Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u përball sot për rreth 4 orë me akuza, kritika dhe ironi të shumta nga deputetët demokratë, teksa ndodhej në Parlament për të prezantuar raportin vjetor të punës së institucionit që drejton, për vitin 2023.
Por përballë sulmit frontal nga opozita, maxhoranca nga ana e saj duket se vijoi mbështetjen për kreun e SPAK. I vetmi zë nga shumica parlamentare që për një moment i doli në krah Altin Dumanit, ishte ish-kryeministri Pandeli Majko që i kërkoi opozitës të mos e trajtonte atë si vartësin e tij.
Pjesë nga biseda:
Bardhi: Nëse ka një njeri që ka konflikt interesi është zotëria që sapo foli (I drejtohet Ballës). Si qenka e çbalancuar? Kolegët tuaj të bëjnë pyetje, në përputhje me rregulloren ne po bëjmë pyetje, në përputhje me ligjin drejtuesi i SPAK po jep përgjigjet ashtu siç ai dëshiron. Është hera e fundit që anëtarë të kabinetit të përpiqen t’i diktohen seancës se si ky parlament do duhet ta bëjë debatin mbi raportin e institucioneve të pavarura.
Majko: Kam respekt për të gjitha pyetjet, pyetjet nuk janë pasi bëni komentin dhe pyesni drejtuesin e SPAK. Zotëria nuk është vartësi ynë, është vetingu ynë. Nuk keni të drejtë t’i bëni pyetje sikur është vartësi juaj.
Lajmi kryesor:
Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! Po verifikohet çdo person! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:
-
Shumë
93.1%
-
Pak
6.5%
-
Mjaftojnë
0.4%
Vota total: 39531
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Me gisht nga Dumani me sy nga Berisha
15 Korrik, 20:37
-
Të sodisësh vërsuljen e tërbuar të Berishës mbi Altin Dumanin?
15 Korrik, 18:47
-
Raportimi i Dumanit në parlament, Agim Nesho për 'Studio Live': Më vjen keq që nuk e kupton që po përdoret
15 Korrik, 17:46
-
Kreu i ILD Artur Metani në Kuvend: Ka pasur anatemim të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga politika
15 Korrik, 16:43
-
VIDEO/ Noka përpiqet të prish seancën dhe afrohet me sjellje kërcënuese tek Dumani! Ndërhyn garda
15 Korrik, 15:19
-
Arbër Hitaj: Kokëfortësia bolsheviko-staliniste!
15 Korrik, 14:40
-
Kreu i SPAK në Kuvend: Grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar, kanë aktivitet dominant në tregjet ndërkombëtare të drogës
15 Korrik, 12:35
-
Preç Zogaj: Tre 'stacione' ku shumica popullore opozitare firon në pakicë politike
15 Korrik, 10:53
-
Prona dhe toka nga Shëngjini në Himarë, Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj
15 Korrik, 10:30
-
Çfarë tregoi protesta e 11 korrikut për opozitën
15 Korrik, 09:40
-
Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! Po verifikohet çdo person! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama
15 Korrik, 08:04
-
Atentati ndaj Trump, çudit Berisha ndaj SHBA-ve: Shkatërruat opozitën e një vendi mik! Karma kthehet
15 Korrik, 07:40