Pas largimeve të fundit nga LSI, Kryemadhi: Socialistët e gjejnë veten te ne! Rama shfaqje teatrale me fushatën e vaksinimit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar pasditen e sotme me strukturat e kësaj force në Shkodër, nga ku ka thënë se socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së dhe se sipas saj qeveria e shkatërroi emrin e PS-së.

Kjo deklaratë e Kryemadhit vjen në një kohë kur shumë figura të rëndësishme të kësaj partie janë larguar nga LSI drejt PS. Ndërkaq Kryemadhi ka treguar edhe emrat e kandidatëve për deputetë në krye të listës së LSI-së në këtë qark. Bëhet fjalë për Edmond Ndoun dhe Agron Çelën.

“Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish kryetarin e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër. Të ripërsëris atë që tha edhe Goni, në fakt tashmë nuk ka dallim LSI dhe socialist, sot jemi të gjithë bashkë.

Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por nuk është vetëm ky problemi”, tha Kryemadhi.

Në këtë takim ajo ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, e cila sipas saj shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve.

“Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar”, tha ajo.

Kryemadhi ka komentuar dhe procesin e vaksinimit dhe të rindërtimit, të cilat sipas saj po përdoren nga Rama për të bërë shfaqje.

Shikojmë shfaqjet teatrale ndonjëherë janë tragjikomike, kur shikojmë që aty ku janë mbi 300 shtëpi të prishura, inaugurohet një apo 2 shtëpi që edhe ato nuk kanë qenë të prishura por është e ndonjë kryetari të rilindjes  i cili merr përsipër për të aktruar në ndonjë shfaqje të madhe. Ashtu sikurse shikojmë fasadën tjetër që fillon fushata e madhe e vaksinimit dhe bravo që filloi por problemi qëndron që vaksina më e madhe për shqiptarët është vota më 25 prill kundër varfërisë, papunësisë,  arrogancës, talljes që qeveritarët bëjnë me shqiptarët”, shtoi kryetarja e LSI.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 13/01/2021 01:33

    Po ky pederi i çelajve nuk ka gja per terezi kyt here, marre per tan shkodren mena perfaqesu ky peder,

    Përgjigju
  • vera: 13/01/2021 00:58

    SHARRABAJGAT qorrat,,topallet,,dhe qeroset,,budallejte te mblidhen tek lsi,,,ka vend sa te duash,,,partia e leshit te xhikes po shkon per lesh bubi,,prandaj o burra atje...

    Përgjigju
  • Bosi: 12/01/2021 23:55

    Monika sharrabajga,,mos na dil me ne televizor se na vjen per te dhjere....

    Përgjigju
  • O Mona?: 12/01/2021 23:01

    Po ky temi a thua e gjen veten tek Ty?

    Përgjigju
  • Taipi: 12/01/2021 19:31

    Po une ku ta gjej veten.. ngaterohem me vete time .. kam frike se me hyn djalli brenda, dhe kerkoj vile ne Lazer pallate dreka dhe darka roba te shtrenjta etj... Mos o zot mire jam keshtu....

    Përgjigju
    • O Taip!: 12/01/2021 23:18

      Me mire te hysh brenda Mones do e gjesh veten aty.

  • Taip lala: 12/01/2021 18:53

    Shko moj ordinere kush tjpe vote ty ju thafshin durt. Ku ishe ti o plere kur ra termeti pse nuk leshove shtepin ne lalez tabi qe ka permvytje pse nuk leshon shtepin ne lalez apo e kan macet me fjet. Ordinete tranvestite

    Përgjigju
  • guri: 12/01/2021 18:23

    Oj Mona ti shiko kush te iken ty dhe jo kush vjen sepse Petrit Gjoshi nuk ka lon parti pa shku e filloi me agraren ,me republikanen,socialisten etj dhe me qe nuk gjet noj kocke paska ardhterk ju Ta gezoni hallall.

    Përgjigju
  • tosi: 12/01/2021 18:07

    A e shikoni Nafije fallxhoren sa mjerane eshte , flet mrroklla, fjale pa lidhje ne mjerim te plote, e braktisur totalisht nga elektorati, i ka mbetur Brisida Shurreufulla, Kejdi dhembcakallja, gjatoshja dymetroshe , koka me qoshe kajda gjoshe, Erisa hundpinokja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë