DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Kush janë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxhaj! Shkatërruan 8 grupet kriminale në Elbasan, Tiranë dhe Durrës

Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, i cili u vu në pranga pak muaj më parë, dhe 'ushtari' i tij Henrik Hoxhaj, janë bërë të pendurit e drejtësisë, duke zbërthyer te grupe të rrëzikshme kriminale, që operonin në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Nuredin Dumani, është një emër i njohur i bvotës së krimit. Ai u arrestua nga policia më 29 mars të këtij viti, pasi shkroi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai iu kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Dumani u kap pak orë më vonë në Fier, ndërsa kishte marrë plagë në kurriz. 

Ndërsa i penduari tjetër, Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq
Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Kush është Nuredin Dumani
Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Ishte planifikuar edhe vrasja e “të fortit” të Tropojës, ja kush akuzohet në dosjen e SPAK

1652776361_SPAK2.jpg

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për goditjen e 8 grupeve kriminale sot. Një tejëtr ngjarje duket se është drejt zbardhjes për shkak të dëshmive të 2 të penduarve të drejtësisë, Nurdin Dumani dhe Henrik Hoxhajt.

Në dosje një prej të arrestuarve sot, Ardian Uzuni, dhe një prej akuzave që rëndojnë mbi të është se ka përgatitur planin për të vrarë Filip Gjeloshin, që njihet ndryshe edhe si “i forti” i Tropojës.

Fjithashtu 56-vjeçari Ardian Uzuni është dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Ora 17:00
Shkatërroi 8 grupe kriminale, dëshmia e Nuredin Dumanit: Ervis Martinaj më dha 100 mijë euro për eliminimin e Endrit Dokles, nuk e vrava se nuk doja

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia kanë shkatërruar 8 grupe kriminale.  Nga dosja hetimore janë zbuluar detaje të forta nga dëshmia e Nuredin Dumanit. Mësohet se ndër të tjera Dumani ka thënë se edhe pse është paguar nga Ervis Martinaj ai nuk donte të vriste Endrit Doklen. Shifra që është paguar nga Martinaj për vrasjen e Dokles është 100 mijë euro, ndërkohë që i ishte premtuar 500 mijë euro gjithsej.

Kujtojmë se Endrit Dokle është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë