Kuvendi miratoi ligjin për Akademinë/ Revoltohet Fuga: Gjumashë, kapterra në lirim flini të qetë, ta gëzoni!

 Kuvendi miratoi ligjin për Akademinë/ Revoltohet Fuga: Gjumashë, kapterra në lirim flini të qetë, ta gëzoni!

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u miratua me 81 pro, 22 kundër dhe 3 abstenim projektligji për Akademinë e Shkencave, që në muajt e fundit ka sjellë debate, pasi ka pasur disa kundërshtarë, mes të cilëve është edhe akademiku Artan Fuga. E ndërsa propozimet e tij nuk u morën parasysh, pas miratimit të projektligjit sot në Kuvend, ai ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

"Profesorët e degraduar në kapterra në lirim! Politika dhe Kuvendi jolegjitim sot ju bëri glasën mbi kokë! Ta gëzojnë" profesorët dhe profesorët e asociuar ligjin që Kuvendi i sotëm jolegjitim aprovoi sepse sipas tij titujt më të lartë shkencorë janë "akademik" dhe "akademik i asociuar".

"Profesori" kaloi në vend të tretë si titull shkencor, kurse "profesori i asociuar" në vend të katërt.

Si biçim kapterrash në lirim!

U degraduan edhe universitetet toptan! Si publiket ashtu edhe privatet!

Tani janë nën akademinë e shkencave!

Ta gëzojnë edhe profesorët gjumashë si kërkues shkencorë në institute, edhe ata kujtonin se ishte betejë mes gjelash!

Ta gëzojnë edhe drejtuesit e universiteteve, rektorët, senatet, fakultetet, departamentet që nuk ditën dhe nuk patën guximin të mbrojnë stafet e tyre profesorale duke u tërhequr me lloj lloj kompromisesh dhe frikërash!

Kujtuan se unë përballesha për vete, ose luaja cic - mice në akademi!

Po unë jam "akademik"!

Nëse ende nuk doni të mobilizoheni :

Flini të qetë kolegë!

Mendoni se ishte një ëndërr!

Ta gëzoni të gjithë!

Gjumë të ëmbël!

Nëse ende keni ndërgjegje, zgjohuni" shkruan ai.

Komente

  • Mjaft Me!: 19/07/2019 15:40

    Ore po paskeni qene qeniet me te paturpshme qe ka mbajtur ndonjehere kjo toke e shkrete. Po akoma me broçkullat e gjoja 'akrademi te shqencave' qe as ka ekzistuar e aq me teper as qe ekziston vertete ndonjehere ne arnaudistan. Ajo ishte nje marifet e manipulim qe sistemi i vjeter ndertoi (me porosi te ruseve), per ti dhene nje fasade te jashtme e nje boje zmalto gjoja shtetit shqiptar, qe ishte komplet i rrenuar, i copetuar e i mbaruar. 500 vjet nen çallmat, i dogendisur sa me s’ka, duheshin bere shume perpjekje, shume, shume, per ta rimekembur sado pak te shkreten Arberi... E keshtu na u krijua kjo gjoja 'akrademi' qe ishte vetem e vetem politike. Po tani ato kohe kane kaluar e jemi ne 'ekonomine e tregut' qe megjithese 1001 tmerreve, prap ka edhe ajo ndonje te mire, si p.sh. eliminon ato njerez e poste e organizma artificiale qe s'japin gje e vetem konsumojne (edhe tani eliminohen vetem kur si sherbejne politikes, se kur i duhen asaj ata po vete i krijojne e s’u dhimset fare qe te hapin qesen). Atehere po mendojme se kjo 'akrademia' nuk i duhet me njeriu as per politike e as per ndonje gje tjeter, atehere PERSE DUHET MBAJTUR?!!!! Edhe femite e kopshteve e dine tashme se ata pleq te rrjedhur nuk bejne as me te voglen gje e jo me te merren me gjoja shkence. Ata ne fakt kane me shume se nje gjysme shekulli qe vetem vjedhin shtetin duke marre rroga e honorare e duke shpenzuar meteriale e pajisje qe vetem shkojne kot. Ata ne fakt po te kishte sado pak drejtesi e moral DUHET te futen ne burg (duhesh te futeshin me kohe) per abuzim e vjedhje te pasurise se shtetit e popullit ne permasa te medha e per nje kohe te gjate. Edhe ata e dine mire kete, po si vemje te gjalla e kolera qe jane, mundohen ta zgjasin pa fund kete tragjedi-komedi ala shqiptare. Me e shumta qe bejne e kane bere, eshte te kopjojne e perkthejne libra e broshura te te tjereve ne bote e te bejne vetem plagjiature. Ne nje vend ku mbi 70% e rrogave te buxhetoreve paguhen nga Bashkimi Europian e ku me mijra familje jetojne vetem me te ardhurat nga emigracioni e ku çdo gje varet vetem nga ndihmat nga jashte, te mbahen keta qyqare parazite me vite e vite me leke e rroga, eshte jo vetem e papranueshme, po edhe nje KRIM qe i behet shoqerise ne pergjithesi. MJAFT ME! Keto DUHEN te zhduken!

  • Aleks Buda: 18/07/2019 23:20

    Po çfare akademiku esht ky qe po flet si rrugaç

  • Universiteti: 18/07/2019 23:10

    Cohuni ju me 3 diploma, ju qe i doni e qe ikni ne Gjermani dhe ju kthejne se nuk dini te lidhni breket, zgjohuni jupedagoge me 5-6ta Myrash e Dhorash universitetesh publike dhe ju me 9-10 Un publike. Cohuni derra kudo qe jeni ne vend, se Ju te zote e te nderuar nuk ju kthen as Gjermani e as Turku

  • Flutura: 18/07/2019 22:52

    Cfare idioti i kompletuar i shkreti. Dhe ta quash akademik kete,

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Java e Europës/ Të rinjtë tryezë diskutimi mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë

Java e Europës/ Të rinjtë tryezë diskutimi mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë