Kuvend, rrëzon listat e kandidatëve për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së

Kuvend, rrëzon listat e kandidatëve për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së

Kuvendi nuk miratoi listën e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e avokatëve, pasi nuk mori votat e kërkuara. Dy kandidaturat që nuk morët votat ishin Artan Reçi dhe Albens Tabaku. Ata u votuan me 61 vota pro, 10 abstenim dhe 2 kundër.

Gjithashtu me  62 vota pro, 4 abstenim dhe 4 kundër nuk u miratua as lista e kandidatëve për anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve që përbëhej nga Saimir Kola dhe Erind Mërkuri.

Emrat që u dërguan në Kuvend dhe duhet te merrnin 84 vota. 

Më 13 qershor në nënkomisionin e Ligjeve u hodh shorti për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve të cilët u votuan në seancën e Kuvendit të 27 qershorit. 

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë në KLGJ e KLP ka tejkaluar me 6 muaj afatet ligjore dhe ka krijuar kontradikta mes institucioneve të përfshira në procedura, gjë që për ekspertët e shoqërisë civile po cenon standardet e reformës në drejtësi.

Ligjet e tjera të miratuara 

Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 14 kundër pr/rezolutën për vlerësimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin 2023.

Me 72 vota pro, 2 abstenim dhe 14 kundër u miratua pr/rezolutën për vlerësimin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), për vitin 2023.

Me 73 vota pro dhe 14 kundër u miratua pr/rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së ERE-s gjatë vitit 2023.

Me 73 vota pro dhe 15 kundër u miratua projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.

Me 87 vota pro dhe 1 abstenim u miratua  projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, për kontributin në zbatimin e projekteve prioritare në Shqipëri”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin

Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin