Barcelona regjistroi sot një fitore bindëse në shtëpi ndaj Mallorcas, në kuadër të raundit së 23-të në La Liga, duke triumfuar me rezultat të thellë 3-0.
Skuadra katalanase e mori kontrollin e ndeshjes që nga minutat e para dhe e dominoi lojën në të gjitha aspektet. Megjithatë, Mallorca pati rastin e parë serioz, kur Vedat Muriqi u gjend pranë golit, por sulmuesi shqiptar nuk arriti ta konkretizojë mundësinë nga pranë.
Barcelona u zhbllokua në minutën e 29-të, kur Robert Lewandowski realizoi pas një asistimi të saktë nga Dani Olmo. Olmo ishte protagonist edhe në golin e dytë, duke asistuar Lamine Yamal, i cili shënoi një supergol në minutën e 61-të.
Fitorja u ‘vulos’ në minutën e 83-të nga talenti Bernal, pas një bashkëpunimi të bukur me Fermin Lopez.
Me këtë fitore, Barcelona vazhdon të kryesojë kampionatin spanjoll me 58 pikë, ndërsa Mallorca mbetet në pozitën e 15-të me 24 pikë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Shkurt, 23:06
Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?
-
Po
46.8%
-
Jo
46.7%
-
Jam i/e dyzuar
6.5%
Vota total: 2664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fusha e shkatërruar dhe mungesa e ujit të ngrohtë, shtyhet ndeshja e La Ligas spanjolle! Preket futbollisti i Kombëtares
7 Shkurt, 12:27
-
Ter Stegen i pafat, operohet pas dëmtimit serioz! Pritet të mungojë gjatë për Gironan
5 Shkurt, 15:32
-
Historike, për herë të parë një sulmues shqiptar në top pesëshen për Këpucën e Artë
4 Shkurt, 22:07
-
GOLAT/ Albacete 'ferri' i të mëdhave, Barcelona fiton 1-2 me vuajtje dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
4 Shkurt, 10:02
-
GOLAT/ Vedat Muriqi gol e asist, Mallorca turpëron 4-1 Sevillan dhe e parakalon në renditje! 'Pirati' kokë më kokë me Mbappe
3 Shkurt, 08:49
-
GOLAT/ Mbappe i jep fitoren Realit në minutën e 100-të, 'Galaktikët' mposhtin 2-1 Vallecanon! Dëmtohet Bellingham, fërshëllima në 'Bernabeu'
1 Shkurt, 16:21
-
Barcelona thyen 1-3 Elche-n, tjetër zhgënjim për Atletico Madrid! Napoli rigjen fitoren në Seria A (VIDEO)
1 Shkurt, 10:25
-
Champions League mbylli sot ndeshjet e ligës me 18 duele, skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave dhe play-off! Surprizojnë Reali, Juvja dhe Interi, ngec edhe PSG! Eliminohet Napoli
28 Janar, 22:58
-
Champions League luan sot aktin e fundit të grupit, 18 ndeshje në një orar! Emrat 'big' që mund të mbeten jashtë, Napoli rrezikon eliminimin (LLOGARITË)
28 Janar, 09:03
-
VIDEO/ Tre gola për vendin e parë, Barcelona fiton 3-0 kundër Oviedos dhe rikthehet në komandë
25 Janar, 18:22
-
GOLAT/ Barça fiton kundër Oviedos dhe rigjen kreun e La Ligas! Atletico Madridi 'blindon' vendin e tretë, Mallorca rrezikon qëndrimin në elitë
25 Janar, 16:39
-
GOLAT/ Mbappe 'vjen' nga tjetër planet, Real Madridi fiton 0-2 kundër Villarrealit dhe i merr Barçës kreun e La Ligas
25 Janar, 15:03