‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve

Planet e qeverisë britanike për të kufizuar të drejtat e emigrantëve që të kërkojnë azil mund të shkaktojnë kolaps në sistemin e mbrojtjes ndërkombëtare për refugjatët. Përfaqësuesja e Britanisë në OKB, Vicky Tennant foli në Komitetin e Përbashkët duke ngritur shqetësimet serioze në lidhje me implikimet e projektligjit që qeveria britanike do të kalojë në parlament.

Teksa po përballen me rritjen e shifrave të emigrantëve që kalojnë kanalin e La Manshit për një jetë më të mirë në Britani, qeveria po merr masa të rrepta. Projektligji i Sunak dhe Braverman synon të pengojë njerëzit që hyjnë në mënyrë ilegale në Britani. Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka bërë të qartë se çdo emigrant që hynë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme, nuk do mund të përfitojë azil. Ata thonë se do të ketë kufizim për numrin e njerëzve që do të marrin azil.

Tennant paralajmëroi se projektligji mund të shkaktojë "efekt domino" në vendet e tjera. Ajo shtoi se në Konventën e Refugjatë është një kornizë që thotë se shtetet bien dakord të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të ndajnë përgjegjësinë për emigrantët. 

“Po ecën potencialisht drejt kolapsit të këtij sistemi ndërkombëtar, i cili nuk është në interesin e askujt. Do të përbënte një precedent vërtet fatkeq. Ju e shihni Britaninë e Madhe që tërhiqet nga përgjegjësitë e saj… Kjo po vëzhgohet, ka një ndikim, ka pasoja, kjo është shumë shqetësuese. Ne kemi një profil njerëzish që kalojnë në Kanalin e La Manshit. Projektligji në thelb po shuan të drejtën e tyre për azil”, tha Tennant.

Ministrat kanë thënë se projektligji do t'i pengojë të kërkojnë azil emigrantët që mbërrijnë me gomone, por Tennant shprehu dyshime se si do të realizohej si pengesë për ta.

Ajo i kërkoi qeverisë që në vend të kësaj të shikonte më shpejt përpunimin e kërkesave dhe vendosjen e marrëveshjeve për personat që nuk kanë një kërkesë të vlefshme për azil, që të ktheheshin në vendin e tyre nëse është i sigurt.

Qeveria e Rishi Sunak ka hartuar një ligj të ri për emigrantët, të cilët nëse futen në Britani të Madhe në mënyrë ilegale do t’i kthejnë brenda disa javësh në atdheun e tyre, ose në vende të treta si Ruanda. Ndërkohë, emigrantëve të paligjshëm që kthehen do t’iu ndalohet përgjithmonë hyrja në Britani. Një ligj i tillë prek edhe emigrantët shqiptarë, të cilët shkojnë në Britani përmes rrugëve të paligjshme, kryesisht me gomone.

Çështja e emigrimit të shqiptarëve në drejt Britanisë së Madhe pati nxitur një debat të madh, për shkak të deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues. Kjo nxiti edhe reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku i kërkuan që Braverman të kërkonte ndjesë për deklaratën.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'