Ky Botëror është edhe i Guardiolës dhe i Pochettinos, Anglia fiton Kupën e Botës nga Pep?

Ky Botëror është edhe i Guardiolës dhe i Pochettinos, Anglia fiton Kupën e Botës nga Pep?

Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino

Ka dy trajnerë që nuk janë në Kupën e Botës në Rusi, por ndikimi ka qenë më i madh se nga kolegët e tjerë. Fjala është për Pep Guardiolën dhe Mauricio Pochettinon, përkatësisht trajnerin e Manchester City dhe Tottenham.
Pochettino ka më shumë përfaqësues të klubit të tij në botë gjysmëfinale: tetë, janë të ndarë në tre kombëtare dhe janë më shumë se ato të çdo skuadre tjetër me Kane, Alli, Trippier, Dier, Rose, pra pesë luanë të Tottenhamit, ekip që ka edhe 3 belgë Vertonghen, Alderweireld dhe Dembele, por edhe portierin e Francës, Lloris. 

Pastaj vjen radha e Pep Guardiolas: Manchester City i tij ishte ekipi që ofroi më shumë lojtarë në fillim të Botërorit, plot 16. Në çerekfinale kishte ende një ekip të tërë me 11 lojtarë të shpërndarë në skuadra të ndryshme, ndërsa në gjysmëfinale kanë mbetur 7: Stones, Ëalker, Sterling dhe Delph tek Anglia, Kompany dhe De Bruyne të Belgjikës, ndërsa Mendy luan për skuadrën franceze.
Është një e dhënë shumë interesante. Kur Guardiola ishte trajner i Barcelonës, dhe Spanja fitoi Botërorin në 2010, shtatë lojtarë ishin të skuadrës që ai drejtonte: pikërisht Valdes, Piqué, Puyol, Iniesta, Busquets, Villa dhe Pedro. 

Katër vjet më vonë Guardiola mori Bayern Mynchen dhe sërish 7 lojtarë të tij triumfuan në Kupën e Botës të vitit 2014: përkatësisht Neuer, Boateng, Lahm, Schëeinsteiger, Müller, Kroos dhe Gotze. 
Kjo rastësi ka sjellë që shumë supersticiozë të besojnë se Anglia do të fitojë Kupën e Botës, ndërsa tifozët italianë kërkojnë Guardiolën në Serinë A sepse mbase triumfojnë në 2022-in.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë për punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë për punën e qeverisë Rama