/ATSH-AFP/ - Kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë (FMN, BE, BQE) kanë treguar një fleksibilitet të konsiderueshëm në propozimet e tyre të përbashkëta paraqitur dje në mbrëmje autoriteteve të Athinës për zhbllokimin e diskutimeve, theksoi sot drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde.
"Propozimi i përbashkët (...) ka treguar qartë një fleksibilitet të konsiderueshëm nga ana e institucioneve (...) me qëllim për të marrë parasysh situatën politike dhe sociale dhe për të zvogëluar dhe zbutur ndikimin e masave të nevojshme që duhet të merren në Greqi", deklaroi Lagarde në një konferencë shtypi.
Në përfundim të takimit të djeshëm në Bruksel, autoritetet evropiane i paraqitën kryeministrit grek, Aleksis Cipras një strategji politike që synon të mundësojë zhbllokimin e një kësti të ndihmës prej 7,2 miliardë eurosh, ngrirë që prej disa muajsh.
"Ky takim përfundoi pa marrëveshje, por ka qenë shumë konstruktiv", theksoi ajo.