Në kohën kur ka nisur përgatitja për shoun e Big Brother Vip, regjisori i këtij formati Eduart Grishaj, ka bërë një ftesë të drejtëpërdrejtë gazetarit Ermal Qori. Gjatë intervistës në emisionin ‘N’kohë’, Grishaj është shprehur se Ermali do të ishte nëj lojtar që do të konkuronte shumë.
“Do vish në Big brother ti? Mendoje hajde dhe vetëm sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në Big Brother, edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë", tha ai.
I pyetur se sa ka ndikuar Arbana Osmani në imazhin e tij, Grishaj tha se për sa i përket televizionit, Arbana është në një nivel tjetër.
“Arbana më ka ndikuar shumë për mirë, ajo është një nga mbëshetjet e mia më të mëdha, dhe unë kam besim shumë te ajo, Arbana mendoj se është nivel tjetër edhe në krahasim me koleget e saj dhe këtë nuk e them se shtë gruaja ime”, shtoi ai.