi edhe 4 elementë, sipas tij të domosdoshëm që të ketë paqe në Rajon: sundimi i ligjit, demokratizimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe reciprociteti i të drejtave të pakicave.

"Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe i thellë që mos ketë nevojë për variante të tjera alternative. Unë theksova se nuk duet të ketë fond evropiane pa vlera evropiane. Pra fondet e BE për 6 vendete BP duhet të shoqërohen me lerat e BE. Për vendit tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshëm që të ketë paqe të qëndrueshme, e stabilitet dhe janë sundimi i ligjit, demokratizimi që mundëson media të lira e të pavarura dhe vepron kundër autokratëve, ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon të jenë të lirë kriminelë të luftës e aq më pak në pushtet dhe e 4 është reciprociteti i të drejtave të pakicave. Sa i përket raporteve të Kosovës me Serbinë, janë dy shtete që zhvillojë dialog për statusi ne marrëdhënie me njëri tjetrin, statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm, e theksova se Kosova nuk mund të kthehet para vitit 2008 ku ka shpallur pavarësinë. Katër vitet e para pavarësia jonë nuk ishte e plotë pasi ishte e mbikëqyrje dhe ndërkombëtarët e hoqën që Kosova të ishte e pavarur. Në Kosovë kemi stabilitet institucional. Ne jemi për marrëdhënie të mira Rajonal e fqinjësore, por nuk mund të shpërblejmë me territor. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës, unë jam i gatshëm t'i dëgjoj e t'i përgjigjem, por ankesa të Serbisë për humbjet që ka pësuar si shtet i padrejtë, unë nuk i kompensoj dot", tha ai.

Kurti iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se 'Ballkani i Hapur' është 'pjellë' e Procesit të Berlinit dhe se Kosova bën teori konspiracioni. Kurti tha shkurt se nuk e dinte se për cilën teori konspirative fliste Rama.

"Nuk e di se për cilën teori konspiracioni bëhet fjalë, qëndrimi tim po ju tregoj që procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian dhe nuk ka nevojë për nisma të tjera. Ballkani nuk është 3 shtete e as 6, por së paku 12 dhe ka Procesin e Berlinit. Iniciativa Rajonale nuk besojmë se duhet të bëhen pa BE brenda. Kosova është shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angazhohemi ta kërkojmë njohjen e saj e jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë për mosnjohjen e Kosovës, kjo i kushton Kosovës", u shpreh ai.

Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Kurti deklaroi se do të ketë një takim mes dy qeverive, duke theksuar se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë të shumta dhe se "Ballkani i Hapur" është e vetmja gjë që i ndan.

"Ne do kemi takim mes dy qeverive me Shqipërinë, sapo të formohet qeveria do të fillojmë iniciativën për takim dhe kemi shumë gjëra që na afrojnë e bashkojnë, por pyetje bëhen për të vetmen që na ndan", theksoi ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë 'mesazhet e lamtumirës' vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të një prej shteteve më të rëndësishëm të BE-së. Nga Tirana mesazhet e saj ishin të qarta ku fokusi i rajonit duhet të jetë në proceset e nisura nga Nisma e Berlinit, ndërsa shprehu keqardhjen për mos hapjen e negociatave, por u shpreh se shpreson që kjo mund të realizohet gjatë presidencës sllovene.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Kurti: S’kemi pse të ndryshojmë ne! Nuk firmos marrëveshjen e ‘Ballkani i Hapur’ se nuk figurojnë fjalët ‘kufi e shtet’ për Kosovën se nuk do Serbia

1631631613_Screenshot1.jpg

Në konferencën për shtyp që pati pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri Albin Kurti tha se Kosova nuk ka asnjë arsye pse të ndryshojë, por thekson se presioni duhet të vihet ndaj Serbisë, për ta njohur atë si një shtet i pavarur.

Në një kohë kur në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur” janë hedhur në tryezë disa marrëveshje, Kurti vë theksin se zgjedh që të mos i firmosë ato për aq kohë sa në asnjë rresht të tyre nuk shqiptohen fjalët “shtet, qeveri, kufi, territor”. Një gjë e tillë, ka shtuar ai, do të tregonte se Kosova nuk është një shtet i pavarur dhe do i jepej e drejta Serbisë.

“Pse u dashka të ndryshohet nga Kosova që udhëhiqet prej meje si ish i burgosur politik dhe jo Serbia që udhëhiqet prej ministrit të informatave të Milloshevic, trysnia nuk duket të jetë nën Kosova. Janë 4 marrëveshje që po planifikohen që mund të rrumbullakosin procesi i Berlinit. Udhëtimi me karta identiteti dhe udhëtimi i vendeve të treta kur hy në një vend të kalojë në të gjitha dhe njohja e diplomave dhe atyre profesionale. Serbia ka refuzuar që të ekzistojnë fjalë si kufij, vend, shtetësi, qeveri etj. Është refuzimi i Serbisë që na ka lënë pa marrëveshje. A do të ndryshoj në Slloveni në 6 tetor, mbetet të shihet. Procesi i Berlinit pas kancelares do të vijojë, por çfarë do të jetë forma dhe formati nuk mund ta them, por nuk besoj se do ketë ndryshime thelbësorë, pashë një interesim të theksuar që pas saj, ky proces të forcohet. Po përgatitemi që të zbatojmë reciprocitetin e Serbinë, e kemi respektuar dhe te të drejtat e pakicave, serbët në Kosovë kanë të drejtë vetoje, ndërsa shqiptarët në Preshevë e Bujanovc u heqin adresat”, tha Kurti.

J.SH.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento

Komente

  • Erik: 15/09/2021 08:35

    Çfare prioriteti eshte per nje qytetar te Kosoves liria e shtypit apo sistemi i drejtesise ne Bosnje a Shqiperi se po flet pallavra? Gri sallat o Albin gri, po gjej dicka me argetuese per te ushqyer turmat qe veres rrine nga 6 ore ne Merdare, por jane te lumtur kur degjojne fjalimet e tua ne ate pritje torturuese.

    Përgjigju
  • Politikus: 14/09/2021 19:59

    Pa dhene dicka nuk merr dicka në politike! Kosova jep driten jeshile te open balkans , aty behet barabarte me 6 shtetet e Ballkanit Perendimor (perfshire Serbine)! A jam dakort Kosova te beje ushtrine me detyrim? Po jam dakort! Por duhet qe Kurti (per shtetin e tij) te futet në Open Ballkan , por me kusht vendimet merren kur te 6 shtetet jane dakort (pra e drejta e vetos) keshtu mbrohemi duke kopjuar EU

    Përgjigju
    • alazy: 15/09/2021 08:42

      Dmth. te vere veton serbia per ca ndodh ne kosove. po me mire te kthehet ne serbi, njesoj eshte. hajde politikar hajde..

  • OK,: 14/09/2021 17:24

    KE SHUME TE DREJT.MOS U BEJE PJESE E CORBES SE PRISHUR DHE ANTI SHQIPETARE ; RAMA-VUCIC

    Përgjigju
  • F-35: 14/09/2021 16:23

    Me keta medemek patriot, Kosova po rreshqet me shpejtesi drejt shtetit te deshtuar. Do Zoti nuk ndodh kjo, pasi do ishte drame per gjithe kombin shqiptar!

    Përgjigju
  • Scutari: 14/09/2021 16:20

    Sa herë paraqitet rasti që shqiptarët të përfitojnë nga mundësitë del ndonjë dhe i fut një shkop rrotës dhe pastaj ankohen pse është Serbia e para dhe përse do prodhojnë sinovax?!!

    Përgjigju
  • Jimmy: 14/09/2021 16:15

    O rrot [email protected]@,hapi rruget qytetarve o [email protected]@

    Përgjigju
  • Taulant: 14/09/2021 15:28

    E kush humbet ne kete mes o tope? Qytetaret qe presin me ore neper dogana.

    Përgjigju
  • AltinTop: 14/09/2021 15:26

    Hallall o Kurti, ti je i vetmi politikan shqiptar, kto tjeret jane nga te fryej era…skane shtylle kurrizore.

    Përgjigju
    • Taulant: 14/09/2021 15:37

      Rri o shoku ne folene tende dhe degjo Albinin me tezen e procesit te Berlinit qe mbase i jep frutet ne vitin 2040, se ne qe rrime ne kufi me ore cdo jave kemi hall tjeter. Te ngjall mallin e Enverit, bar hame e doren s'ia shtrime armikut edhe pse Kosova eshte tejmbush me mallra serbe. Ne duam veprim tani, Albini thote prisni dhe 20 vjet te tjera se mbase behet mire.

  • gomari: 14/09/2021 15:05

    Brravo vellahi tim, e shikoni sa te zgjuar jemi ne gomeret...

    Përgjigju
  • ???: 14/09/2021 14:56

    duam apo s'duam......por me duket se ka te drejte . pike !!!

    Përgjigju
  • pfff: 14/09/2021 14:52

    ky krejt rrote K.eshte

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Të shtëna me armë në një universitet në Rusi, të paktën 8 viktima dhe 10 të plagosur