Mosdekretimi i Lleshit, Rama takim kokë më kokë me Metën në presidencë (Foto+Video)
Kryeministri Edi Rama për më shumë se 90 minuta zhvilloi një takim në Presidencë. Report Tv ka mësuar se takimi u zhvillua me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Report Tv siguron pamjet ekskluzive në momentin kur Rama hyri në presidencë. Në dalje të ambienteve, Rama ishte i buzëqeshur.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim për më shumë se 90 minuta me presidentin Ilir Meta në presidencë. Rama ka dalë duke buzëqeshur nga presidenca. Pavarësisht se iu kërkoi socialistëve të mos reagojnë dhe të mos komentojnë vendimin e Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e gjeneral Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, vetë kryeministri Rama kërkoi një takim me Metën.
Report Tv ka siguruar pamje nga momentet kur Rama hyn në Presidencë. Nuk dihet ende nëse ky takim ka patur një rezultat pozitiv, por dje Rama porositi deputetët socialistë të mos reagojnë pasi sipas tij, politika është një lojë shahu.
Kryeministri Edi Rama duke dalë i qeshur nga ambientet e Presidencës
Mosdekretimi i Lleshit nga Meta në këtë post, e lë vendin pa ministër të Brendshëm, duke e kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Evropë që është pa ministër të Brendshëm, megjithëse ka si emergjencë luftën ndaj kriminalitetit.
Ky nuk është rasti i parë që Meta refuzon të dekretojë një kandidaturë të kryeministrit Edi Rama. Edhe në rastin e Helidon Bendos, i cili nuk u dekretua nga Meta si kryetar i SHISH, ky rast ka nisur të trajtohet si i ngjashëm me atë të Lleshit.
Shqiptarja.com mësoi dje se Lleshi mund të jetë zëvendës ministër i Brendshëm, dhe të drejtojë ministrinë e Brendshme si zëvendës ministër, por kjo nuk i jep atij kompetencat e nevojshme për të drejtuar këtë dikaster.
Zbardhet takimi Rama-Meta, Kryeministria: Bisedimet do të vazhdojnë
Zyra e shtypit në kryeministri jep të dhëna mbi takimin e zhvilluar në presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Kryeministria sqaron se takimi ka qenë në frymën e një bashkëbisedimi të hapur dhe konstruktiv.
"Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës."-thuhet në këtë reagim.
Reagimi i zyrës së shtypit, vjen pas një takimi prej 90 minutash që u zhvillua mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta pas mosdekretimit nga ky i fundit për gjeneral Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm.
o president Hajduti o vrases o koklope firmose dekretin te filloje pune buri huj se do maresh pasoja te paparashikuara nga populli Shqipetar Je ne kundershtim te plote me ligjet e Kushtetutes Ai do punoje ne Qeveri dhe jo ne presidence tek ty Nuk bashkohet me horrat e tu me punue me ty Mos u merr me marrezira ditet i ke te numeruara Kampi i Recit u hap vizitoret e pare hyne brenda Ata po ju presin Ti nga kjo ke frike po nuk i shmangesh dot Dekretoje ministrin se qe do filloj pune ai atje i ka vdek nona mos shto vitet e Burgut me kete veprim Antikushtetues Sandrin e ka vendosur tjeter kush ne ate Detyre o Trap thiri mendjes o Flori
Përgjigju
Faik gërdalla: 04/11/2018 20:30
Sepse po të vihet në ministri ky si ushtarak, bajgëria 28 vjeçare që mbajti Shqiperine me qëllim në tranzicion të gjatë ekonomiko-politiko-shoqëror, do të përfundojë. Bajgat do të shkojnë në burg!
Përgjigju
Selfo: 04/11/2018 17:05
Rama kerkon te luaj edhe ROLIN e Presidentit se te kryeministrit e ka ne xhep VERTET ENVER HOXHA I DYTE
Përgjigju
redi: 04/11/2018 13:56
Mos dekrerimi i Sander Lleshit dhe i Elidon Bendos jane thjesht ,mos garanci e tyre, per mos cenimin e tij dhe familjes . Meta beri pazar politik ,dhe nuk i doli . Sander Lleshi megjithate do jete minister i mbrendeshemi komanduar ,dhe kjo levizje do jete fundi politik i Metes ne mbrojtje jo te kushtetutes por abuzimeve personsonal
Përgjigju
Arbër: 04/11/2018 11:48
Së pari Presidenti kërkon garanci për veten e tij, pastaj do ta bëjë dekretin!
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.6%
Vendos filtra
16.4%
Nuk e di
3%
Vota total: 7597
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
o president Hajduti o vrases o koklope firmose dekretin te filloje pune buri huj se do maresh pasoja te paparashikuara nga populli Shqipetar Je ne kundershtim te plote me ligjet e Kushtetutes Ai do punoje ne Qeveri dhe jo ne presidence tek ty Nuk bashkohet me horrat e tu me punue me ty Mos u merr me marrezira ditet i ke te numeruara Kampi i Recit u hap vizitoret e pare hyne brenda Ata po ju presin Ti nga kjo ke frike po nuk i shmangesh dot Dekretoje ministrin se qe do filloj pune ai atje i ka vdek nona mos shto vitet e Burgut me kete veprim Antikushtetues Sandrin e ka vendosur tjeter kush ne ate Detyre o Trap thiri mendjes o Flori
PërgjigjuSepse po të vihet në ministri ky si ushtarak, bajgëria 28 vjeçare që mbajti Shqiperine me qëllim në tranzicion të gjatë ekonomiko-politiko-shoqëror, do të përfundojë. Bajgat do të shkojnë në burg!
PërgjigjuRama kerkon te luaj edhe ROLIN e Presidentit se te kryeministrit e ka ne xhep VERTET ENVER HOXHA I DYTE
PërgjigjuMos dekrerimi i Sander Lleshit dhe i Elidon Bendos jane thjesht ,mos garanci e tyre, per mos cenimin e tij dhe familjes . Meta beri pazar politik ,dhe nuk i doli . Sander Lleshi megjithate do jete minister i mbrendeshemi komanduar ,dhe kjo levizje do jete fundi politik i Metes ne mbrojtje jo te kushtetutes por abuzimeve personsonal
PërgjigjuSë pari Presidenti kërkon garanci për veten e tij, pastaj do ta bëjë dekretin!
Përgjigju