Kuvend/ Mete: Markimi i karburanteve i kalon Doganave! Pullat fiskale me tarifa më të ulëta, Braçe: 2 koncesionet për 12 vite morën 110 mln euro e s'lanë asgjë

Tirane- Plot 100 milionë euro kanë dalë nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve shqiptare, në 11 vite, për të paguar dy koncesionet e qeverisë Berisha, atë të pullave fiskale për mallrat e akcizës dhe atë të markimit të karburanteve. Faturë kjo si rezultat i çmimeve të larta të këtyre shërbimeve.

“Koncesioni i Pullave fiskale i kushtonte qytetarëve, 4 milionë euro në vit, në 11 vjet bëjnë 44 milionë euro. Ky i markimit të karburanteve, i ka kushtuar shqiptarëve 5 milionë euro në vit, ose 55 milionë euro në 11 vite. Së bashku bëjnë 100 milionë euro”, tha Braçe.

Teksa prezantoi projektligjin për akcizat në Kuvend ku parashikohet heqja e koncesionit të pullave fiskale, shërbim që nga vitit i ardhshëm do e ofrojë shtypshkronja e letrave me vlerë Ministri i Financave Ervin Mete, e vuri theksin tek ulja e tarifave për karburantin.

“Duke qenë se ky koncesion përfundon në 31 dhjetor të këtij viti dhe do t’i kalojë shtetit, janë bërë ndryshimet e nevojshme që si koncesionari, si edhe procedurat që lidhen me të, të hiqen nga ky ligj dhe të theksohet që pullat fiskale janë tashmë monopol shtetëror dhe Këshilli i Ministrave do të përcaktojë një person juridik publik të autorizuar për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, si dhe elementët e sigurisë së tyre, e një sërë nenesh të tjera me të njëjtin qëllim”, informoi Mete.

Mete bëri të ditur se në dhjetor të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Financave është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes.

“Është përcaktuar një menaxher daljeje dhe një bord për menaxhimin e këtij procesi, i cili përfundon në 31 dhjetor të këtij viti. Nga analiza e akteve ligjore ka lindur e nevojshme të ndryshohet edhe ligji i akcizave për të hequr koncesionarin dhe procedurat e koncesionarit nga ligji. Do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë personi juridik publik në pronësi të shtetit, i cili do të realizojë këtë shërbim në të ardhmen, që e ka pasur të drejtën ligjore për ofrimin e shërbimit përpara se të jepej me koncesion”, u shpreh Mete.

Në të njëjtën kohë, Mete informoi se në muajin gusht përfundon koncesioni i markimit te karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, në kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit”, theksoi ai

Braçe nga ana e tij bëri me faj qeverinë Berisha e cila firmosi dhënien e këtyre dy kontratave koncesionare për të cilën qytetarët paguan 100 mln euro dhe tani, 12 vite më pas, me mbarimin e kontratës qeveria nuk ka asgjë për të marrë në dorëzim.

Kam kërkuar KLSh që të monitoronte zbatimin e kontratave. Nuk ka fatura që të provojnë investimin. Dhe 66 % e velerës së investimit parashikuar në kontratë është deklaruar si e kryer. Pra pasi na kanë marrë 55 milionë euro tani nuk po na lënë asgjë, sepse markimi i karburantit bëhej me dorë e shkundje të autobotit dhe ne nuk kemi asgjë për të marrë në dorëzim.

E njëjta histori është dhe tek pullat fiskale. Ka pasur detyrimin kontraktual të ndërtonte një sistem gjurmimi që të dinim që mallin e akcizës që është markuar me pullë ku shkon e ta kontrollonim qarkullimin e tij. Asnjëra as tjetra nuk ka ndodhur. Ama ka ndodhur që qytetarët kanë paguar 100 mln euro për koncesione. Të dyja këto koncesione mbarojnë këtu e merren përsipër nga qeveria. Sic kishim thënë në 2012, që janë shërbime që duhet të ofrohen nga qeveria sa kohë që kanë të bëjnë me mirëadministrimin e produkteve të akcizës dhe karburantit e përfitues të ishte qeveria. Për markimin nuk do të ketë më kosto për litër, kurse për pullat fiskale do të ketë zbritje të çmimit.

Propozoi dhe për pullë dixhitale

Që ka 2012 deri dje ka qenë pulla më e shtrenjtë e aplikuar në të gjithë botën. Patjetër që shërbimi duhet të modernizohet. Të shkojmë drejt një pulle dixhitale që të jetë më pak e kushtueshme dhe më e kontrollueshme.

Koncesioni i pullave fiskale është miratuar në 2011 dhe erdhi si një propozim i pakërkuar nga shoqëritë koncesionare “Sicpa Security Solutions”, SA e “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k.

Ndërsa në vitin 2012 u miratua kontrata koncesionare e pa kërkuar për markimin e karburanteve me afat 10 vjeçar. Aktualisht me këtë koncesion qytetarët kanë paguar 2 lekë për çdo litër naftë si tarifë markimit.

Në kuvend diskutohet sot Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goshi: 26/07/2024 13:18

    Kini kujdes se mos ulni çmimin e karburantit sepse jemi kampio me çmimet më të larta dhe cilësi më të ulët në rajon,nuk krahasimi as me një vend dhe ky është një turp por kur nuk ke opozitë të gjitha priten,bjerini këtij populli....

    Përgjigju
    • Or tej: 26/07/2024 19:19

      Vetem Euros i ulet vlera or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë