Kryeministri Edi Rama ka publikuar njoftimin e saktë për studentët në lidhje me pagesën e tarifës, por edhe sqarimin për datën e nisjes së mbledhjes së dokumenteve. Në njoftim theksohet se duke nisur nga dita e nesërme nis procesi i mbledhjes së dokumenteve për afërsisht 3700 studentë që përfitojnë nga reduktimi i tarifës së shkollimit me 50% apo 100% sipas kategorive dhe shtresave sociale, parashikuar nga vendimi i qeverisë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar (lexo këtu).
Gjithashtu në datë 10 janar fillon mbledhja e dokumentacionit për studentët që do të përfitojnë trajtim financiar, bursë, sërish bazuar te vendimi i qeverisë në 26 dhjetor. Kreu i qeverisë thotë se studentët duhet të kërkojnë pikërisht këtë njoftim. “Studentët në çdo universitet duhet të kërkojnë ekzaktësisht këtë njoftim dhe asgjë më shumë, asgjë me pak”.
Njoftimi i kryeministrit Edi Rama për tarifat
Por cfarë ndodhi sot? Një grup shumë i vogël studentësh protestuan sërish para Kryeministrisë(lexo këtu), ndërkohë që masa e gjerë e studentëve u rikthyen në mësim. “Shuarja” e protestës solli sërish një lajm të rremë, teksa në portalet pranë PD, dhe rrjete sociale, qarkulloi një foto për një njoftim ku iu kërkohej studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit që të paguanin tarifën e plotë në masën 100% para 28-janarit (lexo këtu).
Kjo shkresë, e publikuar në media dhe e botuar në mënyrë ‘misterioze’ për studentët e Inxhinierisë nuk kishte as firmë dhe as vulë, elementë parësorë për vlefshmërinë e një letre zyrtare. Për këtë lajm reagoi fillimisht në mesditë kryeministri Edi Rama, që e quajti një dezinformim (lexo këtu) dhe sqaroi se pagesat do të paguhen të përgjysmuara për të gjithë, pasi në dhjetor qeveria ka miratuar tashmë një VKM, ndërkohë që në orën 15:00 publikoi edhe njoftimin e saktë ku duhet të bazohen studentët.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
84.3%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 2025
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20
-
AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok
22 Dhjetor, 08:41
-
Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik
22 Dhjetor, 07:58
-
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
22 Dhjetor, 06:59
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59