Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak dhe presidenti Vuçiç në Davos, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiç

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim dje (21 janar) me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Lajçak tha se me Vuçiçin kanë folur rreth marrëveshjes së Ohrit, për të cilën vlerëson se ka hap rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën.

“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual me presidentin Aleksandar Vuçiq fola për gjendjen në dialog. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Progresi i mëtutjeshëm është në interes të Serbisë, Kosovës, Bashkimit Evropian dhe të ardhmes së tyre”, është shprehur ai në rrjetin social X.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos të Zvicrës me Lajçakun ka diskutuar për të ardhmen e dialogut. 

“Falënderova Përfaqësuesin Special të BE-së për bashkëpunimin e mëparshëm dhe i urova fat në karrierën e tij të ardhshme. Në të njëjtën kohë, përsërita thirrjen time për BE-në dhe shtetet anëtare për të forcuar angazhimin dhe ndikimin e tyre në Kosovë, dhe për t’i siguruar popullit serb në Kosovë të drejtën për jetë të lirë, drejtësi dhe zë”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin social Facebook./Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 22/01/2025 11:20

    Po u munguaka Ramoviq dhe Abazoviq që me i que selamet në vend.....!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga

Me shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja e Lezhës: 2053 gjoba gjatë janarit, 8 shoferë në pranga