‘Kushtetuesja’ kërkoi që të votojë diaspora, Celibashi-politikës: Procesi të nisë sa më shpejt, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e votimit

Vendimi i gjykatës kushtetuese për të garantuar votën e diasporës mblodhi në një seancë dëgjimore nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin, ku kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi foli për opsionet e realizimit të këtij votimi.

“Ngelet për tu bërë eksplorimi dhe cilat janë opsionet për regjistrimin dhe identifikimin e votuesve jashtë, mënyra e votimit, llogaritja e rezultatit etj”, tha Celibashi.

E paqartë për vetë Celibashin është se cilët emigrantë do të kenë mundësi të votojnë, në bazë të kohës që qëndrimit jashtë shtetit si dhe mënyra se si do të votojnë.

“Edhe ata që s’kanë adresë t’u jepet e drejta për të votuar, me kusht të thojë se ku banon. Duhet përcaktuar, është zgjedhje politike. Pasi të kemi vendosur për këtë, kemi detyrimin të evidentojmë këtë kategori. S’do ishte opurtun që votimi të bëhet në përfaqësitë diplomatike. Mund të ndërtohen qendra votimi por implikohet pabesueshmëri. Çdo opsion implikon problematika. Elektron iku do të ishte opsion shumë i mirë dhe ofron të njëjtën siguri për llogaritë bankare. Për çdo mënyrë votimi ka protokolle sigurie”, vijoi Celibashi.

Kryekomisioneri kërkoi që ky proces të fillojë sa më shpejt, në mënyrë që diaspora të votojë që në zgjedhjet parlamentare 2025, por socialisti Lavdrim Krashi, tha se duhet pritur zbardhja e vendimit të Kushtetueses.

“Ky proces të fillojë sa më shpejt, se jemi afër datës së zgjedhjeve parlamentare”, tha Celibashi.

“18 dhjetori dita e diasporës. Vendimi i GJK ka një afat ligjor një muaj sa të zbardhë vendimin. për të marrë vesh boshllëqet ligjore.  Duhej bërë shumë më parë. E drejta e votës të sigurohet në 2025”, u shpreh Krashi.

Ky qëndrim i Celibashit vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi politikën që të të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’.

Në dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se është konstatuar cenimi i së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. Ndaj Kushtetuesja urdhëron detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim lidhet vetëm me zgjedhjet parlamentare, çka do të thotë që zgjedhjet e 2025 do të bëhen me votën e emigrantëve.

'Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' çoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë