Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Meta: Zhvillime pozitive mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Kontribuon për paqen e qëndrueshme

Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Meta: Zhvillime pozitive mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Kontribuon për paqen e qëndrueshme

Albin Kurti në tryezë me Lajçak

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që pranoi propozimin franko-gjerman. Në një reagim në Facebook thotë se kjo kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe sjell normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Një lajm shumë i mirë nga Prishtina për zhvillimet pozitive mbi njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përshëndes lidershipin e kryeministrit Albin Kurti që kontribuon për paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët. Propozimi i BE-së, një faktor kyç për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të rajonit”, shkruan Meta në Tëitter.

Kujtojmë se Kurti pranoi dje propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara. Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument, nuk përmendet njohja e ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Propozimi i Bashkimit Evropian, që më herët njihej si plani franko-gjerman, ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Javën e kaluar, gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë ku u diskutua për Kosovë, Presidenti i Serbisë përsëriti atë që i thanë diplomatët evropianë dhe amerikanë gjatë takimit në Beograd më 20 janar, se do të ketë pasoja nëse Serbia nuk e pranon planin evropian për Kosovën.

A.M./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara

Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara