Kuvend/ Shehaj akuza kryeministrit: Fshihesh pas një kompanie offshore holandeze, po s’kam prova! Rama: Ose je idiot ose bën vetë! Shko bëj një skaner se s’di çfarë flet

TIRANË- Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare në Kuvend, ndërmjet opozitës dhe kryeministrit Edi Rama. Gjithçka nisi pas akuzave që deputeti demokrat Agron Shehaj, bëri në drejtim të kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë, kompani të cilës Klodian Zoto i ka transferuar inceneratorin e Tiranës. Kjo deklaratë në Kuvend është dukur pas logjikë për kryeministrin Edi Rama, i cili e ftoi Shehajn që të sillte prova në lidhje me akuzat e rënda që ngriti kundrejt tij. Duke ju drejtuar Shehajt, Rama i tha ose bën vetë ose është idiot që guxon dhe ngre akuza të tilla ekstreme, në bazë të të cilave ai duhet të ishte para drejtësisë.

'Jam gjithmonë në dilemë nëse jeni idiot. Ju thatë që unë fshihem pas një offshore në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Më sillni një provë. Ju ftova që ju të jepni provën dhe në të gjitha ato që thatë unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë.'- tha Rama.

Pas reagimit të ashpër të kryeministrit erdhi edhe përgjigja deputetit Agron Shehaj, i cili kishte dalë në një deduksion se kreu i qeverisë dhe qeveria fshihet pas kompanisë holandeze offshore dhe se ishte i sigurt për këtë, por prova nuk kishte. Sipas Shehajt, ai nuk ka prova, kjo pasi kompanitë offshore, prandaj duhen sepse mund të fshehësh se kush fshihet pas tyre.

Kjo përgjigje e Shehajt nxiti sërish reagimin e kryeministrit Edi Rama.

‘Je idiot apo bën vetë! Unë nuk të thash je, por ngrita një pyetje. Mund të bësh vete. Por ti më thua mua kriminel, sepse një kryeministër që është i fshehur offshore është kriminel. Je në vete apo jo. Unë e kuptoj se kështu e ke në mëndje. U bë për të thirrur urgjencën, shko bëj një skaner se s’ka mundësi ose pastaj bën vetë. Nëse bën vete ke arsyet  e tua.’- i tha Rama.

Debate më herët në Kuvend ka pasur edhe  për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku i renditur i dyti është edhe Ardian Dvorani. Oerd Bylykbashi nga PD-ja e Sali Berishës, tha se ai nuk është i denjë për të qenë anëtar i ‘Kushtetueses’, e ndërsa përgjigjen e ka marrë nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Ai tha se Dvorani është kampion i drejtësisë, e se opozita duhet të ketë më respekt kur të flasë për të.

Debate ne Kuvend pati edhe për huanë për rrugën Qukës Qafë-Plloçë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Dashnor Sula u shpreh se për rrugën Qukës Qafë Plloçë para një muaji janë miratuar rreth 40 milionë euro, teksa është përfunduar 99.4% e punimeve të kësaj rruge. Deputeti demokrat akuzoi qeverinë duke thënë se rruga Kardhiq është bërë me dyfishin e fondit, ndërsa përmendi rrugën e Elbasanit si një projekt që u nis me 312 milionë dollarë dhe u përfundua me 450 milionë.

Nga ana tjetër Balla akuzoi qeverinë e atëhershme, të Sali Berishës, se kanë abuzuar me ndërtimin e kësaj rruge duke e përdorur për fushatë elektorale. Balla tha se e nisën ndërtimin e rrugës pa projekt dhe pasi fituan zgjedhjet shpallën kompaninë fituese, që sipas Ballës e hartoi projektin nga zyra pa dalë në terren. Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në këtë rrugë duhet të ishin tashmë para drejtësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Rama kthen në batutë sherrin me Shehajn në Kuvend

1671658088_finalprojekt.00154504.Still007.jpg

Kryeministri Edi Rama e ka kthyer në batutë sherrin që pati me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehajn në Kuvend. Me ironi kreu i qeverisë ka treguar përplasjen me Shehajn të cilit i kërkoi prova pas akuzave se ishte i fshehur pas një kompanie offshore, por ky i fundit nuk i kishte.

'Jetë parlamentare! Ballisti: KM është i fshehur në një offshore në Hollandë! Unë: A mund ta di ku bazohet kjo akuzë? Ballisti: E kam bindje! Unë: Pra s’keni asnjë provë! Foltorexhiu: Pse gjykatës je ti që do prova?! Ballisti: Po offshoret prandaj janë bërë që mos ketë prova!'- shkruan Rama.

Ora 21:54
Inceneratorët/ Berisha: Kompania ‘Integrated Energy’ nuk ekzistonte në asnjë regjistër, i përket Edi Ramës

1671655464_Screenshot12.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha në foltoren e kuvendit nuk kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama mbi inceneratorët e Elbasanit dhe Tiranës, duke deklaruar se e vetmja mënyrë që këto shkelje të bëheshin është nëse kompania e inceneratorëve i përkiste vetë Ramës.

“Pasi u mor Elbasani, do na merrej Tirana që shkonte në 100 e ca milionë. Edi Rama me Ahmetajn nëpërmjet një agjentit të tyre, Zotos, bënë kërkesë të merrnin 8% për djegësin e Tiranës. Kërkesën e bënë në nëntor të vitit 2019. Rastis zonja që ishte hetuese prokurore dhe me mani për të hetuar dhe kompaninë Integrated Energy nuk e gjen askund përveç se në zyrën e Edi Ramës.

Na thuaj pak Rama, me cilën kompani mund të veproje në këtë mënyrë përveç se me kompaninë tënde? A vodhi Erion Veliaj? Hajdut me çizme! Firmosi dokumente në emër të Këshillit pa mbledhur këshillin. Këta janë korpus’-tha Berisha.  

Ora 21:45
Berisha-Nikollës: Je kryeparlamentare apo sekretare e Edi Ramës? Po prish klimën parlamentare në këtë mënyrë

 

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha kritikoi kryeparlamentaren Lindita Nikollën për mënyrën e menaxhimit të seancës plenare, duke i dhënë fjalën kryeministrin Edi Rama sa herë që e kërkonte për replikë.

“Je kryetare e parlamentit apo sekretare e Edi Ramës? Nëse je kryetare parlamenti duhet të ruash rregulloren e drejtë për deputetët. Ti për Edi Ramën nuk njeh rregullore dhe ligj për deputetët përdor standart tjetër. A e kupton se prish klimën parlamentare në mënyrë thelbësore në këtë mënyrë? Nëse e drejta e replikës nuk merret për së dyti dhe për së treti. Ai 100 herë po ia dhe fjalën, ai po aq herë hajdut del!”-tha Berisha.

Ora 21:42
Rama-Shehajt: Je i vetëdijshëm apo jo, nuk di ca flet! U bë për të thirrur urgjencën, shko bëj skaner

 

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti demokrat Agron Sheaj kanë pasur sërish përplasje në Kuvend. Rama u ndal në akuzat e Shejat për inceneratorët, teksa e pyeti nëse është i vetëdijshëm pao jo për ato që thotë.

“Je idjot apo bën vetë. Unë nuk të thash je, por ngrita një pyetje. Mund të bësh vete. Por ti më thua mua kriminel sepse një kryeministër që është i fshehur offshore është kriminel. Del ai avokati i avoketërve që ta bën të bardhën të zezë të zënë të bardhë dhe thotë dashke prova ti qenke gjyqtar. Ju keni ik fare, doni të përmbysni normat më elementare të komunikimit. Ti më thua mua u kape me falsifikim në dellaware. Je i vetëdijshëm. Kompanitë jo vetëm që s’ka marrë asnjë lek, edhe gënjen, por kom ka lënë të tëra paratë që vuri garanci se ja mori buxheti i shtetit. Humbi edhe gjyqin për garanaci. Je në vete apo jo. Unë e kuptoj se kështu e ke në mëndje. U bë për të thirr urgjencën, shko bëj një skaner se s’ka mundësi ose pastaj bën vetë. Nëse bën vete ke arsyet  e tua. Unë viktimën, se kam bëtë kurrë s’jam viktimë e asgjëje. Ti s’më tregon a s’ku shkollohen fëmijët e mi dhe ku është e ca bën familja ime. Askush s’ma tregon. Jeni bëtë fare, s’keni frena nuk e di si ja bëni natën. Për gjërat që fole ka një provë shumë të madhe, ka një sistem drejtësie që po bën punën e vet detaj për detaj”, tha Rama.

Ora 21:41
Rama i tha të mësoj shqip, Bylykbashi: Je si tango gjimnazi, i mërzitshëm

 

Me debate është shoqëruar seanca plenare sot në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është përplasur në Kuvend me kryeministrin Edi Rama.

Bylykbashi: Kryeministri është njësoj si të tjerët para rregullores, me atë që tha duhet të merren ndëshkime.

Rama: Mëso shqip

Bylykbashi: Me shqipen mos më thuaj mua. Je si tango e gjimnazit, 2 me 1 i mërzitshëm. Është e vështirë për shqiptarët që mos të kuptojnë se çfarë po ndodh me këtë kompaninë skandalozë të inceneratorëve.

Ai i bëri apel SPAK-ut që të ndjekë paranë për të zbuluar ideatorët dhe pronarët e kësaj skeme korruptive.

“Është shumë e vështirë për shqiptarët që të mos kuptojnë se çfarë ndodh me këtë historinë e inceneratorëve. Sa më takon mua mu drejtove dhe po të kthej përgjigje. Është shumë e vështirë për çdo shqiptar me nivel mesatar që mos ta kuptojë se çarë ndodh me skemën e inceneratorëve. Në Itali këtë e bën mafia por e lufton qeveria, këtu e bën vetë qeveria. Ne këtë provë nuk ia çojmë dhe nuk kemi për detyrë të bëjmë detyrën e SPAK-ut. Por SPAK-u të bëjë një gjë vetëm, të ndjekë paranë dhe dihet se ku do t’i çojë”, tha Bylykbashi.

Ora 21:40
Rama i drejtohet opozitës: Do mbeteni si vulë pa letë rrugëve të gjithë bashkë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën, ndërsa theksoi se ato do të mbeten pa si vulë pa letër rrugëve të gjithë bashkë.

‘Mos flisni më për fyerje këto janë dilema të mëdha. Ul e ngre tërë hajdutët vidhni e vëni, pse kështu do të vini ju në pushtet. Ju do të mbeteni si vulë pa letër rrugëve të gjithë bashkë.’- u shpreh Rama.

Ora 21:36
E akuzoi se fshihet pas një kompanie offshore, Shehaj i përgjigjet Ramës: Nuk kam si të sjellë prova, por e di që jeni ju dhe qeveria juaj

 

Deputeti Agron Shehaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili i tha më sill një provë për faktin se qëndron pas kompanisë offshore. Shehaj tha se nuk ka si të sjellë prova pasi kompanitë offshore prandaj janë të tilla që të fshihet se kush i ka.

‘Tani roli i viktimë snuk ju shkon. Nëse ka viktima në këtë vend janë ato që ikin nga Shqipëria me gomone, ato që ju po pasuroni. Këto janë viktimat e vërteta,. Për sa i takon fryrjeve dhe sharjeve, unë flas për gjëra konkrete. Do flasë vetëm me fakte,. Si më kalon mua ne përmendje që pas kompanisë ofshore, në Holandë mund të jeni ju ministrat tuaj. Si më kalon mua nëpër mendje. Ju i dhatë një 26 vjeçari që i mori aplikimin 26-vjeçarit para se të regjistronte kompaninë. Ministria juaj dhe ministri juaj ndihmuan 26-vjeçarin të merret tenderin. Nuk e them unë e thonë faktet. Unë edhe në atë rast nuk kisha provën që ju ishit pas. Kompanitë offshore prandaj duhen që ju të vini këtu dhe ta fshini. Prandaj bëhen kompanitë offshore për ta fshehur. Mos më kërkoni tu sjell provën që pas kompanisë offshore qëndroni ju dhe qervra.’- tha Rama.

Ora 21:33
Rama: Inceneratori i Tiranës paguhet se bën shërbimin, ta ndalojmë punën tre ditë dhe e shihni si Tirana mbulohet nga plehrat

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Agron Shehaj se fshihet pas një kompanie offshore në Holandëë, kompani që qëndron pas inceneratorit të Tiranës. Rama tha se nuk janë ndërprerë pagesat për inceneratorin e Tiranës sepse ende nuk ka një vendim gjykate njëjtë si ai i Elbasanit apo Fierit.

“Bashkia i jep para një njeriu në kërkim. Po mirë mo zotëri dhe ndërkohë thoni te të dy të tjerat nuk ndodh. Po pse? Sepse ka vendime gjyqi, prokurorie. Dhe impianti i Elbasanit është sot pronë publike. Ata 450 mln e 21 dhjetorit janë një fantazi sepse nuk kanë fluturuar dhe janë aty. Impianti i Elbasanit është pronë publike, i fierit i sekuestruar dhe do ti kalojë publikut, Tirana paguan shërbimin. Tirana është befasisht e pastër. Doni të bëjmë një provë. Është një provë që se bëjmë dot. Të ndalojmë pagesat për tre ditë e të shihni se ca ndodh me Tiranën. Sepse atje zhvillohet operacion i përditshëm i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Paguajmë shërbimin”, tha Rama.

Ora 21:21
E akuzoi se fshihet pas një kompanie Offshore, Rama-Shehajt: Ose je idiot ose bën vetë! Po bën akuza ekstreme penale pa fakte! Më sill një provë

 

Kryeministri Edi Rama është përplasur në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj. Përgjigja e kryeministrit erdhi pasi ky i fundit e akuzoi se qëndron pas një kompanie offshore në Holandë, e cila ka marrë inceneratorin e Tiranës. Kryeministri Edi Rama tha se ai po bën akuza penale ekstreme, që nëse do të ishin të vërteta ai do të ishte para drejtësisë. Sipas Ramës duhet të faktojë me prova ato që thotë.

‘Jam gjithmonë në dilemë nëse jeni idiot. Ju thatë që unë fshihem pas një offshorë në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Më sillni një provë. Ju ftova që ju të jepni provën dhe në të gjitha ato që thatë unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë. Ti thuash tjetrit që është në krye të qeverisë tja thuash në sy të gjithë publikut se je i fshehur pas një kompanie offshore në Holande dhe të dalësh këtu dhe të bësh një skeç të zhurmshëm se rruga Tiranë-Vlorë është kaq km dhe unë kam lindur në Selenicë, unë nuk di se çfarë të them pasi këto janë akuza ekstreme. Akuzat ekstreme bëhen vetëm në bazë të provave. Nuk mund të zini foltoren dhe ti drejtoheni një publiku të tërë dukë shpifur. Në duhet menjëherë të shkoni në drejtësi. Nuk mund të them se duke parë sesi juve vrapin në drejtim të paditur të thoni se jeni në kërkim ndërkombëtare. Ore fare. Se kam problem dhe të them që e kam takuar. Unë ju kuptoj shumë mirë juve. Po bëni akuza ekstreme penale pa fakte. Ose i bëni vetë, ose të ishit në pozitën që jemi ne do i kishit bërë. Se ndryshe mua nuk më shkon mendja të të akuzoj për çudira. Nuk ka mundësi për asgjë tjetër.’- u shpreh Rama.

Ora 21:16
Agron Shehaj: Rama fshihet pas një kompanie offshore në Holandë

 

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se fshihet pas një kompanie offshore në Holandë.

“Inceneratori i Tiranës i është dhënë Klodian Zotos, ju në fillim thatë që s’do ishte zoto por do ishte një sipërmarrje e madhe italiane. Pastaj zbuluam që nuk kishte kompania të huaj, ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin. Të njëjtën ditë që firmosët kontratën, zoto ia transferoi kontratën një kompania offshore në Holandë. Dolën që zoto ka krye korrupsion dhe prapë koncesionet të Elbasanit dhe FierIt janë të sekuestruar, i Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një kompania offshore në Holandë, teorikisht.

Kompania është ofshore nuk e dimë kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që është i përfshirë në aferë korruptive, duke i hapur çdo lloj dere, duke i dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ky zotëria e çon kompaninë në offshore, vazhdoni e paguani. Inceneratori i Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një njeriu që është në kërkim, paratë kalojnë nga bashkia  e Tiranës ne xhepa cefaljone. Inc i Tiranës është në pronësi të një kompani offshore. Pse jeni ju? Sepse pashë ca ndodhi me kom D Albania, fillo tenderin e unazës së madhe duke mashtruar, i dhatë miliona euro. Po të ishit të gënjyer s’do kishte  kthyer paratë. Vazhdimi i pagesave pavarësisht se spak thotë se janë të korruptuar, kjo më bën të mendoj që pas këtij skandali, pas inceneratorët të Tiranës mund të jeni vetëm ju. Ose hajde na thoni se jeni të paaftë ju gënjen zoto ose jeni ju pronarët e vërtetë.

Ora 20:55
Rruga Qukës-Qafë Plloçë, Balla-opozitës: E nisët punën pa projekt, e përdorët për fushatë! Sula: Shpresova që kur erdhët në pushtet do i çonit para drejtësisë shkelësit

 

Kreu i PS, Taulant Balla foli në kuvend për rrugën Qukës-Qafa e Plloçës ndërsa akuzoi qeverinë e atëhershme, të Sali Berishës, se kanë abuzuar me ndërtimin e kësaj rruge duke e përdorur për fushatë elektorale. Balla tha se e nisën ndërtimin e rrugës pa projekt dhe pasi fituan zgjedhjet shpallën kompaninë fituese, që sipas Ballës e hartoi projektin nga zyra pa dalë në terren. Ai tha se të gjithë personat e përfshirë në këtë rrugë duhet të ishin tashmë para drejtësisë.

“Nuk do ta kisha marrë fjalën për këtë çështje nëse Dash-i nuk do të kishte thënë vetëm të pavërteta. Në 25 qershor 2009, ti Dashi bashkë me Mondin, Ridvanin, Saliun keni qenë në mitingun e madh të fillimit të rrugës Qafë Plloçë. Ke qenë Dash, se ishit kandidatë për deputet të PD. U inaugurua rruga, filloi rruga dhe rruga filloi pa projekt. Pasi filloi rruga me ca makina të rënda e vetmja gjë që mbaj mend ishin shembja e shtëpive të disa familjeve. U shembën shtëpitë sepse rruga filloi në një zonë ku nuk ishte bërë studimi, pasi u fituan zgjedhjet e 2009, qeveria bëri tender për projektin që e fitoi një kompani italiane, që ia dha një kompani shqiptare që e bëri projektin nga zyra pa shkuar në terren. Ruga rrëshqiste vend e pa vend, në shumë vende por me epike është një urë që doli kështu, njëra këmbë vinte këtu tjetra atje, 17 metra diferencë. Por tani kjo që po u them hajde ma kundërshtoni, po ca duam të them. Ditën që behët bashkë Saliu me Ilirin ,17 metra diferencë urë është pak, duhet të jetë më e madhe. Gjithë ata persona që janë përfshirë në këtë histori duhet të ishin para drejtësisë. Sa i përket asaj që po bën kjo qeveri, është se do e mbarojë këtë rrugë. Rruga do mbarojë dhe e vërteta është se shpresoj që t’iu kenë ardhur mendtë, mos të hyni më ne debat me ne për çështjet e rrugëve sepse ne po i mbarojmë”, tha Balla.

Në përgjigje të akuzave të Ballës, deputeti demokrat Dash Sula i tha se kanë shpërdoruar detyrën duke mos akuzuar denoncuar shkelësit e ligjeve. Madje, Sula i tha se ai ka shpresuar që në 2013 kur PS ka ardhur në pushtet do i çonte para drejtësisë shkelësit e ligjit.

"Tha që duhet të ishim para drejtësisë. Po, a e di që ka një nen kodi penal shpërdorimi i detyrës. Ju me anë të mos veprimeve, keni parë abuzim në këto vepra dhe nuk keni denoncuar shkelësit e ligjit. Pse se keni bërë, çonit dosjet në prokurori për këto tenderime. Nuk më vjen turp ta them se kur keni ardhur ju në qeveri në 2013 kemi shpresuar se do i vinit para drejtësisë të korruptuarit dhe nuk e bëtë, mos flisni më pas 10 vitesh”, tha Sula.

Ora 20:26
Dashnor Sula: Në mes të Peqinit kalon vetëm më traktor! Keni miratuar rreth 40 mln euro për 0.6% të Qukës-Qafë Plloçë

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Dashnor Sula u shpreh se për rrugën Qukës Qafë Plloçë para një muaji janë miratuar rreth 40 milionë euro, teksa është përfunduar 99.4% e punimeve të kësaj rruge. Deputeti demokrat akuzoi qeverinë duke thënë se rruga Kardhiq është bërë me dyfishin e fondit, ndërsa përmendi rrugën e Elbasanit si një projekt që u nis me 312 milionë dollarë dhe u përfundua me 450 milionë.

“Po rruga Qukës-Qafë Plloçë, para një muaji këtu miratuam 50 milionë euro borxh, a e dini që kanë mbaruar mbi 99% e punimeve të kësaj rruge dhe tani merrni mbi 40 milionë dollarë për 0.6% të kësaj rruge. Këto rrugë nuk janë përfunduar, ju dhe një rrugë që keni filluar në Kardhiq e bëtë me dyfishin e fondit. I bie që 10 milionë euro janë për 1 km rrugë, te ju kushton 20-25 milionë euro një km rrugë. Po për rrugën e Elbasanit, e dini që u nis me 312 milionë dollarë dhe përfundoi me 450 milionë dollarë. Qeveria e PS hoqi koncesionarin dhe ai fitoi 45 milionë dollarë në arbitrazh.

Janë dhënë 35 milionë dollarë për skarpatin e malit të Ibës. Zërat e këqija thonë që hiqej mali dhe dilje matanë me aq para. Megjithatë zonja zëvendëskryeministre, unë po ju drejtohem për zonën e Peqinit, aty ka zero investime për një metër asfalt në këto 10 vitet e fundit, aty nuk mbushen dot gropat. Në mes të qytetit të Peqinit vendosen tulla, duhet të kalosh me traktor që të shkosh në spitalin e Peqinit. Rruga Peqin-Belsh rrezikon jetët e qytetarëve në gjendjen si është. Me vërtetë regjimi i Enver Hoxhës ka bërë krime, ka vrarë e dhunuar, por Enveri nga 800 mijë që ishim na çoi mbi 4 milionë, ne sot po ikim mbrapsht, si do rregullohet kjo shoqëri, të rinjtë nuk kthehen më këtu nëse bëjnë studimet jashtë”, tha ai.

Ora 19:15
Zgjedhja e avokatit të Popullit, Mediu thirrje opozitës: Të bëhemi bashke të votojmë Besim Ndregjonin

1671645030_Screenshot1.jpg

Deputeti Fatmir Mediu në fjalën tij në Kuvend u shpreh se zgjedhja e avokatit të Popullit është një test moral për të gjithë opozitën. Sipas Mediut do të ishte e moralshme, të gjendet mundësitë për të komunikuar mes vetes dhe të gjente një kandidaturë të qenësishme. Mediu i bëri thirrje opozitës që të votojë sot për emirin e avokatit të Popullit, për Besim Ndregjonin.

‘Zgjedhja e avokatit të popullit, test moral për të gjithë ne, të opozitës, do ishte e moralshme të gjente mundësitë për të komunikuar mes vetes dhe të gjente një kandidaturë të qenësishme për të gjithë ne, nuk paragjykoj kandidatët, por para se të bënit marrëveshje me maxhorancën, të kishit bërë më parë me ne. Kur votuam hapjen e dosjeve, ju thatë që duhet t’i japim moral të persekutuarve, në rrallë të parë duhet t’i jepnit vetes moral. E meqë ne na ka rënë të vendosim edhe për ta, që përballuan torturat çnjerëzore të komunizmit, duhet të votonim sot Besim Ndregjonin, prandaj ju kërkoj të mbajmë qëndrim, të jemi të drejtë dhe t'i japim moral vetes.’- u shpreh Mediu.

Ora 18:17
Krifca i përgjigjet Korreshit: Unë vi nga terreni, nuk mund të hidhni baltë në ligjin për vreshtarinë! Do i japim vlerë produktit shqiptar

 

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Saimir Korreshi për projektligjin për vreshtarinë. Krifca tha se ky projektligj është hartuar në bazë të problematikave të bujqësisë, por pa lënë pas edhe bisedimet me fermerët.

Akuzave të tij se ligji është hartuar pa studiuar sektorin e bujqësisë, Krifca iu përgjigj duke thënë se ajo vjen nga terreni, ndërsa kërkoi të mos hidhet baltë mbi këtë ligj i cili ka si qëllim t’i japë vlerë produktit shqiptar, favorizon fermerin dhe iu mundëson atyre që të bashkëpunojnë me shumë me prodhuesit e verës.

“Mesazhet që më vijnë nga prodhuesit e verës janë optimistë duke na uruar që më në fund po çojmë para një unë që pritet prej tyre prej shumë kohësh. Punë që është bërë dorë për dore me ta. Ligj që ka katër vite që piqet në zyra që më pas është pasur në një punë të detajuar edhe në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Është bërë punë qelibar dhe ti hidhet baltë sektorit që është promotor i prodhimit është gabim. Funksioni i këtij parlamenti është funksion legjislativ. Unë nuk vi nga zyra, nuk rri në zyrë 24 orë. Unë vi nga terreni, nëse kam që qasje në punën time është ët kuptoj çfarë ndodh në terren. I përgjigjem çdo mesazhi të fermerëve, ulem diskutoj me ta. Nuk them që çdo ecën shkëlqyer, sigurisht që ka problematika të një sistemi bujqësor të trashëguar. Kemi një sipërfaqe të prodhimit të ruajtur në mos në rritje, jemi gati 20% më shumë eksporte se vitin e kaluar. Në një vit sfidash fermerët tanë prodhojnë më shumë. Kemi mbështetur 5.1 mld lekë përmes skemës mbështetëse për fermerët. Jemi në një vit kur qeveria i ka dhënë prioritet bujqësisë sepse kemi trashëguar problematika që duam ti ofrojmë zgjidhje.

Ne me ligjin e ri formalizojmë bujqësisë, nëse kemi pasur një situatë të mbiprodhimit të rrushit pa kriter, vëmë rregulla. Nuk do të lejojmë që produktin e importit ta favorizojmë dhe duke e përzier me produktet autoktone. Ky ligj mbron fermerin, krijon kushte që fermeri dhje kantinat e verës bashkëpunojnë duke i dhënë vlerë produktit”, tha Krifca.

Ora 18:10
Tabaku ironizon nisjen e punimeve për Teatrin Kombëtar: Ndodhi sot me 21 dhjetor, ditën e lindjes së Stalinit

1671640931_Screenshot5.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilësoi nisjen e punimeve për ndërtimin e teatrit të ri si një shenjë demonstruese të arrogancës së qeverisë Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend këtë të mërkurë, Tabaku zgjodhi ta niste fjalimin e saj me kujtimin e shembjes së teatrit, ku deklaroi me ironi se dita e nisjes së punimeve përkon pikërisht me datën e lindjes së Stalinit.

“Sot nisi dita me punimet e nisjes së punës së Teatrit të ri dhe kjo tregon arrogancën e qeverisë. Një shembull që për mua tregon mosfunksionimin e një shtetit, që shkon nga prishja e një momenti kulture deri te fondet. Besoja se fondet kulturore duhen ruajtur dhe kjo qeveri kishte mundësi që ta bënte po shkoi e prishi teatrin e vjetër. Ndodhi sot më 21 dhjetor, ditëlindjen e Stalinit. Shoku Pandi qesh se i di shumë mirë këto data. Arsyeja pse duhet të flas për ligjin e vreshtarisë është se ka ardhur si një detyrim për tu përafruar me legjislacionin e BE. U bë një punë e madhe nga shtatori ne sot ku patën diskutime pafund. Dua të jap një shembull. Ne kuptuam që qeveria nuk kishte kapacitet, nuk kishte ekspertë, apo të specializuar të fushës.'

Së dyti, pse u insistua që të bëheshin diskutime me të interesuarit? Sot, duhet patjetër që të përfshihen të gjitha shoqatat. Së treti, ka një afat kohor dhe unë nuk është s pretendoj se të ndodhë fiks në kohë. Por, në këtë fazë është re nevojshme të japim kohë për zbatimin e këtij ligji. Duhet pasur parasysh sa kohë duhet dhe si mund të arrihet. Disa komisione hynë në një diskutim të gjerë dhe më vjen mire që u bë në këtë rast, por nuk ndodh në sektorë të tjerë. Kjo fatkeqësisht nuk po bëhet nga qeveria, ndaj duhet ta bëjmë ne. unë besoj se qytetarët janë nevojë të dëgjojnë për zgjidhje. Diskutuam me ekspertët, e shpresoj që të jetë një shembull i parë i mirë, pavarësisht bindjeve politike, besoj se ka mundësi që të përdoret procesi i integrimit të përdoret për mirë'.- tha Tabaku.

Ora 18:02
Ligji për vreshtarinë, Korreshi: Naftën për fermerët po ua jepni anëtarëve të PS-së! Shkoni shikoni hallet e fermerëve në terren

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka ironizuar hartimin e projektligjin për vreshtarinë dhe verën.

‘Po thoni tu bëjmë ligjin, po u hapin parukeri, kur unë nuk kam flokë. E njëjta gjë për fermerin, po të bëj ligjin, por unë s'kam tokë të ta blej.’- tha Korreshi.

Korreshi ka hedhur akuza edhe në lidhje me ndarjen e subvencioneve për fermerët. Sipas Korreshit, nafta po ndahet vetëm për anëtarët e PD-së. Më tej deputeti demokrat tha se në mënyrë që ligji të jetë eficent duhet të ndihmohen konkretisht fermerët.

‘Sot vjen një ligj i vonuar si çdo gjë në këtë vend. Të gjithë anëtarëve të Komisionit. Ngelemi gjithmonë në kuadrin e rregullave. Në bëjmë rregulla themi kemi këtë mbrojmë shohim por kur i kthehemi situatës konkrete çfarë bëhet me fermerët.  Fermeri ai që e prodhon sa i kushton çfarë ka ndryshuar në një vit në një vit e gjysëm. Çfarë kosto punëtoria ka. Çfarë bëhet në rastin kur ka rënë breshër. Që ligji të bëhet efecient duhet ti ndihmojmë. Po ndajnë naftën vetëm anëtarëve të PS-së. Naftën po e shesin pasi një pjesë e mirë e tyre e kanë dhëne me qira tokën. Kjo po ndodh sot. Por çfarë bëhet me fermerin, sa ka vajtur kostoja e një fermeri. Rrushi ka ngelur në arë. Nuk mundën dot as ta vjelin rrushin. Marrin subvencione por e marrin rrushin nga jashtë se kanë më lirë. Tregtarët abuzojnë me fermerët.’- u shpreh Korreshi.

Ora 16:22
Kuvend/ Alibeaj: Në Konferencën e Kryetarëve nuk kemi rënë dakord për këtë rend dite, pse ky nxitim për të kaluar gjithë këto projektligje?

 

Kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj thotë se nuk kanë rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve për rendin e ditës që do të zhvillohet sot dhe nesër në Kuvend. Alibeaj tha se nuk kanë rënë dakord pasi ka një numër të lartë projektligjesh që pritet të kalojnë dhe sipas tij deputetët duhet të njihen me të gjitha projektligjet. Alibeaj theksoi se nuk janë dakord me rendin e ditës pasi PS po kërkon t’i kalojë projektligjet me një shpejtësi që nuk shpjegohet.

"Nuk jeni e ulur se kush është grup dhe kush bën pjesë. Çdo deputet dhe shtetas ka të drejtë se nëse u bën kërkesë për dokumentacion, për shpjegime juridike jeni e detyruar t’ia jepni. Në konferencën e Kryetarëve s’kemi rënë dakord për këtë rend, jo vetëm për shpejtësinë që po e zhvilloni këtë seancë. Ka një numër kaq të madh të projektligjeve ti jepet koha maksimale deputetëve në dy seanca, një në këtë javë dhe një në javën tjetër. Në mënyrë sistematik e kam ngritur unë, projektligjet e depozituara nga deputetët do duhet të merren në shqyrtim nga komisionit. Nuk ndërmerrni asnjë akt që komisionit t’i vënë në kalendarin e punës", tha Alibeaj.

Ora 16:12
Kuvend/ Dhurata Çupi kërkon interpelancë urgjente me ministren e Kulturës: Të vijë të raportojë për shkatërrimin e Urës së Zogut

 

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar në Kuvend interpelancë urgjente me ministren e Kulturës, Elva Margariti për shkatërrimin e Urës së Zogut. Çupi tha se ministrja duhet të vijë në Kuvend për të raportuar se çfarë po bën qeveria për mirëmbajtjen e urës.

“Interpelancë urgjente me Ministren e kulturës për të raportuar për shkatërrimin e urës së zogut. Pas 100 vitesh po shkatërrohet. E cilësuar si ura më e bukur e Ballkanit dhe sot po shkatërrohet, me 6 harqe kur është ndërtuar, sot ka 5. I bëj thirrje kolegëve të më mbështesin për të bërë gjithçka për të mbrojtur urën që mos të shkatërrohet. Qeveria s’po bën asgjë për ta mirëmbajtur. Ministrja të na raportojë se ca po bëhet. Të na raportojë ca po bën për ta mbrojtur nga shkatërrimi”, tha Çupi.

Ora 15:58
Bylykbashi: Dvorani s’mund të jetë pjesë e ‘Kushtetueses’! Balla: Shërbëtor i ‘non gratës’, laj gojën kur t’i zësh emrin ‘kampionit të drejtësisë’

 

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate për kandidatin e Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvoranit. Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi tha se si ai nuk mund të jetë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por përgjigjen e mori nga kreu i grupit të PS. Taulant Balla i tha se duhet të lajë gojën kur të përmendë Dvoranin, për të cilin tha se është kampion i drejtësisë.

“Nuk mund të jetë në Gjykatë ai që e ka filluar karrierën duke dhunuar dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që kërkonin liri dhe demokraci”, tha Bylykbashi.

“Procedura është e përcaktuar qartë se mbi ç’bazë kërkohet fjala. Shërbëtori i sekretarit të partisë dhe i non gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zëre emrin me gojë kam të luftës kundër korrupsionit të shpallur nga Blinken. Meqë e përdoret fjalën kampion, po është kampion në luftën kundër korrupsionit,. Foltorja në kuadër të marrëveshjes me partinë e lekëve e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar të ndershëm si Dvorani. Është jo etike që në fillim të seancës, ku nuk kemi shkuar ende te ajo çështje, kompetenca e kuvendit nuk është të hyjë në një proces vlerësimi që e ka bërë KED. Duhet të respektojmë rregulloren. Të vlerësojmë procesin që ka bërë KED dhe sulmet personale nga shërbëtorët e non gratave, që sulmojnë gjoja në emër të luftës së dikurshme të klasave nuk i bën mirë shëndetit të punës parlamentare”, tha Balla.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeneli: 23/12/2022 15:51

    O holti ti shifke shum ëndra mos e humb kohën me komente po shko te doktori se je shum i sëmur nga trut. Po si ta ha mëndja jote e vdekur për të gjitha kto që thua se po të ishin të vërteta të linte damllaja Sali pa i çuar në gjykat ? ? ? E jepte faktet e skishte gjykatës që e shpëtonte. Pra mos shiko shum ëndëra e mos shiko ça shkruajn medjat e çfar thon pronarët drogmen që jan bër üronar medjesh. A e ke par ti se çfar thon : PPP e çfar nuk thon miljona ktu miljona aty me një fjal jan miljarda që Edi Rama i bën rush e kummlla simbas teje. Po a e di ti sa e ka diçi pin SHQIPRIA ? ? Po e kuptove se çdo me thën diçi pia , pra Edi Rama 5 miljard euro ka gjithsej në duar e me kto 5 miljard : do paguaj pensionet, üolicin, zyrtarët, spitalet, energjin elektrike se Shqipria sprodhon 100% energji për nevojat e tij. Do paguaj rugët do paguaj njerzit e smur që nuk punojn dot. Me një fjal ska shanc ti bëj lekt rush e kumlla se stë le Evropa, USA se kto po të majn me buk ty o holt IDJOTI. Pa kto ti kishe ngordh për buk. Se çfar prodhon Shqipria sprodhon asgjo. Shqiptari e ka në gjak që qimen e bo tra. E Edi mund ta ket zhyt dorën se dhe Edi Shwiptar është üo jo kshu si thu ti dhe medja e mbaruar e pa din e pa iman. Un shof çunin e Edi Ramës Grigorin me një Audi të mbaruar 5000 euro. Kurse en sy peshkaqeni me Mercedes Benz të 2022 pa punu 1 dit. E shëtit Botën me lekët e vjedhura. Pse kot e bëri USA Non grata si familje e korruptuar e hajdute. Po të ishte dhe Edi hajdut e bonte USA dhe Edin apo ka frik USA nga Edi o Holti komplet idjot. Mos shif yhum ëndra o holt mavria i mbaruar o i uruar po ske faj me 7 klas shkoll kaq kupton ti.

    Përgjigju
  • holti: 23/12/2022 00:50

    O ZENEL O HAJVAN ,,,A NUK ISHTE AGRONI QE E KAPI EDI RAMEN NE KORRUPSION TEK UNAZA E RE ,,,KUR E COI 1 KM RRUGE 20 MILION EURO,,,,DHE EDI RAMA E LARGOI ATE DOBIN GJOJA PRONAR I KOMPANISE QE ISHTE REGJISTRUAR NE DALAWARE--OFSHORE,,,,,DHE E LARGOI ATE FYTYRE-QENIN VLONJAT QENDRO HAJDUT NE DREJTORINE E RRUGEVE DHE E BERI NEN-KRYETAR TE BASHKISE NE VLORE....A ISHTE RAM QE PELLISTE NE PARLAMENT SE AVIONET E DROGES QE FLUTURONIN NEPER SHQIPERI SIC THONTE SALIU ISHIN MUSHKONJA,,,PAS DY DITESH RA AVIONI I PARE NE DIVJAKE ,,,,E ME VONE NJE TJETER,,,,PRA DOLI QE RAMA ISHTE RRENACAK,,,,E HARRUAT SI GAJASEJ BALLA NE PARLAMENT PER TOYOTA YARISIN,,,PAS DY DITESH U KAP KJO MAKINA ME 2 MILION EURO,,,PRAPE PS GENJEU,,,INCENERATORET,,,420 MILION EURO KORRUPSION,,,,,PARA TE PAGUARA PER REKLAMA,,,PARA PER TELEVIZIONE,,,PARA TE MARRA NGA PENSIONISTE 90 VJECAR,,,DHE TRE PRONARET NE ARRATI,,,SI GJITHNJE TE LARGUAR 1-2 DITE PARA SE TE ARRESTOHEN,,,,KUSH I INFORMON,,,,,DIHET QEVERIA,,,VJEDHJE ME TENDERAT E RRUGEVE KARDHIQ-DELVINE,,,RRUGA E ARBRIT,,QUKES-QAFE PLLOCE,,,,ME MILIONA EURO,,,VJEDHJE NE KONCESIONET E CHECK -UP,,STERILIZIM,,,ETJ,SHIKO SESI PO IKIN NJEREZIT NE ANGLI ME SKAFE,,,DIL NE ORA 10 TEK SHESHI NENE-TEREZA DHE SHIKO SI KAPARDISEN TRAFIKANTET-KRIMINELET ME MAKINAT NDEZUR..,,,,CFARE DO ME O ZENEL HAJVANI QE TE BINDESH QE KJO QEVERI ESHTE E SUPER-KORRUPTUAR DHE KRIMINALE DHE NUK MERITON TE QENDROJE ASNJE MOMENT NE PUSHTET...

    Përgjigju
  • BABULI TA NGULI: 22/12/2022 14:16

    O Milosheviç Arbërori po ti ke babën sërb pse komenton te ne Shqiptarët ! Pse skomenton te sërbët e babës tat ? Po do thuash ti un kam nonën Shqiptare, po nona jote po të ishte e mir nuk merte sërbin për burr e të bënte ty. Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Zeneli: 22/12/2022 08:39

    O holti po ku i ngeli Edi Ramës shara në gozhd që IDJOTI Agron Shehaj ngeli si IDJOT se Edi Rama e sfidoi i tha më jep faktet. Ku i ka faktet Idjoti Agron ? Se në ktë Bot çdo gjë bëhet në baz të fakteve. Pra dhe ti o holt je më Idjot se Agroni dhe Dash pijaneci.

    Përgjigju
  • ça na ka gjet: 22/12/2022 08:36

    po po super idiot eshte qe te duron ty mor halabak !

    Përgjigju
  • holti: 22/12/2022 01:15

    HE RAMA TE NGELI SHARRA NE GOZHDE ME AGRON SHEHAJN,,,,MOS U BEJ,,P...DH SOME ME AGRONIN,,SE TE GJITHA QE KA THENE AI KANE DALE TE VERTETA....TE KAPI KORRUPSIONIN TEK UNAZA E RE...PORTIN E DURRESIT,,,KONCESIONET,,KORRUPSIONIN E XHACKES,,DHE GJIKNURIT..PRIT SE EDHE TY EDI RAMA DO TE KAPI AGRONI...ESHTE VETEM CESHTJE KOHE...

    Përgjigju
    • Pjeter: 22/12/2022 08:06

      Uauuu paska qen i tmerrshem ky Agroni hahahah. Agron mavria thote skam asnje prova por jam i sigurt qe je i korruptuar!,sepse eshte i sigurte qe ne Shqiperi ka idiote qe e hane kollaj,hahaha c'na ka gjeeeet!!!E pastaj thone qe ne Shqiperi nuk ka liri ne media!!!Mediat tona duhet te jene ne vendet e para persa i perket lirise se shprehjes,liri absolute edhe topeve te komentojne!!

  • Miku: 21/12/2022 23:48

    Deputet - i vetmi zanat qe paguhesh tu ba llogje, tu mos mbajt pergj3gjesi per cfare thua, edhe pa detyrimin te lexosh cfare voton.

    Përgjigju
  • Ramos: 21/12/2022 21:35

    Nuk ka problem je apo nuk je pas ose para krimit te organizuar, na meson Rama, por nese ke ose jo prova! Edhe nese ke, prape ate pune e di vete ayyy eshte apo jo prove. Psh, ndersa ministri Ahmetaj zvendesoi "kokfortin" Cani(helbete nuk i hapte udhe mafiozit Rama) dhe qelbi financat me ineciatoret, e tashme "Provat ligjore" e implikojne direkt si mentor te krimeve ne bashkepunim, vetem nje megaidiot i kalibrit Rama mund te guxoje dhe perqeshe "pse ku kane provat"....

    Përgjigju
  • Arbërori: 21/12/2022 20:25

    TAULANT DAÇIÇI SHQIPFOLËS VRASËS ME PAGES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite