Kush dëshiron largimin e SHBA nga Kosova dhe Shqipëria?!

Kush dëshiron largimin e SHBA nga Kosova dhe Shqipëria?!

Foto ilustruese

Nëse deri një javë më parë aludohej tashmë, kur Parlamenti i Kosovës hodhi poshtë një rezolutë të Parlamentit, për detyrimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 (nënshkruar mes Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit Donald Trump), nuk ka asnj dyshim se zyrtarisht Kosova i ka vënë kufirin tek thana SHBA. Partia në pushtet në Kosovë, në atë kohë në opozitë, nuk e pati përshëndetur Marrëveshjen e Uashingtonit; përkundrazi pati dekaruarar se “nëse ai do ta rimarrë sërish udhëheqjen e qeverisë, nuk do të jetë i obliguar ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit”.

Edhe si Kryeministër Albin Kurti noton në ato ujra, pothuajse i palëkundur në qendrimin e vet. Qeveria Kurti është shprehur se marrëveshja e Uashingtonit nuk ka vlerë juridike. Vetë Kurti është shprehur se nënshkrimi i kësaj marrveshje nga ish kryeministri Hoti “në fakt është nënshkrim i një qëndrimi antikushtetues.”; kupto që jo  vetëm firma e Hotit pore tërë marrveshja cilësohet antikushtetuese. Dhe së fundi Parlamenti i Kosovës ia vuri vulën, Qeveria Kurti nuk është e detyruar ta zbatojë këtë marreshje. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë me lora fjalësh pozitë-opozitë. Vendimi i Parlamentit të Kosovës, nënkupto i Albin Kurtit, i kthen shpinën asaj marrveshje që mban edhe firmën e Presidentit Amerikan të kohës.

Do të kishte njëmijë rrugë për të mos e zbatuar apo zvarritur por çuditërisht u zgjodh rruga e karshillëkut. U gjet forma më e drejtë për drejtë për ta poshtëruar Shtëpinë e Bardhë të SHBA, duke injoruar firmën e një Presidenti të sajë. Nuk është thjesh çështje e seriozitetit të një shtei apo të një kryeministri për të respektuar një marrveshje; është shumë më shumë se kaq. Zhvillimet gjeopolitike në rajon, kërkesa e Administratës Biden për ta respektuar marrveshjen në fjalë, përpjekjet e SHBA për të arritur marrveshjen e përfundimtare Kosovë-Serbi ku të jetë përfshirë njohja reciproke pa dyshim se janë momente që nuk iu vjen për shtat Vendimi i Parlamentit të Kosovës.

Parlamenti dhe Kryeministri i Kosovës në mënyrën më të papërgjgegjshme e hodhën topin e provokimit në fushën e SHBA, partnerit stratëgjik të shiptarëve. E përse vallë? Të jetë kryeneçësi ndaj Kryeministrisë Hoti si firmëtar i sajë? Po të ishte kështu pse duhej të hidhej poshtë marrveshja dhe të poshtërohej Shtëpia e Bardhë? Ky vendim nuk ka të bëjë fare me ish Kryeministrin Hoti. Është e qartë se objektivi është të goditet pozita e SHBA në Kosovë dhe në Rajon; ca më tepër të poshtërohen SHBA në opinionin ndërkombëtar.

Paska edhe shqiptarë që duan të largojnë SHBA nga Kosova, nga Shqipëria dhe nga Rajoni! E pabesushme por kështu është, ka qenë kështu edhe herë të tjera!..Nuk duhet askush të fshihet pas deklaratave patriotike. Ky vendim është një dhuratë politike e diplomatike për Serbinë dhe për Rusinë si partner strategjik i sajë. E gjithë kjo sagë nuk do të kalojë pa lënë gjurmë dhe do të cënojë rëndë interest e Kosovë sdhe gjithë shqiptarëve në rajon. Sa shqiptarë janë këta që bënë këtë vendim, tashmë duket e qartë. Nuk ka pse të aludohet. Ky vendimia vuri vulën.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexuesi: 13/08/2021 12:39

    Shqiptarja.com duhet te rrise cilesine e gazetarise se saj. Z. Bello shkruan...”Po të ishte kështu pse duhej të hidhej poshtë marrveshja dhe të poshtërohej Shtëpia e Bardhë?” Nuk eshte e vertete qe marrveshja u hodh poshte. Hedhja poshte e marrveshjes eshte atehere kur nuk respektohet, sic ben serbia. Eshte serbia ajo qe e hodhi poshte duke intensifikuar c’njohjen e kosoves. Mungesa e nje mekanizmi parlamentar per te detyruar qeverine te ndermarre nje veprim te caktuar nuk perben “poshterim te shtepise se bardhe”. Fakti qe Kosova i ka hequr taksen serbise eshte deshmi qe Kosova e rrespekton dhe e praktikon marrveshjen e Washingtonit. Serbia eshte ajo qe e shkel. Kalimi i mekanizmit detyrues ne parlamentin e Kosoves do e fuste Kosoven ne nje disavantazh politik dhe strategjik. Eshte si te luftosh kembe lidhur. Meqe Z. Bello e ka kaq me merak kete mekanizmin detyrues, a e di Z. Bello nese serbia e kaloi ose e ka kaluar nje mekanizem te tille ne parlamentin e saj? Pergjigja eshte jo. Atehere o Z. Bello, pse eshte Kosova ajo qe duhet t’i besoje serbise dhe te fuse veten ne nje disavantazh?

    Përgjigju
  • Jashari: 12/08/2021 18:53

    Oju te cmendur e armiq te betuar te kombit shipetar pushojeni urgjentisht kete konflikt midis vedi punoni per bashkim e vllazerim e jo per percarje se per momentin mund te genjenidisa injorant tju vijne prapa por kombi do vije dita e do ju terheq zvarr p er demin qe po i shkaketoni dhe historia do tju damkos si tradhetar.Kush e mendonte se do ndothte nje dit nje gje e tille midis dy shteteve shqipetar. OTRADHETAR

    Përgjigju
  • Luka: 12/08/2021 15:37

    Vet Albini

    Përgjigju
  • GJILANI: 12/08/2021 13:39

    Te perpiesh te percash dy popuj vellezer eshte me shume se tradheti kombetare. Albinrregullo njehere KOSOVEN pastaj po vazhdove qe te jesh kryeminister (qe nuk besoj te cosh deri ne fund edhe kete legjislature)pastaj hidhi syt nga Shqiperia po e arrite dot

    Përgjigju
  • Kosova e pavarur: 12/08/2021 07:04

    Vecse Vucicit dhe mikut te tij te ngushte Putinit askujt nuk i intereson qe SHBA te largohet nga Shqiperia dhe Kosova. Cdo alternative tjeter do te ishte fatale per keto dy vende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda