Kuvendi hapi listat, Basha refuzon ftesën: E ke vendin në burg! Rama: Lëri kërcënimet, hajde të gjejmë me konsensus formulën për koalicionet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha së bashku me aleatët opozitarë ka reaguar fort kundër ndryshimeve kushtetuese që hapin listat duke mos i njohur. Lideri demokrat tha se Edi Rama pas zgjedhjeve e ka vendin në burg. Kryeministri e ftoi që të ulen dhe të reflektojnë në Kodin Zgjedhor ndryshimet për listat dhe koalicionet që u miratuan sot, por Basha e refuzoi ftesën.

"Kuvendi gjysmak tregoi se është çirak i interesit politik të Edi Ramës. Qytetarëve s'po u jepn listat e hapura, pasi janë të hapura vetëm nga fundi i tyre. Edi Rama refuzoi hapjen e 100% të listave dhe mos prekjen e koalicioneve. Ata shkelën me këmbë konsensusin dhe Kushtetutën. Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar pa konsensusin e opozitës dhe në mënyrë të njëanshme. Kurrë më parë rregullat nuk janë vendosur nga partia në pushtet.

Shqipëria i është dashur Edi Ramës vetëm për interesat e tij personale. Akti i sotëm është treguesi i fundit, se ai e di që koha e tij po mbaron. Ai po përpiqet që të manipulojë sistemin duke menduar të zgjasë agoninë e pushtetit të tij. Ndryshimet e njëanshme nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe për qytetarët, janë të papranueshme. Makinacionet nuk kanë për ta ndaluar ndryshimin politik. Koalicioni ynë është me njerëzit, ne jemi bashkë për të bërë këtë ndryshim.

Atyre që kërcënojnë që të na kthejnë në partinë shtet ne do u tregojmë se nuk ka më kthim pas. Ne do të vijojmë betejën për demokracinë dhe votën e lirë për të fituar zgjedhjet, asgjë nuk e ndal koalicionin kundër Ramës. Fuqia jonë është te vota dhe mbështetja e qytetarëve, ku vullnet nuk zhbëhet nga kjo maskaradë" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Basha i refuzoi ftesën, Rama: U nxitove, humbe busullën, s'presim gjatë, eja në tryezë

Edi Rama i drejtohet Lulzim Bashës duke i thënë se u nxitua me vendimin për të refuzuar ftesën për t'u ulur në tryezë për të integruar ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet në Kodin Zgjedhor. E ndërsa e fton sërish që të reflektojë, Edi Rama i bën edhe një paralajmërim se nuk do ta presë gjatë. "Lulzim Basha reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s'presim dot gjatë!" shkruan Rama.

Ora 15:57
Rama e ftoi në tryezë, Basha refuzon: Pas zgjedhjeve e ke vendin në burg

Lulzim Basha refuzon ftesën e Edi Ramës për t'u dialoguar së bashku reflektimet e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor për listat dhe formën e re të koalicioneve. "Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale" shkruan Basha.

Ora 14:29
Kryemadhi: Rama i hapi gropën vetes, opozita merr 100 deputetë në 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se opozita në zgjedhjet e ardhshme do të marrë 100 deputetë duke mos shqetësuar për formulën e koalicioneve. "Sot Edi Rama i hapi gropën vetes. Kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar, do të mbytet në ujërat e zeza të fekaleve. Këshilli politik është një institucion i kërkuar nga BE-ja, sigurisht që do të jemi pjesë. Vendimet që mori sot Edi Rama bashkë me viktimat e tij izoluan Shqipërinë dhe ju bëj thirrje shqiptarëve, po jua shqiptoj; do u heqin të drejtën e lëvizjes së lirë, do të fillojë bllokimi dhe izolimi, do të bëhen shqiptarët viktima të trafikimit të vizave, do të jemi të izoluar. Rasti më i mirë i PS-së do të jetë me 40 deputetët, 100 janë të opozitës në zgjedhje. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën" tha ajo.

Ora 14:13
Kushtetuta u ndryshua, Rama ftesë Bashës: Ejani të gjejmë me konsensus formulën për koalicionet

Lulzim Basha i cilësoi maskaradë ndryshimet kushtetuese. Por Edi Rama iu përgjigj duke i bërë ftesë që të vijnë dhe të ulen në këshillin politik për të diskutuar për detajet për % e hapjes së listave dhe formulën e re të koalicioneve në mënyrë që të reflektohen me konsensus në Kodin Zgjedhor.

"LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s'janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për:  Hapjen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s'na pengon t'i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t'u pijnë lëngun siç ua pinë mandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor! Formulën e grupimit të partive para zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar e përzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar se po nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinë duarlidhur! Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t'i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese! S'ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s'e merr dot peng shumicën kushtetuese tnë këtë proces - vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë" shkruan ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 31/07/2020 16:44

    Monika kokrra e kur***

    Përgjigju
  • robi: 31/07/2020 10:49

    po mire moj Nafije dybeku kur e paske te sigurte qe ne zgjedhjet e ardheshme do marresh 100 deputete si opzite atehere perse beni sikur ka ardhur fundi i botes me ndryshimet kushtetuese, ju duhet te dilni ne rruge ne feste kombetare qe siguruat 100 deputete me keto ndryshime kushtetuese. Por zija ne fytyren tuaj duket qarte, Nafija eshte femra me e urryer e planetit,leshilikes kurre me ne pushtet, poshte sharebajgat e haremit veror te Jales.

    Përgjigju
  • Askushi: 30/07/2020 23:00

    A mer lulekuqe si gjithmone qep pa nyje.

    Përgjigju
  • Likja: 30/07/2020 19:53

    Me zi po te presim qe ti te fitosh zgjedhjet qe bohesh kryeministre qe Shqiperia te eci perpara ILIR hajduti President dhe ti ... kryeministre lum Shqiperia per ju ,qe do eci nen dretjtimin tuaj me hapa gjigande drejte Europes.

    Përgjigju
  • Niku: 30/07/2020 19:35

    O Lyl mos degjo don Like corleone,,por degjo ameriken,,Likja e ka pronetuar dhomen ne Rec bashk me Mona

    Përgjigju
  • RAQI RAQI KIKO: 30/07/2020 18:30

    O LYLO PO A E KUPTON QË EDI RAMA ËSHTË PREFESOR TALL ALLATET ME TY E KOMPANI. A I DËGJON TI NDËRKOMBTARËT O DERDIMEN. A E DIGJON TI POPULLIN SHQIPTAR QË JAN PËR LISTAT E HAPURA E LISTAT I HAPI EDI. EDI PRAP TA ZHYTI TA BONI TRE PIKSH O LYL DYRDYLI JE I VOGËL ME LUJT TI ME EDIN BASKETBOLL PRANDAJ PREGATITU ME SHKU NË KATEGORIN E 2 O LYL. NUK FITOHEN ZGJEDHJET ME : FATMIR KRIMINEL EVGJIT MEDIUN, NUK FIZOHEN ZGJEDHJET ME DASH PIJANECIN 1 DOPJO MER JAHU ME PLOÇ DERRI, NUK FITOHEN ZGJEDHJET ME NARD IDJOT NDOKËN ME 7 VJEÇARE, NUK FITOHEN ZGJEDHJET ME ANTISHQIPTARIN DULE TA NGULA. LYL DERDIMENI SHQIPTARËT KAN EVOLUAR JAN BËR POPULL SHUM SHUM SHUM I ZGJUAR E SKA NJERI SHANC TI MANIPULOI TANI KA ARDH DITA QË VOTA DO SHKOI TE I ZOTI MOR LYLI BRYL LOJA MORI FUND O TEVEQEL BOHU GATI ME KAP SAPUNIN O LYL ATA BURGAXHIT DO MAJN RADHËN PËR TY O LYL RONDELJA JOTE E SHKREJT ÇDO HEQI O LYL . KSHU ËSHTË JETA NË ATO MAJA RIPA RIPA HER MA HIPE E HER TA IPA O LYLI BRYLI.HAJT LYL SUKSESE NË BURG SHTRËNGOJE MIR RONDELEN.

    Përgjigju
  • Yyyyy basheee: 30/07/2020 18:06

    lulbasha kokrra e injorantit

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 30/07/2020 17:44

    Sot eshte nje dit e madhe per Shqiptarët. Ska ma Dule, Ndoka, Monika e prralla, ja u ka pre Edi bisha këmbet brravo gjiganti i gjigantëve. Urime Shqipëri

    Përgjigju
  • Lui: 30/07/2020 16:55

    O Lul, mos i lyej kaq te zeza floket se Po fillon te dukesh si Drakula.

    Përgjigju
  • Ramadani: 30/07/2020 16:55

    Ky Lulushi menon se po u bë kryeminister bëhet dhe gjykatës, që t'fusi e t'nxjerri çin t'doje n'burgut. D.m.th do u bëka më doktator se Sala.

    Përgjigju
  • zenepja: 30/07/2020 16:48

    SHIKOJENI MONIKEN SESI I RRI E SHTREMBERUAR BUZA,,,SHIKONI VIDEON,,,PARA SE TE BENTE OPERACION PLASTIK ,,KISHTE NJE BUZE SI TE NJE MJELESE LOPESH,,,PYETENI KU I GJETI 10.000 EURO PER TE BERE NDERHYRJEN,,KUR POPULLI NUK KANE BUKE TE HANE,,,....

    Përgjigju
  • BENI: 30/07/2020 16:39

    NE BURG E KE VENDIN TI O KAMARIERI I SALIUT ,,PER VJEDHJEN NE RRUGEN DURRES--KUKES ,,,E KE DOSJEN E HAPUR ME 300 MILION EURO TE VJEDHURA ATJE..DHE VRASJET NE BULEVARD,,VRAVE 4 BIJ NENASH,, ,,,DHE SHITJEN E DETIT ME SALIUN,,,.....

    Përgjigju
  • Shqiptar: 30/07/2020 16:35

    Luli me shalet e ngjitura qe qesh si nje kukull Kineze, mendon se Shqiptaret do e votojne per Kryeminister. Rritu vogelush Luli, rritu.

    Përgjigju
  • Korca: 30/07/2020 16:11

    Sa bukur i paska lyer floket, veshjet yll, vetem nga goja nxjerr fekale

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 30/07/2020 14:28

    MIR QË U TREGOVE NJË HER BURR O EDI RRAMA. LYLI BRYLI E PROST*TUTA MONA TANI TA MBAJ MREN SE I SHIJON E EVGJITI KRIMINEL FATMIR MEDIU TË SHKOI TE PLERAT. ID*OTI I LER NARD NDOKA ME 8 VJEÇARE TI PËRVISHET PUNËS E TË KAPI LOPATËN MAGJARI SE PËR POLITIK NUK BËN KY IPOLIT. TANI LE TA SHIKOJ LYLI SA LËKURA DO I VLEJ KTI HAJDUTI KRIMINEL. Z O T I VONON POR KUR S'HARON .

    Përgjigju
  • asdfg: 30/07/2020 14:17

    Ah sa te shpifur jeni juuu , po si ka mundesi qe jeni kunder cdo gjeje? Ishalla nuk futeni me ne parlament , se ju asnjeasgje nuk perfaqesoni.

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 30/07/2020 14:17

    Cfar te ka pelqyer ty mor m*"* nga 7 vjet???????????? ASGJE. Kush po te pyet ty???????????????????????? Vetem Mona. Mbaje me shkum. Pak maskarada keni bere ju.????? . Lexojeni nje her te vetme cdar thot populli,Jo cfar thot ndoka e duka i krimit.

    Përgjigju
  • dedeja: 30/07/2020 13:54

    bjeri defit bjeri....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë