Veliaj: Do rikthejmë Kavajën në PS! Ata që digjnin gjithë Shqipërinë, sot djegin njëri-tjetrin

Një vit më parë socialistët nuk mundën të ruanin drejtimin e Bashkisë së Kavajës duke ia kthyer bastionin tradicional të së djathtës demokratëve. Por, Erion Veliaj thotë se e vetmja bashki e humbur e Qarkut të Tiranës duhet të kthehet sërish rozë në betejën për zgjedhjet e përgjithshme që përball sërish palët në 2025. Gjatë takimit me strukturat e PS, ai tha se opozita është katandisur “kokoshi një thelë”.

“Saliu që bënte zap Shqipërinë dhe dhunonte çdo socialist, sot nuk bën dot zap as dritaren e tij. është katandisur ‘kokoshi një thelë’. Sot, ata që digjnin gjithë Shqipërinë, djegin njëri-tjetrin me goma dhe molotovë. Më shumë digjen vetë, se sa i bëjnë ndonjë dëm Shqipërisë. Por, sfidën tonë më të madhe ne e kemi vitin tjetër, për ta kthyer Kavajën bindshëm në familjen socialiste. Kjo do të vijë vetëm nëse ky grup që nderojmë sot, me grupin që janë në sallë, do arrijnë të bashkëpunojnë si një familje. Ky është momenti për betejë, për t’i dhënë dorën njëri-tjetrit, për t’u fokusuar te beteja, te fitorja jonë e 2025”, tha ai.

Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, tha se nuk mund t’I besohet një partie që alternativë ka dhunën, duke e krahasuar opozitën me talebanët në Kabul.

“Shihini çdo të premte te Bashkia e Tiranës; shihini si djegin gomat dhe ato kukullat prej lecke. Ka vetëm një forcë tjetër në botë që bën të njëjtën politikë: Talebanët në Kabul! Se ata nuk dinë të flasin, nuk dinë të thonë si do bëjmë një kopësht, si do bëjmë një çerdhe, si do e promovojnë turizmin, si do e zgjerojmë aeroportin. Një forcë që nuk di të artikulojë, djeg goma”, tha ai. 

Sipas tij, mjafton të shohësh djegien e gomave nga opozita për të kuptuar diferencën me Partinë Socialiste.

“Gjatë fushatës xhirojnë gomat, pastaj kur humbasin djegin gomat. Më thoshte dikush në Tiranë: ‘O lali, aman kur do mbarojnë këta se i trembën turistët’. I thashë: Unë lus Zotin që të mos mbarojnë, të jenë çdo javë aty, derisa të vijnë zgjedhjet, që të mos harrojnë njerëzit se kë kemi përballë, që të mos harrojnë njerëzit kush është diferenca mes atyre që punojnë dhe atyre që djegin goma, të mos harrojnë njerëzit as SHIK-un, të mos harrojnë njerëzit as vajzën dhe djalin e Saliut, as Gërdecin dhe 21 Janarin. Unë lus Zotin që ata të vazhdojnë çdo javë, që çdo qytetar i Shqipërisë, sikur të ketë edhe dyshimin më të vogël, mjafton të shohë ata dhe të kuptojë punën tonë. Kjo është diferenca mes nesh dhe atyre, janë dy civilizime të ndryshme, dy botëkuptime të ndryshme”, tha ai.

Ndërsa socialisti Etjen Xhafaj, akuzën e pati të drejtpërdrejtë për drejtuesit demokratë të Bashkisë

“Diferenca është shumë e qartë, pluhuri dhe mbeturinat janë kthyer se e kanë mendje te ndërtimet, shkarkimet e socialistëve si mjek hakmarrje”

Veliaj deklaroi se PS-ja ka treguar se di të ndërtojë çerdhe, kopshte dhe shkolla të reja.

“Zoti ua shtoftë inatin, ata djegin goma, por ne kemi ndërtuar më shumë shkolla se ç’kanë djegur ata goma. Kemi ndërtuar më shumë ujësjellës, se ç’kanë hedhur ata molotovë. Kemi bërë më shumë kopshte dhe çerdhe, se numri i protestuesve që vijnë aty. Vetëm në Tiranë kemi 101 kopshte dhe çerdhe të reja”, deklaroi Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet

Kavaja ishte ndalesa e radhës e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u takua me strukturat e kësaj force politike për t’i shprehur mirënjohjen socialistëve, të rinj e të vjetër, për kontributin ndër vite. Veliaj tha se edhe pse dikur ka qenë një zonë e djathtë, sot Kavaja është më socialiste se kurrë.

“Dikur në Kavajë Sali Berisha e merrte mandatin për 20 vite, kurse sot, nga njeriu që drejtonte gjithë Shqipërinë, tani është reduktuar në një dritare të vogël, në një rrugicë të Tiranës. Të qenit socialist në vitet e vështira ka qenë kudo një sfidë, por ka qenë posaçërisht sfidë në Kavajën e Saliut. Ka qenë posaçërisht një sfidë në vendin ku socialistët janë dhunuar, përndjekur, përjashtuar, abuzuar më shumë. Megjithatë, falë burrave dhe grave që nderojmë sot, kjo parti i rezistoi atyre viteve të vështira. E riktheu Kavajën me fitoren e vitit 2011. Ka qenë një zonë tipikisht e djathtë, por sot Kavaja është më socialiste se kurrë”, tha ai.

Veliaj dha një mesazh edhe për socialistët e rinj, të cilët i janë bashkuar PS-së gjatë fushatës së fundit të anëtarësimeve. “Keni ardhur në këtë familje në ditë shumë të mira, keni ardhur në një kohë kur jemi fitues, keni ardhur në një kohë kur nuk diskutohet fitorja jonë në të gjithë Shqipërinë. Madje, sipas cikleve zgjedhore, edhe në Kavajë, në gjysmën e betejave kemi dalë fitues, në një vend që as nuk diskutohej fare që të fitonte e majta dhe PS. Për ju që keni ardhur të rinj, ju lutem jepni kontributin tuaj, mos ardhshin kurrë ato ditë të vështira, por më e rëndësishmja kujtoni kush e mbajti këtë parti kur socialistët përndiqeshin dhe rriheshin publikisht në sheshet e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë”, nënvizoi ai.

Sipas tij, sot Kavaja dhe gjithë Shqipëria kanë pësuar një rritje të fluksit të turistëve dhe të ekonomisë. “Nuk ka si Tirana, nuk ka si Shqipëria, nuk ka si Kavaja, nuk ka si Golemi, nuk ka si modernizimi i jashtëzakonshëm që i ka ndodhur vendit. Shkojmë në ato vende që deri dje i admironim dhe takojmë gjysmën e qeverisë së tyre, që janë duke bërë plane për të bërë pushime në Tiranë dhe në Shqipëri, në Golem, në Kavajë, në Spille dhe Karpen. Këto i ka bërë një grup që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Do të thotë se kur njerëzit punojnë, kur socialistët drejtojnë, dinë të bëjnë shtet dhe qytet, si asnjë forcë tjetër politike”, u shpreh Veliaj.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi 'blindon' mesin e fushës, paguan 50 milionë euro për brazilianin

Zyrtare/ Juventusi 'blindon' mesin e fushës, paguan 50 milionë euro për brazilianin