Kuzhina në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” kishte dy të ftuar të veçantë. Prezantimi i dy pjatave shumë të shijshme u bë nga Chef Maurizio Cantalini dhe djali i tij Andrea, i cili ishte në vendin e ndihmësit.\
Në këtë puntatë “Të gatuajmë së bashku me zonja Teftën” shija e dy pjatave ishte e mrekullueshme.
Chef Maurizio jeton në Tiranë ku dhe ka hapur restorantin e tij. Ai është nderuar me një çmim të rëndësishëm në Pescara për gatimet e tij të veçanta.

Për të gjitha amvisat që nëpërmjet ekranit të A1 Report mundën ta ndiqnin hap pas hapi kuzhinën me chef Maurizio Cantalini mësuan dy receta shumë të thjeshta, të shijshme dhe të shpejta për t`u përgatitur.
Mjafton që të gatuhen më përkujdesje dhe recetat mund të jenë në çdo tavolinë të amvisave.

Receta e parë që u servir nga italiani Maurizio ishte “Rizoto me Radicchio” dhe e dyta “Fileto mishi me Kunguj”.
Për t`i gatuar këto dy receta më poshtë po iu paraqesim mënyrën e përgatitjes dhe përbërësit e tyre.

Receta e parë “Rizoto me Radicchio”
Oriz
Verë
Radhiqe e kuqe
Arra

Lëngu i perimeve për Rizoton:
Patate
Karrota
Qepë
Kunguj
Përgatitja e recetës “Rizoto me Radicchio”:
Hedhim në tigan gjalp për të skuqur qepën e më pas orizin. Më pas i shtojmë radhiqen e kuqe dhe i skuqim së bashku. I shtojmë lëngun e perimeve dhe verën e kuqe. Rizoton e lëmë të ziejë dhe në fund i shtojmë djath kaçkavall të grirë dhe gjalp. Për dekor i hedhim radhiqe të kuqe sipër pjatës së rizotos.

Receta e dytë që u gatua në kuzhinën e A1 Report ishte “Fileto mishi me Kunguj”.
Përgatitja e recetës “Fileto mishi me Kunguj”:
Pasi e shtypim pak mishin e lyejmë atë me miell. Skuqim në gjalp kungujt e vegjël të prerë hollë. Shtojmë mishin e përgatitur duke e skuqur së bashku me kungujt. I shtojmë dhe domaten duke i hedhur dhe piper të zi e të kuq si dhe krip gjatë skuqjes së tyre. Më pas në tigan shtojmë pana dhe receta është gati.

Receta “Fileto mishi me Kunguj”:
Mish
Kunguj
Piper i zi dhe i kuq
Pana
Rukola
Qomate
Arra

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com