Lajm i trishtë, humb jetën nga kanceri në këmbë gjyqtari 24-vjeçar i basketbollit

Lajm i trishtë, humb jetën nga kanceri në këmbë gjyqtari 24-vjeçar i basketbollit

24-vjeçari Daniel Aliaj

Lajm i trishtë për basketbollin! Gjyqtari 24-vjeçar, Daniel Aliaj ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk mundi të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë.

Aliaj vuante nga kanceri në këmbë, sëmundje që fatkeqësisht nuk mundi ta mposhte. Lajmi u bë me dije nga Federata Shqiptare e Basketbollit, nëpërmjet një postimi në Facebook,

"Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare. Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar. Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë! Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!", shkruhet në postimin e Federatës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës