Në media është folur gjithmonë për marrëdhënien e Young Zerkës me Ronela Hajatin edhe pse ata se kanë shpallur akoma publikisht.
Çifti me veprimet nw publik na kanë lënë të kuptohet se po jetojnë një romancë, por kanë qenë disa foto të Young Zerkës me një bjonde të publikuara në media që kanë ngritur dyshimet se dyshja i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.
Këngëtari i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ka pranuar se shpirti i tij binjak është Ronala Hajati.
Një ndër pyetjet që Zerkën e vuri në siklet ishte nga kolegia e tij Anxhela Peristeri: “Cili prej këtyre artistëve mund të ishte shpirti yt binjak?”, në lojën “Paintball” këngëtari goditi foton e Ronelës.
Ky veprim la të nënkuptohet se ata janë akoma bashkë.