TIRANË- Deputetët u rikthyen në Kuvend në seancën e parë të kësaj legjislature që do të vijojë punimet deri në mars. Ky është sesioni i fundit që këta deputetë ulen në karriget e tyre. Vetëm fatlumët që do të rizgjidhen në 11 maj do rikthehen në sallë.
Në këtë seancë ceremoniale të20 janarit, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ju bëri thirrje emigrantëve të marrin pjesë masivisht në votime.
“Me realizmin e tyre iu përgjigjëm një nevoje të natyrshme të konsolidimit të demokracisë pjesëmarrëse si dhe i kthyes diasporës shqiptare, emigrantëve të hershëm e të rinj, një borxh që ishte i padrejtë të mos ua shlyenim politikisht, atdhetarisht dhe moralisht. Sa më shumë marrin pjesë në zgjedhje aq më shumë kontribuojnë. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për 1 mld euro por edhe votat prej tyre”, tha Spiropali.
Opotita kritikoi Presidentin e Republikës që ju drejtua deputetëve me një mesazh në letër me fokus zgjedhjet.
“Është fiks sekretari yt Taulant. Nuk erdhi këtu. Erdhi vetëm atëherë që e tërhoqët ju nga veshi. Nuk ja mban të ndalë ambasadat që po përdoren nga PS”, tha Gazment Bardhi.
Gjatë kësaj legjislaturë të dhjetë, PS e PD pritet që të miratojnë sërish ndryshime në Kod Zgjedhor pasi kanë arritur dakordësinë për të lehtësuar procedurat për votën e diasporës. Kjo përfshin mbulimin 100 % nga shteti të kostove të postës, si dhe prodhimin e fletës së votimit 10 ditë më herët. Pjesë e paktit, është edhe shtyrja e vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, në mënyrë që si brenda, si jashtë vendit, të votohet edhe me dokumente të skaduara.
Kreu i Grupit të PS, Niko Peleshi në fjalën e tij në Kuvend tha se Shqipëria ndodhet në një moment historik me hapjen e grupkapitjeve për ‘themeloret’ dhe marrëdhëniet me jashtë. Peleshi tha se këto hapa dëshmojnë vullnetin politik për të avancuar reformat dhe për të integruar vendin në BE.
Peleshi tha se pavarësisht kursit pengues të opozitës, Kuvendi u ka hapur rrugë procese të rëndësishme të progresit ekonomik e shoqëror.
"Në nisje të këtij sesioni parlamentar, dëshiroj t’u uroj të gjithë deputetëve suksese dhe punë të mbarë për këtë sesion parlamentar. Ky sesion pritet të jetë i ngarkuar me aktivitet parlamentar në komisione, seanca parlamentare dhe aktivitete brenda dhe jashtë vendit, si dhe me një angazhim të shtuar në zonat elektorale, duke pasur parasysh stinën politike parazgjedhore.
Secili prej nesh ka një rol të pazëvendësueshëm në përmbushjen e detyrimeve ndaj votuesve, tani dhe në realizimin e ambicies për votën e diasporës, e cila do të bëhet realitet në zgjedhjet politike të pranverës. Në sesionin e kaluar, Kuvendi miratoi 36 akte, duke arritur konsensus në 4 prej tyre ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.
Kuvendi ka një rol kyç, krahas qeverisë dhe institucioneve të pavarura, në avancimin e reformave.Miratimi i Ligjit të Buxhetit 2025 shënon një arritje të rëndësishme, duke u bazuar në rritjen ekonomike të qëndrueshme, konsolidimin fiskal dhe mbështetjen për sektorët strategjikë. Prioritetet e buxhetit përfshijnë forcimin e infrastrukturës, modernizimin e shërbimeve publike dhe avancimin e programeve sociale në arsimi, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.
Këto prioritete janë mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke synuar konvergjencën me vendet e BE-së. Mirëadministrimi, transparenca dhe investimet strategjike synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Falë punës së Kuvendit, Shqipëria sot disponon 3 herë më shumë burime se në vitin 2013 dhe një ekonomi dyfish më të madhe. Pavarësisht retorikës destruktive dhe pengesave, Kuvendi ka hapur rrugën për progres ekonomik dhe shoqëror. Shqipëria ndodhet në një moment historik.
Në tetor 2024, vendi hapi negociatat për grupkapitullin e parë të anëtarësimit në BE, që trajton shtyllat kyçe të shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe reformës në drejtësi. Kuvendi ka luajtur një rol të rëndësishëm në hartimin e udhërrëfyesve kryesorë për reformën në drejtësi, administratën publike dhe axhendën e reformave. Hapja e negociatave për grupkapitullin e gjashtë në dhjetor 2024 ka rikonfirmuar pozicionin e Shqipërisë si një partner strategjik. Këto hapa dëshmojnë vullnetin politik për të avancuar reformat dhe për të integruar vendin në BE.
Imazhi i Shqipërisë sot është përmirësuar ndjeshëm në arenën ndërkombëtare. Nga një vend me pak takime në kancelaritë e BE-së, sot Shqipëria është pritëse e samiteve të BE-së dhe NATO-s. Punët e Shqipërisë nuk kanë përfunduar. Reformat si ajo në drejtësi kanë dhënë rezultatet e para, por ka ende shumë për të bërë. Ne si deputetë duhet të kontribuojmë në ndërtimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për reformimin e vendit. Komisionet për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, si dhe për Dezinformimin, janë instrumente të rëndësishëm që përforcojnë angazhimin për forcimin e shtetit dhe mirëqeverisjen.
Rreth 45 mijë shqiptarë nga diaspora janë regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë. Vota e diasporës ka qenë një angazhim i përhershëm i Partisë Socialiste. Konsensusi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është një moment pozitiv i politikës konstruktive. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pret të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i dhënë KQZ-së kohën e nevojshme për implementimin e tyre. Qeveria ka alokuar fonde për të garantuar një proces votimi falas për diasporën.
Zgjedhjet politike janë gjithmonë një moment vendimtar. Partia Socialiste ka ditur të reflektojë mbi rezultatet dhe të punojë për përmbushjen e ambicies historike: anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda vitit 2030", tha Peleshi.
Deputeti Gazment Bardhi në fjalën e hapjes së sesionit të ri parlamentar për vitin 2025, hodhi akuza ndaj mazhorancës se prej dy vitesh nuk merr parasysh propozimin e opozitës për heqjen e TVSH-së për produktet bujqësore.
Nga ana tjetër, përshpejtojnë procedurat për zerimin e tatimit të fitimit sipas tij për një grush njerëzish që zotërojnë hotele me 5 yje.
'Ka dy propozime për heqjen e TVSH për produktet bujqësore. Një ligj tjetër nga ju që për 10 vitet zeroni tatimin e fitimit një grushti njerëzish që komandojnë rrjetin e hoteleve me 5 yje. Iniciativën e opozitës keni 4 vite që e mbani në sirtar. Iniciativën tuaj e keni futur për procedurë të përshpejtuar. Nën shumicën tuaj ky parlament nuk është në interes të qytetarëve. Detyra jonë është të vazhdojmë të qëndrojmë në këto pak muaj dhe të bëjmë gjithçka që në 11 maj ju të jeni pakica dhe ne shumica dhe që parlamenti të shndërrohet në parlamentin e punëve në shërbim të qytetarëve.'
Gazment Bardhi mbajti fjalën e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar në Kuvend. Bardhi hodhi akuza ndaj mazhorancës, pasi teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ajo nuk ka përmbushur asnjëherë rekomandimet e OSBE/ODIHR.
'Bilanci juaj në 12 vite ka qenë kundër interesin publik dhe në interes të një grupi njerëzish. Në emër të shumicës duhet ti kërkonit ndjesë qytetarëve se nuk bëtë një reformë të plotë zgjedhore. Kemi dështuar gjatë këtyre 12 viteve të mos reflektojë asnjë rekomandim të OSBE ODIHR. Po shprehim se si shteti dhe partia po përdoren, ministrat dhe zyrtarët po intimidojnë punonjësit e ndershëm për vota në PS.
Ofrojnë të mira publike në këmbim të votave. Përdorin krimin për zgjedhjet e 11 majit. Keqpërdorin institucionet kushtetuese për të favorizuar partinë një pushtet. Duhej të kërkonit ndjesë që nuk keni reflektuar këto shqetësime të OSBE ODIHR. Vendimi i Kuvendit për diasporën ishte detyrim i GJK që detyronte Kuvendin të votonin për votën e diasporës. Kemi parë policinë e shtetit të dhunojnë deputetët në Kuvend. Në 12 vite shqiptarët kanë parë se çfarë gjendje jeni ju.'
Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi mbajti fjalën e tij në parlament në nisje të sesionit të ri parlamentar për vitin 2025.
Bardhi sulmoi fillimisht presidentin Begaj që nuk kishte ardhur në Kuvend por kishte sjellë fjalimin me letër që ishte shpërndarë për gjithë deputetët.
'Ju (Spiropalit) kishit detyrën ti uronit sukses presidentit të ri të SHBA Trump që merr detyrën sot. Është në nderin tonë ti urojmë suksese. Dhe mos na kishit harxhuar kohë me mesazhin e presidentit tuaj të republikës. Na kishte lënë 2 faqe letër kishte përtuat të hidhte firmën. I bënte thirrje politikës që të respektonim standarde për zgjedhje të lira. Nëse presidenti Begaj do kishte interes për zgjedhje të lira së pari do vinte këtu para qytetarëve.
Do ishte në nderin se është keqpërdour 1 herë nga ju për të ardhur këtu se nuk ka ardhur asnjëherë. E kishit sjellë ju për veshi. Në do ishte interesuar për zgjedhje të lira, ka një letër për 2 muajsh që i jep fakte dhe prova si trup diplomatik i RSH po keqpërdoret nga qeveria për fushatë elektorale të PS dhe kryetarit apo anëtarëve të tjerë. Nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë dhe nuk ka shprehur shqetësimin.'
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha për ngjarjet kriminale në vend. Në kërkesën drejtuar Kuvendit për interpelance, Dogjani shkruan se vrasjet mafioze në mes të Tiranës, por edhe në vend të tjera kanë rritur pasigurinë në vend.
"Kohët e fundit kemi një rritje të veprës penale të vrasjes të kryer në mënyrë malioze në mes të Tiranës apo në akset rrugore, duke rritur gjendjen e pasigurisë në vend, ndërkohë konstatojmë dështimin e policise per parandalimin e tyre si dhe nivelin e ufelgë zbulueshmërisë.
Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, hazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96. pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Brendshëm z. Ervin Hoxha për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin", thuhet në kërkesë.
Kujtojmë disa atentate që kanë ndodhur në vend, ai në Tiranë ku u vra Klaudio Prendi, ekzekutimi i Kristian Markut në Vlorë, apo vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj në sesioni hapës të Kuvendit për këtë vit, që përkon edhe me vitin elektoral. Spiropali vlerësoi ecurinë e hapave të ndërmarra nga Shqipëria drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Spiropali foli edhe për diasporën se tani kanë mundësi të japin kontributin e tyre edhe në Shqipëri, duke marrë pjesë aktive në zgjedhje dhe qeverisjen e vendit.
Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja e tyre, aq më i rëndësishëm është ndikimi i tyre për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë.
'Hapëm udhë që kontributit ekonomik të plotësohet edhe me pjesëmarrje politike dhe elektorale. Shkurtuam deficitin demokratik. Shqipëria prej fillimit të viteve 90 është nga vendet me fluks më të lartë emigrimi. Shquhen për punën palodhur dhe integrimin e shpejtë dhe marrëdhëniet e ngushta me institucionet. Janë qytetarët dhe shtetas të denjë. Një pjesë e tyre kanë fituar shtetësinë dhe ushtrojnë të drejtën elektorale. Këto mund ti ushtrojnë dhe në atdheun e tyre. Kanë më tepër hapësira të marrin drejtpërdrejtë në qeverisjen e vendit. Sa më shumë marrin pjesë në zgjedhje aq më shumë kontribuojnë. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për 1 mld euro por edhe votat prej tyre.
Arritje tjetër është përshpejtimi i ritmeve drejt BE. Kjo shpejtësi ka qenë më e madhe se çdo periudhë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Muajt e fundit patëm tryezën e dytë dhe të tretë dhe hapjen e negociatave për grup kapitujt themelore. Tirana qendra e gravitetit të integrimit të rajonit. Në maj do jemi mikpritës të samiti të 6 të Komunitetit politik europian. Në 2027 do mirëpresim samitin e NATO. Kuvendi ka realizuar objektivat për udhëheqjen e anëtarësimit.Anëtarësimi në 2030 është objektiv strategjik kombëtar. Ky është prioriteti i Shqipërisë deri në mbylljen e legjislaturës.'
Opozita priti me ironi letrën që presidenti Bajram Begaj u kishte drejtuar deputetëve të Kuvendit në nisje të sesionit të fundit për këtë legjislaturë të dhjetë. Teksa kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi letrën e mbërritur nga Begaj, Gazment Bardhi tha me ironi se përse nuk e sollën Begajn në seancë, apo ngaqë opozita nuk ishte në protestë.
“Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita”, tha Bardhi.