Kush është Lavdrim Krashi, emigranti nga Londra që Rama e kandidoi në Dibër

Kush është Lavdrim Krashi, emigranti nga Londra që Rama e kandidoi në Dibër

Lavdrim Krashi

Ka një propagandë që sillet nga opozita, e kryesisht nga LSI-ja që akuzojnë Edi Ramën që ka suprimuar socialistët me një grup që ai ka sjellë në PS, që ata e cilësojnë me cinizëm-“Rilindja”, duke u nisur nga sllogani i PS-së në zgjedhjet e vitit 2013.

E këtë logjikë politike e përforcojnë me një grup pushtetarësh të PS-së, që u larguan nga grupimi i tyre politik në vite pasi u provuan në poste më të larta të vendit; kryeparlamentar, ministër e Zv.kryeministër disa herë si Kastriot Islami, ministër e deputet si Arben Malaj, ministër si Aron Duka e natyrisht deputetë, apo edhe emra të tjerë që sot janë fansa të opozitës që synon të risjellë Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye të vendit.

Edi Rama, ka prezantuar sot, si pjesë e skuadrës politike të Partisë Socialiste, një intelektual që për vite me radhë punon e jeton në Britaninë e Madhe, ku jo vetëm ka ngritur jetën e tij familjare, por ka edhe një sens të kontributit politik në vendin e tij.

Bëhet fjalë për Lavdrim Krashin, i cili është një zyrtar i rëndësishëm në bashkinë e Londrës, kontribues në organizatat e emigrantëve shqiptarëve, si dhe aktivist i rëndësishëm i laburistëve britanikë.

Por Lavdrim Krashi, është pjesë e grupit themelues të socialistëve shqiptarëve në fillim të viteve 90 në Shqipëri.

Me origjinë nga Dibra, i diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë në Tiranë, Lavdrim Krashi, ka qenë një nga 6 themeluesit e parë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste Shqiptare: së bashku me Haki Morinën, Pandeli Majkon, Ilir Zelën, Flamur Metallarin dhe Arjan Kokoshin. Kjo ka qenë dhe bërthama e parë që më pas u zgjerua me Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Ndre Legisin, Luan Ramën etj.

Në fushatën e vitit 1992, Krashi së bashku me Monika Kryemadhin dhe një grup tjetër të FRESSH u angazhuan në rrethin e Dibrës, për të arritur që të nisnin një dialog të ri me qytetarët e zemëruar më PPSH-në.

Pas një angazhimi politik në FRESSH, Krashi largohet në Britaninë e Madhe, ku ka krijuar jetën e tij, por gjithsesi ka ngritur një aktivizëm të organizatave shqiptare atje për mësimin shqip, lobimin apo lidhjen me Shqipërinë.

Edhe pse i punësuar në Londër, Krashi ka disa vite që merr pjesë në debatin publik në vend natyrisht për çështje që i takojnë aktivizmit, por edhe zhvillimve në Britaninë e Madhe.

Nga vitin 2015, ka qenë aktiv edhe me shkrimet e tij publistike që janë botuar në TemA, si për rastin e zgjedhjes së kreut të parë të bashkisë së Lodrës me origjinë emigrante, Sadik Khan, ku natyrisht shqiptarët kanë kontributin e tyre të rëndësishëm, por edhe në zhvillimet më mëpastajme.

Me rastin e humbjes së laburistëve britanikë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Krashi shkroi një analizë që u botua në TemA, ku shtronte idenë që Partia Laburiste duhet të shkonte drejt qendrës dhe përkrahu fitoren e Sir Keir Starmer.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Krashi ka ndikuar në shumë lidhje që qarqet akademike, sipërmarrëse, por edhe politike të Britanisë së Madhe të zhvillojnë me Shqipërinë, që është konkluduar në marrëdhënie dhe projekte të rëndësishme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Desi: 08/03/2021 23:12

    Ore ne Angli si ka shkuar, me letra fallco apo bullgare, e sqaron dot.

    Përgjigju
    • ilir: 13/03/2021 06:37

      me letra kosovare

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje